Pesë ditë më parë një vrasje ndodhi në një hotel në Dhërmi, ku viktimë ishte Eraldo Nevruzi.
31-vjeçari Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra, ndërsa u tentua ti zhdukej edhe trupi.
Emisioni “Në Shenjestër” ka sjellë detaje dhe dëshmi të reja nga ky krim makabër.
Një zhdukje në rrethana misterioze, i recepsionistit i cili ndërsa kishte marrë turnin e mbrëmjes, por çuditërisht ishte larguar nga vendi i punës, pa lajmëruar stafin dhe pronarët e hotelit ku punonte.
Një alibi që në fakt siç do të mësohej me kalimin e orëve, thjesht sa do të shërbente për të fituar kohë.
Pasi një pjesë e mirë e stafit ishin jo vetëm në dijeni të faktit që kolegu i tyre që shërbente në recepsion, nuk ishte larguar në mënyrë të mistershme nga hoteli, ashtu siç ata njoftuan fillimisht policinë, por ishte ekzekutuar në mënyrën më barbare nga njëri prej pronarëve të lokalit, i cili siç dikush do të thoshte, duhet të ishte aty për t’u kujdesur për të, dhe jo ta vriste dhe të zhdukte trupin në atë mënyrë dhe më pas të krijonte një skenar largimi.
Por si u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi, 31 vjeçari cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar punë në hotelin ‘Greccia’ në Dhërmi, aty ku edhe humbi jetën i qëlluar me dy plumba nga një prej pronarëve, i identifikuar si Geraldo Shehu?
Çfarë e shtyu këtë të fundit të vriste punonjësin e tij?
A kishin ata një njohje të përbashkët me njëri-tjetrin në Angli, aty ku jetonte autori i vrasjes?
Apo kjo ishte një vrasje në gjaknxehtësi e sipër.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, viktima, Eraldo Nevruzi, nga Korça me banim në Tiranë, kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi.
Ai fillimisht kishte kërkuar të punonte në zonën e barit të hotelit, pranë pishinës.
Po për shkak se kjo zonë e hotelit nuk ishte vënë ende në punë, atij i ishte sugjeruar të punonte në recepsion.
Aty ku do të merrej me pritjen dhe përcjelljen e turistëve, të cilët sapo kishin filluar të mbërrinin në hotel.
Punë të cilën ai kryesisht e merrte në orën 23.00 të mbrëmjes dhe e linte në mëngjes, ku stafetën e merrnin kolegët e tij në recepsion.
Por çuditërisht mbrëmjen e datës 6 Qershor, vetëm pak orë para se të vritej, ai kishte mbërritur më herët se zakonisht në vendin e tij të punës.
Sipas dëshmisë së koleges së tij, që mbulonte turnin e drekës dhe që këmbehej me Eraldon gjatë turnit të natës, atë mbrëmje ai erdhi një orë më herët në recepsion.
Duke i kërkuar koleges së tij, që të largohej, edhe pse kjo e fundit nuk e kuptoi këtë zëvendësim të beftë, para orarit të zakonshëm të ndërrimit të turnit, të kolegut të saj.
Recepsionistja
Eraldo kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur të punonte në hotel. Atë natë ai u paraqit për të marrë turnin në orën 22.00, pra një orë më herët.
Gjë që në fakt më çuditi, por ai nuk më dha arsye, pse po e merrte punën përpara orarit zyrtar të ndërrimit të zakonshëm të turneve.
Më tej kolegia e tij e turnit, tha se ajo nuk u takua më me Eraldon.
Ajo shkoi në dhomën e saj të fjetjes në hotel që është në krahun e kundërt me atë të stafit.
Aty ku qëndronte gjatë pushimit, Eraldo.
Një dhomë e vogël në katin përdhesë të hotelit, që shërben për sistemimin e punonjësve sezonalë që vijnë të punojnë në hoteleri, gjatë stinës së verës
Ajo mësoi mbi atë që kishte ndodhur vetëm të nesërmen, kur në hotel kishte mbërritur policia.
E cila ishte lajmëruar se gjatë natës në hotel ishin dëgjuar krisma.
Dhe se në rrethana të paqarta ishte zhdukur një nga punonjësit e hotelit.
Policia Vlorë
Më datë 6 Qershor 2024, Policia mori njoftim, se në një hotel në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët, shtetasi Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili shërbente si punonjës në recepsion.
Gjatë veprimeve hetimore në hotel u dyshua se Eraldo Nevruzi, ishte qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Geraldo Shehu, 43 vjeç, banues në Angli.
j.l./ dita

Posto një koment
Kush eshte ky monster qe e ka shkruar kete? Policia e Vlores, ndonje debil fshatar, apo gazekaret e Mero Dhjeramanit?
Kane dijeni, ose jane “bere me dije” qe ekziston nje gje qe quhet presje, dhe, per te qene ne rregull me drejtshkrimin, qe te duken si te shkolluar, e vendosin me vend e pa vend.
Dhe fjalite nuk kane kryefjale dhe kallezues. Eshte rregull i ri Ramutor, akademik baritor satelitor
Edi,edushi nuk vret,,por vetem vjedh.Vjedhja e Shtetit me shifra te renda nuk quhet Vjedhje,,
Quhet InvestimStrategjik,,quhet Zhvillim prone,.Administrim Territori,Koncesion ,PPPetj.
Turizmi me zhdukje kufomash ben pjese tek Zhvillimi modern Turistik me Filma triller,si Vdekja masive e 4 turisteve ruse ne Hotelin Turistik me 5 yje ne Qerret, kjo ne Hotel Grecia ne Dherrmi e ca te tjera neper kanale.
Do dynden turistet e Aventures per ti pare,ashtu si shkojne ne Afrike per te pare luanet dhe Hipot qe hane njerez.
O te hengerte mortjaaa o Torrobeeell,,o shtati pyll e mendja fyyyll. O te dhjefsha turizmin tend!
Ti nuk duhet te kesh ne pergjegjesi as Familje,,jo me te bjere Shteti ne dore tende!