Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, 50-vjeçarja lë spitalin, vijon trajtimin mjekësor në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, 50-vjeçarja lë spitalin, vijon trajtimin mjekësor në burg
AktualitetBote

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, 50-vjeçarja lë spitalin, vijon trajtimin mjekësor në burg

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në burg, 10 ditë pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatët e saj, të cilët konfirmuan se 50-vjeçarja vijon të marrë kujdes mjekësor në burg. Pike iu nënshtrua tentativës për ekzekutim më 30 shtator, në shtetin e Tennessee, por procedura nuk shkoi sipas planit. Pas dy injeksioneve me pentobarbital, ajo humbi ndjenjat dhe u dërgua në gjendje kritike në një spital lokal.

Për disa ditë, ekipi i saj ligjor besonte se ajo kishte pësuar vdekje të trurit dhe priste që aparaturat që e mbanin në jetë të fikeshin. Megjithatë, në fillim të kësaj jave, Pike rifitoi vetëdijen dhe nisi të fliste sërish, duke habitur mjekët, ekspertët dhe avokatët e saj.

Sipas avokatit Randy Spivey, fjalët e para të saj pas zgjimit ishin: “Ku jam?” dhe “Kush je ti?”.

- Publicitet -

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, avokatët thanë se Pike është mirënjohëse ndaj personave që ndërhynë të parët dhe ekipit mjekësor që u kujdes për të në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore mbetet shqetësuese. Avokatët kishin bërë të ditur më herët se ajo vuante nga pneumonia, kishte ënjtje të konsiderueshme në krahë dhe nuk ishte në gjendje të gëlltiste. Ata paralajmëruan se rikuperimi i saj mund të jetë i gjatë.

Autoritetet nuk kanë shpjeguar ende dështimin e ekzekutimit. Departamenti i Korrektimeve në Tennessee nuk ka dhënë një shpjegim për atë që ndodhi, ndërsa ka mbrojtur metodën e përdorur.

Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën, zëvendësprokurori i përgjithshëm i shtetit, Will Ayers, deklaroi se nuk e dinte nëse autoritetet synonin të tentonin sërish ekzekutimin e Pike.

Gjykatësi urdhëroi shtetin të ruajë të gjitha provat që lidhen me injeksionet e dështuara. Këto prova mund të shërbejnë si bazë për një padi të mundshme kundër autoriteteve shtetërore.

Christa Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahu, torturoi dhe vrau 19-vjeçaren Colleen Slemmer. Të rinjtë ishin njohur në një kamp trajnimi profesional për të rinj nga familje me të ardhura të ulëta.

Shipp i shpëtoi dënimit me vdekje, pasi në kohën e kryerjes së krimit nuk kishte mbushur moshën ligjore të kërkuar për t’u dënuar me këtë masë. Ai vijon të vuajë dënimin me burg.

Pike është gruaja e parë në më shumë se 200 vjet që ishte planifikuar të ekzekutohej në shtetin e Tenesit.

Për dekada me radhë, avokatët e saj kanë kundërshtuar dënimin me vdekje përmes proceseve gjyqësore dhe apelimeve. Në ditët para ekzekutimit të planifikuar, si Gjykata e Lartë e SHBA-së, ashtu edhe guvernatori i Tenesit, Bill Lee, refuzuan të ndërhynin për ta ndaluar atë.

Pas dështimit të ekzekutimit, mbrojtja e Pike ka ripërtërirë kërkesën që dënimi i saj të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Rasti i saj ngre tashmë pikëpyetje të rëndësishme ligjore dhe mjekësore, ndërsa mbetet e paqartë nëse autoritetet do të tentojnë një ekzekutim të dytë dhe çfarë pasojash afatgjata do të ketë për të ajo që përjetoi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?