Artan Xh. DUKA
Botuar në DITA
Vёndnumёro!
11 maji ishte njё tjetёr vёndnumёro demokratik teksa dёshmoi sёrisht fatalitetin e tё “fortit” tё pёrjetshёm nё politikё. Ndonse shumica e do ndryshimin, ajo po i ndruhet atij e nuk bёn fajde as “lodhja” nga pushteti e as prania e alternativёs nё votim. Megjithёse ligji klientelist e diskriminues i 2008 e “hipnotizon” votuesin drejt sё keqes mё tё vogёl, ai nuk e pamundёson rrotacionin apo ngjizjen e sё resё nё politikё. Por, sa kohё zgjidhet e keqja mё e vogёl nё kurriz tё sё mirёs tё mundshme, tranzicioni qё qahemi aq shumё e qё sё pari ёshtё evoluim e emancipim demokratik, do tё vijojё.
Inercia historike pas tё “fortit”, “besa” e votёs, manipulimi politik me tё shkuarё etj, janё ende faktor pas dekadash demokraci. Ato rrezikojnё t’i kalojnё “pajё” sё ardhmes e sa kohё gara zgjedhore mbetet mes sё vjetrave, qytetari humbet pa dallim. 11 maji nuk bёn pёrjashtim dhe gjithshka nis nga e para.
Pёrtej broҫkullave “jeni ju pa jemi ne”, “sovrani” etj, fitues i vetёm mbetet politika e tranzicionit. Sёrisht prona do nёpёrkёmbet, qytetarёt do diskriminohen ligjёrisht, turizmi do na bёjё tё huaj, natyra do tё betonizohet, qytetarёt do tё ikin, varfёria do tё shpёrfillet me statistika mesatare, pensionisti do telendiset etj.
Jo punё emrash!
Fati zgjedhor i PS e PD nuk ёshtё punё emrash por i “shkruar” nga e shkuara. PS, me apo pa Ramёn, mbetet shumicё sepse ndryshe nga PD, nuk zgjodhi flamurin e revanshizmit (pёrjashto episodet pas ardhjes sё Ramёs) dhe tё paktёn nё dukje njeh vlerat e LANҪ e punёs nё socializёm qё prekin “tela” tek shumica nё vёnd. Dallimi mes tyre ёshtё tek e shkuara se sa pёr tё ardhmen, “telekomandohen” njёlloj nga Perёndimi!
PS ёshtё parti fituese nё “gen” ndaj edhe Rama kaloi “ylberin” e shkoi atje pёrndryshe, sikur tё merrte “ҫelsat” e PD do tё ishte humbёs serial me tё. Qasja ndaj sё shkuarёs ёshtё premisё pёr popullaritet e kёtё partitё e reja duhet t’a kenё parasysh.
Administrata e fryrё, patronazhistёt, investimet hamёndёse, lejet, amnistitё, tё djathtёt e rilindur etj, mbase shtuan ca vota pёr Ramёn por shumica qё voton PS e bёn pёr inerci historike e Rama bёn mirё tё mos e marrё kёtё tё mirёqёnё kur pёrflet tё shkuarёn vёnd e pa vёnd.
Tok nga halli
Berisha e PD janё bёrё qepaze sa herё humbasin zgjedhjet me avazin e “vjedhjeve”, sokёllimat “ujё tё zi” etj absurde nё vёnd qё tё hedhin njё sy nga pasqyra. Tersi i PD mbetet Berisha qё me trashёgiminё qeverisёse e qasjen revanshiste ndaj sё shkuarёs, edhe pa non-gratat e botёs, ka pas shpine non-gratёn e shumicёs nё vёnd. E di ndaj e futet nё zgjedhje duke e ditur se nuk fiton por thjesht pёr potere pёr “vjedhjen” e faktorizim me pahir.
Berisha duhej tё japi dorёheqjen, pavarёsisht sa e merituar fitorja e Ramёs pёr tё cilёn ka institucione, gjykata e botё qё vulos. Mbase kujton Ramёn e 2009 me sezonin “Hap kutitё” e bёn qёndrestarin e “misionarin” e votёs sё lirё sepse e di se pa kredo politike, harrohesh por ndoshta jo nga SPAK!
Vetё Ramёs i leverdis Berisha pёrballё. Bie nё sy pёr mirё. E me tё dy rrotull, ndryshimi, besimi e shpresa pёr ndryshim veniten dhe me autokracinё normalitet, “tavani” bie e zё poshtё pa dallim.
Tё dy janё bёrё bozё e dikush pranё t’ua thotё. Edhe nёse mandatet nuk kufizohen me ligj apo status partiak, prapё ka njё sens mase kur je majё “fikut” e me preҫedentin e moshapjes sё krahut hipokrizinё e “lojёs” sё hapur pёr gjithshka pёrveҫ karrikes sё tyre, Rama e Berisha po shkurajojnё risinё politike e ndryshimin sikurse edhe 11 maji tregoi.
Sa herё apo qysh fiton!
Vota u shndёrrua nё farsё pas 2008 me “listat” e fitores nё tavolinё. Rama mbase do tё kujtohet si kryeministri mё jetёgjatё por me “asteriks” sepse nuk fitoi asnjёherё ballё pёr ballё dhe kjo do tё zbehё trashёgiminё e tij.
E bёnё ligjin e 2008 pёr ego, interes, ua kёrkuan tё tretё – perёndimi si garanci pёr reforma e vijimёsi gjeopolitike apo biznesi i madh pёr siguri investimesh etj, ajo qё dihet ёshtё pёrmbysja e raportit deputet-votues. I votuari “poshtё” nga “sovrani” bёn si i rёnё “lart” nga qielli me rrjedhojё karshillёkun, arrogancёn e autoritarizmin pafre nё politikё.
Afёrmёndsh PD e PS nuk bёjnё “hara-kiri” duke kthyer mazhoritarin ndaj mbetet detyrim historik i partive tё reja pёr tё ngulmuar nё reformim rrёnjёsor tё ligjit zgjedhor dhe ftuar qytetarin nё kёtё rrugёtim. Zgjidhja nuk ёshtё arnimi i 2008 por kthimi i mazhoritarit pёr tё cilin partitё e vogla nuk janё ndjerё deri tani ndaj dhe nuk bien nё sy. E kur fiton ballё pёr ballё, nuk bёhesh bozё edhe kur fiton pёr tё satёn herё.
Shi a breshёr apo ditё me diell!
Partitё janё nё konflikt interesi me hartimin e ligjit zgjedhor ndaj nevojitet referendum. Nga sistemi zgjedhor, mbёshtetja buxhetore pёr partitё e fushatat (pse janё kuotat?) etj me partitё e reja promotorё.
Qё tё bien nё sy ato duhet tё bashkohen sepse kauza e rregullave tё lojёs nё demokraci tejkalon kauzat ideologjike por, aq sa rёndёsi ka zotimi pёr tё ardhmen ka edhe qasja ndaj sё shkuarёs qё nuk ёshtё bardhё e zi. Bota i ka sheshit mbretёr e perёndorё qё vranё e prenё ndёrkohё qё tek ne politika ka ndroje tё zёrё heronjtё me gojё.
Ajo qё pritej me kёrshёri mё 11 maj nuk ishte fitorja e Ramёs por fati i partive tё reja. Rama tejkaloi ҫdo parashikim me Berishёn nё pikiatё ndёrkohё qё simbolikisht partitё e reja futёn njё kёmbё tek dera pavarёsisht se vota nё masё nuk shkoi tek ndryshimi por monotonia, jo tek i urti por i forti, jo tek ecja para por koka pas, jo kohezioni por ndasia e etiketimi mes nesh etj.
Ajo qё befasoi ishte mbёshtetja ende masive pёr PD e Berishёs pavarёsisht non-gratave zyrtare e popullore pas e kjo tregon se qytetaria ka ende nevojё pёr kohё tё vёrё pika mbi “i”. Qytetaria e presioni i votuesit pёr standarte nё politikё janё kyҫ pёr normalitet demokratik dhe sa kohё Berisha ka atё popullaritet qё ka, pavarёsisht sё shkuarёs dhe sa kohё votohet Rama qё ka e ҫuar lart stekёn e padrejtёsisё me ligj e karshillёkut ndaj tjetrit, nuk kemi gjё nё vijё e nuk ka BE qё ngushёllon.
Qytetari nuk i detyrohet “besnikёri” politikanit tё tranzicionit. Pёrkundrazi, janё ata borxhli tek ai pёr prapakthimet, vonesat, dramat etj nё kurriz tё dinjitetit qytetar, interesit kombёtar e ёndёrrёs europiane. Berisha me demokracinё e Rama me socializmin njёsohen vetёm nga “etiketa” ndaj dhe harresa, kandisja nga ҫorba e prishur, “burrёria” e “besa” ndaj “tёndit” qё tё ha mishin por tё lё kockёn, qasja pёr “inat tё vjehrrёs” etj, qё shpien vota pёr kulte e idhuj grotesk, nuk ёshtё qytetari e veҫ zgjat tranzicionin edhe me etiketё tё BE.
Partitё e reja, sado me gishta dore nё Kuvёnd, kanё mundёsinё tё tregojnё sa vlejnё. Ta nisin me bashkimin mes tyre e ftesёn ndaj deputetёve tё listave tё hapura nё PS e PD pёr zё ndryshe nga mё parё nё Kuvёnd sepse pas 11 majit tranzicioni mbijetoi dhe gjithshka nis nga e para.
Misioni i partive tё reja duhet tё jetё normaliteti demokratik ku qytetari nuk lloiset mё mes shiut e breshёrit se ka “ҫadёr” sistemin. 11 maji nuk solli ndryshimin e pritur por me partitё e reja nё Kuvёnd u hodh fara e tij.
Po c’fare vendnumuro eshte kjo?!
Mbrapa marrsh do t’i shkonte me shume
sale dedektivi si sherlock homsi gjuan per vota te vjedhura. I vjedh ligji I 2008 qe votove vete o sale se mendove se do rrije ne pushtet. mbase te rinjte ne parlament tregojne opozite ndryshe se sala mban edin e edi salen, bejne ndonje zjarr bubulak me karrike gjasme, na mbyten qendrestaret, kur humb ik edhe nese te vjedhin voten si Rama ne 2009 se tregon nuk je I zoti ta ruash ate e lerja tjetrit pas teje te protestoje. Por meazallah se iken sala si Rama dikur se kush do fitonte 4 here rrjesht e pa ta iken per lesh vatani e mbetemi rrugeve prandaj ti gezojme deputetet e rinj kukulla e mot me mire.
Rrofshin partite e reja!U shtofshin e u shumofshin! Sa me pare ndryshimin e Ligjit Zgjedhor.Te thyejne Monopolin e Cosa Nostres, Familjeve Mafioze te pushtetit .Te rivendoset Ligji Demokratik i Ramiz Alise me perfaqesues me ftyre,jo me Lista zgjedhore.
Zotri:
Nuk na the kush bëri hapa para,kush pas,e kush VËNDNUMRO.!?
-Unë di që vetëm PS bëri hapa PARA me 83 mandate nga 74 në 2021.
-Ndërsa Non Grata mori 50 dhe humbi Deputetët & Votuesit.
-Kurse Partit e tjera i vunë stërkëmbsha njëra tjetrës,kur ishte rasti marshalla për të dalë OPOZITË E DYTË,nëse nuk do kërkonin që sejcili të bëhej KM me 71 deputet, SOT.!
Zotri: Fituesi meriton të lavdërohet,pasi në 12 vite fitoi përsëri THELLË.Dhe jo se ishte dobët PD,Por për FAJE KRYESISHT TË NON GRATËS,që duhej të ishte në burg VETËM PËR 60 PRONAT NË GJITHË EUROPËN ME FIRMËN E TIJ..DHE ME DHËNDRIN E TIJ NË ARREST SHTËPIE KUR DUHEJ NË BURG,POR I FALUR NGA GJYQTARJA OLLDASHI, etj,MAGJISTRAT TË DREJTUAR NGA SHEFJA E PERSONELIT NË DREJTËSI GITA SALI MALLTEZI.!
-Vetëm 1 gjë e shkrove drejtë: Sb duhet të dorhiqet.PO A DO NDODH KJO.?
● Kjo nuk ndodh sa të ket FRYMË,Sa të jet në KOMA SPAK,GJKKO,SA TË PAGUEN ME PARET E POPULLIT(MBI 500 MIL.$) B..LËPIRSIT 35 VJEPAR TË BËR SHEIK.!
● Nëse NON GRATA nuk dorhiqet-EDI RAMA DO TË JET KM DERI 2033..!
●Ai do ndjek me përparsi:
1.SHQIPËRINË NË BE…
2.KUZHNERIN E TRAMP PËR SAZANIN MODERRN BOTROR NË TURIZMË..
3.DREJTËSINË MERITOKRATE..
4.INFRASTRUKTURËN MODERNE..
5.RRITJEN E MIRQËNIES SË POPULLIT..
5..HAPA DREJT PRESIDENCËS..KUR TË DOI VET AI..!
●Më vjen keq që PATRONAZHISTËT i OFENDON SI SALIU: Ata janë personat që dinë se kush janë të PS,PD,etj në çdo shkallë pallati,Bllok,Lagje,Qytet,Qark,Shqipëri..Në saje të tyre bëhen SONDAZHET PËR ÇDO PARTI.!
● PD NUK E BËN MIRË NDAJ NUK FITON KURRË.!
-Ajo përdor BANDAT e armatosura (SHTET BRËNDA SHTETIT) për mbrojtjen e votës,si në Elbasan 2021.!
FLM
Arsyet perse humbet Berisha i jep i fundit i Mocionisteve,Prec Zogaj ne nje shkrim te sotem.Shume e kane sulmuar kete Heremit te vertete te Politikes shqiptare,qe Zarbot e Berishes e kane perndjekur qe ne vitin 1991.Prec Zogaj gjithmone nuk u tut t`ja thote te verteten ne sy.a ku u fundos ne greminat ku e dergoi partine e horrave.Ne qe degjuam Prec Zogajn dhe Gramoz Pashkon jemi Fitimtaret e Vertete.As fiton,As e leshon Partine kafsha-thote Prec Zogaj. Kafshen e shtova vete,
Aty te pafsha Berisheee!