Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet ditën e sotme për në banesë të fundit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.
Ndërkohë që pas homazheve kortezhi me trupin e pajetë do të niset drejt Shkodrës ku dhe do t’i jepet lamtumira e fundit Kalasë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Familjarë të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra të hënën në krye të detyrës, kanë reaguar të trishtuar për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë.
Ajo e përshkroi të afërmin e saj si person të ndjeshëm dhe që gjithmonë ishte i gatshëm për të ndihmuar. Parruca më tej e vlerëson kushëririn e saj duke theksuar se ai ishte një profesionist në punën e tij dhe Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij. Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për bashkëshorten dhe 3 fëmijët e Kalasë.
“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.
Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve- sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.
I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën. Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.
I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.
Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe. Prehu në paqe, Titi jonë i dashur. Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë”, shkruan Lira Parruca.
j.l./ dita

Po pse mor Psikopat dhe fis psikopatësh vete dhe vret,një nga gjyqtarët më të ndershëm e mirë të Shqipërisë një nga njerzit më të respektuar në Shkodër.
Po pse mor fundërinë psikopat,pak gjyqtarë e prokurorë,kriminela kishe,që meritojnë plumbin.
I lumte dora djalit qe e vrau kete qen.
Kushedi sa e sa mijera qytetareve e familjeve jua ka shkaterru jeten ky me vendimet e padrejtesite.
Elvis i i tha « Stop ».
Jam dakort me Celia. Por do shtoja qe ky psikopati vetem terhoqi kembezen. Gjyqtarin Kalaja e “vrane” koleget e e tij po gjyqtare qe nuk e zgjidhen konfliktin gjithe keto vite por ja ngecen te ndjerit.