Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ndërtua me leje false, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U ndërtua me leje false, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë
AktualitetKronike

U ndërtua me leje false, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë

Published: April 21, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur sekuestron  preventive mbi një vilë 2-katëshe në pronësi të shtetasit, XH.Ç,  me sipërfaqe rreth 660 m2 në Kërrabë, Petrelë.

Sipas Prokurorisë, ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje ndërtimi,  por që dokumentacioni tekniko – ligjor rezultoi më të dhëna të rreme.

Po ashtu gjatë hetimeve është konstatuar  se  në  parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

- Publicitet -

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vendos sekuestro preventive mbi një objekt ndërtimi dy kate në emër të shtetasit Xh.Ç. me sipërfaqe toke rreth saj 660 m2 në Kërrabë, Petrelë, pjesë e parcelës ku Prokuroria sekuestroi edhe 7 ndërtesa në formë vilash me strukturë betoni me sipërfaqe të ndryshme dhe me mbulesa të llojit çati dhe tarracë betoni.

Ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

Në vitin 2023, u regjistrua procedimi penal nr.504 për veprën penale “Ndërtim të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i K.Penal në lidhje me ndërtimin e kryer nga ana e shtetasit Xh. Ç. në parcelën me numër nr.2/a të Ekonomisë Pyjore Krrabë, Petrelë.

Në vijim të hetimeve për ndërtimet pa leje, u konstatua se në parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Nga studimi i akteve, rezultoi se përveç veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” është konsumuar edhe vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi sipas Akt Ekspertizës së Thelluar, dt.12.09.2022, në pamje të parë duket të jetë lëshuar nga Instituti i Ndërtimit por që nga informacioni i marrë, ky akt nuk rezulton të jetë kryer përsa kohë nuk është proceduar me kryerjen e një veprimi të tillë për shtetasin Xh.Ç.

Duke qenë se vazhdimi i mëtejshëm i ndërtimit rëndon pasojat si dhe faktin se ky ndërtim është kryer në shkelje të plotë të ligjit, duke qenë para elementeve të figurave të veprave penale të “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” sipas neneve 199/a dhe 186 të K.Penal, për sa kohë që materiali i falsifikuar ka shërbyer për lëshimin e lejes përkatëse nga ana e Bashkisë Tiranë, çmojmë se ndodhemi në kushtet kur duhet vendosur sekuestro preventive.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?