Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj Entian (Eno) Nikulajt, kusheririt të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti.

Autorët e atentatit janë ende në kërkim. Eno Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës.

- Publicitet -

Raportohet se autorët e atentatit janë larguar nga vendngjarja me një BMW me targa të cilat ishin vjedhur në Tiranë.  Një makinë e djegur është gjetur në Rinas, ku dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Eno Nikulajt.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndonëse dyshohet se motivi është gjakmarrja.

Nikulaj u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e quajtur “Ura e Trenit”. Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja plumbash.

Për këtë ngjarje, policia njofton se, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Viktima e kësaj të shtune në Lezhë. Poshtë, pamje nga vrasja e Ardian Nikulaj

 

Vrasja e Ardian Nikulajt:

Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson.

Organizator i vrasjes së Nikulajt ishte shqiptari Edmond Haxhia, ndërsa 4 britanikët, së bashku me Simson kishin rolin e vëzhguesve. Një shtetas portugez  R.Saraiva ishte personi që e qëlloi atë për vdekje.

Oficerët e policisë po hetojnë mbi konfliktin 20 vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj. Pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, u vra një person nga fisi Lestakaj. I dyshuar ishte pikërisht Eno Nikulaj që u vra këtë të shtunë në Lezhë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Flamur Struga says:
    December 2, 2023 at 11:54 pm

    Vetem brenda kombit tone ndodhin vrasje kaq te renda sa te bejn ti shtrojsh pyetjen vetvehtes; perse valle kaq shume vrasje ,vrasje ne vendin e punes,vrasje duke e pire caffene e mengjesit,vrasje duke ecur rruges…vrasje ne prezencen e femive e gruas…Per te gjitha keto,them se eshte vete shteti ai i cili i mundeson vrasjet sepse(policia duke e ven edhe ajo vet jeten per ti kapur kriminelet)rrezikon te vritet,ndersa prokuroret gjyqtaret i denojne me denime qesharake.Jemi verte nje popull jo i edukuar ,na mungon dashuria per njeriun ndaj njeriut ,na ka vdekur dhimbja se ai ka grua femi,si do te vazhdojne jeten ato,si do rriten di do edukohen,Duhet nje rebolucion ku e tere shtresa e manipulatoreve qe jane kudo neper instituticiinet,te largohen dhe me gjenerata te reja kryesisht,te edukuar te shkolluar ne Europe,Amerik te zene pozicionet ku te gjithe kriminelet te ngordhin burgjeve te ftohta ,,ngushellime per familjen e keti personi ,durim dhe reflektoni dy here para se te ngrihet gishti,,,

    Reply
  • demo says:
    December 3, 2023 at 12:56 am

    Sistemi gjyqesor shqiptar inkurajon krimin.Hyjne e dalin per krime te renda dhe mbahen ne burg per mospagim te elektrikut.
    SPAK, na c`genjeu.
    Kur nuk funksionon drejtesia,do veproje vetegjyqsia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?