Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur ndarja flet më shumë se vendimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kur ndarja flet më shumë se vendimi
Kryesoreopinion

Kur ndarja flet më shumë se vendimi

Published: December 13, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Sipas një informacioni që lexova në agjencinë Balkanweb, vendimi për zv.kryeministren Balluku është marrë mes një ndarjeje të qartë brenda trupës gjykuese.

Nuk e kam fjalën për qëndrimet, por për profilin profesional.

- Publicitet -

Sipas burimeve nga brenda Gjykatës Kushtetuese, 5 anëtarë votuan kundër vendimit të GJKKO-së, duke hapur rrugën për rikthimin e Ballukut në detyrë. Këta janë Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini.

Të përbashkëtat mes tyre nuk janë vetëm në votë, por edhe në origjinën profesionale, pasi asnjëri prej tyre nuk vjen nga sistemi gjyqësor i karrierës.

Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, ata kanë ushtruar role si akademikë, avokatë, noterë, këshilltarë ligjorë apo drejtues institucionesh, por jo si gjyqtarë që kanë dhënë drejtësi në gjykata.

Në krahun tjetër, 3 anëtarët që mbështetën vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar ligjshmërinë e pezullimit, janë Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Ilir Toska.

Ndryshe nga pesëshja kundërshtuese, të tre vijnë nga sistemi gjyqësor, me karrierë të gjatë si gjyqtarë në gjykata të rretheve, apel dhe institucione të larta të drejtësisë.

Si fakt politik-juridik, kjo ndarje flet më shumë sesa vetë vendimi.

Nuk është problematike që Gjykata Kushtetuese rrëzon një vendim të GJKKO-së. Kjo është pjesë e ekuilibrit institucional. Por kur ndarja e votës përkon pothuajse në mënyrë perfekte me prejardhjen profesionale të gjyqtarëve, këtu lind një dyshim legjitim.

Fakti që 5 anëtarë pa karrierë gjyqësore mbështesin rikthimin në detyrë, ndërsa 3 gjyqtarë karriere mbështesin pezullimin, sugjeron dy mënyra të ndryshme të leximit të së drejtës:

Njëra më formale-proceduriale, e ndjeshme ndaj parimit të prezumimit të pafajësisë. Tjetra, më praktike-gjyqësore, e ndërtuar mbi përvojën se si pushteti ekzekutiv ndikon hetimin. Asnjëra nuk është automatikisht e gabuar. Por kur ndarja është kaq simetrike, perceptimi publik dëmtohet.

Problemi nuk është “jo gjyqtarë”, por mungesa e distancës nga pushteti.  Kushtetuta nuk kërkon që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë patjetër gjyqtarë karriere. Kjo është e drejtë.
Por në një realitet si Shqipëria, ku pushteti politik ka prirje të kolonizojë institucionet, mungesa e një instinkti gjyqësor të formuar në sallën e gjyqit krijon rrezikun që ligji të lexohet më shumë si tekst, sesa si instrument mbrojtjeje nga pushteti.

Çështja Balluku nuk është thjesht juridike Këtu nuk po flasim për një zyrtare periferike, por për: zëvendëskryeministren,ministre kyçe, figurë qendrore e pushtetit ekzekutiv.

Në këto raste, standardi nuk duhet të jetë vetëm “a lejohet ligjërisht?”, por edhe a dëmtohet besimi publik te drejtësia?

Siç e thekson edhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano, vendimi mund të jetë ligjërisht i mbrojtshëm, por politikisht toksik. Edhe nëse vendimi i Kushtetueses është teknikisht korrekt, mesazhi që jep është problematik.

Nëse informacioni i Balkanweb është korrekt, tanj rezulton se një zyrtare e nivelit të lartë, nën hetim për çështje të rënda, rikthehet në detyrë me vota që nuk vijnë nga gjyqtarë karriere.

Në një vend me histori abuzimi me pushtetin, kjo nuk lexohet si neutralitet. Me keqardhje më duhet të them se kjo është më tepër, një mburojë. Nuk besoj se është ky modeli i drejtësisë për të cilin u ndërtua një Reformë me kosto kaq të larta për një vend të varfër.

—-

Nga profili i autores në Facebook

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • K R says:
    December 13, 2025 at 7:26 pm

    E nderuar Migena mbase ke te drejte por e verteta per mua eshte shumë më banale

    5 nga 1 milion per kokë = 5 milion euro

    Te jesj e sigurt se ne Kanada mund te duken shume por ne Shqiperi per balluket dhe saluket nuk jane asgje.

    Besoj e ke parasysh sa paguan salukja per lobime non gratash

    Per nje si ballukja qe sic thote gruaja e Like floririt “nuk e rruan hic se eshte bobe” 5 milion evro apo dollare jane hic asgje

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    December 13, 2025 at 7:46 pm

    Këndvështrim i rëndomtë: ata që nuk vijnë nga gjyqësori përballë atyre që vijnë nga gjyqësori (a kanë bërë mbledhje më vete palët për unifikim që drimi? – një nënkupim i ulët)…. pastaj: të dy krahët vendosin me argumente të qëndrueshme, poooor, me perceptim të kundërt që lidhet me përvojat e
    mbartura nga e shkuara prej nga vijnë… Futja qorres!

    Reply
  • demo says:
    December 13, 2025 at 8:11 pm

    Kriteri profesional,qe ka theksuar Mialexi eshte percaktues ne dhenjen e Vendimeve.
    Une nuk e kam cmuar me pare per opinionet e shumta,por kete e ka kapur bukur.
    Te lihen Vendimet e Rendesishme jo profesionisteve ne fusha percaktuese per fatin e shtetit dhe popullsise eshte Aventure.
    Aventure ishte edhe dergimi i nje axhamie politik si Dimitri Bushati ne Greqi per Bisedime per ndarjen e Detit te Shqiperise,ne vend qe te dergohej nje Hartograf Kariere si Kolonel Pashai i Forcave te Armatosura,Akademik ne Fushen perkatese,Myslym Pashaj. Dergohet ne Turqi Pirro Vengu,shtetas grek,doganjer,qe ka dezertuar nga sherbimi detyrushen ushtarak ne Greqi per marreveshje ushtarake me nje Fuqi Ushtarake boterore,Aleate e Kosoves dhe Shqiprise,si TURQIA???
    Zoti Kryeminister!Gjeji penjin gezofit!Turqit e perzune fare.Ja,keshtu! Beje dhe Gjykaten Kushtetuese me Doganjere!

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    December 13, 2025 at 8:27 pm

    PROBLEMI ESHTE TEPER I THJESHTE DHE NUK DUHEJ TE DISKUTOHEJ NE ASNJE INSTITUCION TJETER.
    GJKKO MORI VENDIMIN E PEZULLIMIT NGA DETYRA PER TE SHMANGUR PRISHJEN E PROVAVE DHE I BLLOKOI PASAPORTEN PER TE MOS DALE JASHTE SHTETIT,PER TE MOS U ARRATISUR SI PARA ARDHESI I SAJ.
    ME FAKTET QE KA PARAQITUR SPAKU BALLUKU DUHEJ TE ISHTE ARRESTUAR ME PARABURGIM DUKE I SHMANGUR TE DY PASOJAT E VENDIMIT TE MESIPERM: MOS PRISHJEN E DOKUMENTAVE DHE SHMANGIEN E ARRATISJES.
    PERDITE ARRESTOHEN SHQIPTARE NGA POLICIA DHE PARABURGOSEN QYTETARE PER KALLZIME SHUME TE LEHTA,NDERSA PER QEVERITARET DHE DEPUTETET BEHET TEATER ME LIGJET ANTI LIGJORE KUSHTETUESE QE ATA KENE BERE VETE KUNDER BARAZISE LIGJORE.
    EDHE 5 ANTARET E GJYKATES KUSHTETUESE,TE PA ARDHUR NGA KARRERA E SISTEMIT GJYQESOR, KANE GABUAR NDOSHTA NGA ANESIA APO PRESIONI I EGER I KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ SAJ.
    PO TE ISHTE E PASTER BALLUKU DUHEJ TE JEPTE DOREHEQIEN, E CILA DO TE ISHTE SHUME E MORALESHME PER VETE DHE QEVERINE RAMA. ME KETE VEPRIM NUK DO TE KISHTE KRIJUAR KETE TRONDITJE POLITIKE DHE TE DREJTESISE KONTRADIKTORE SHQIPTARE,NUK DO TE ISHTE BERE OBJEKT I MEDIAS SHQIPTARE DHE HUAJ PER MUNGESEN E SHTETIT LIGJOR DHE TE MORALIT TE PRISHUR TE QEVERITAREVE,
    AJO E KA DEMTUAR SHUME ME TEPER VETEN DHE SHQIPERINE ME QENDRIMET E SAJ,AQ SA EDHE KRYEMINISTRI ME MBROJTJEN E BETUAR QE I BEN ZVENDESES SE SAJ QE AKUZOHET PER KRIME SHUME TE RENDA EKONOMIKE.
    NJE DITE, ME SHUME A ME PAK KETO KRIME DO TE DENOHEN.LUMTHI AI QE I PARANDALON SE FAJO MOS SOT NESER DO PAGUHET.
    Hajro Limaj
    Instituti i Politikave te Sigurimit Kombetar

    Reply
  • x says:
    December 13, 2025 at 9:22 pm

    Migena pse 3shja me duket treske salibarishjane? po ca gjyqtaresh mi goc? ti shiko ca kane be ne gjyqe , ca kane duene e ca kane marre , neper spiunlliqe sic lexove ne shtyp per njerin e keshtu me radhe.. He xhan ms u perfshi ne biseda qe s ke by… me i cu deri tek e verteta qe Dhe ti e di

    Reply
  • SPAK says:
    December 13, 2025 at 9:56 pm

    Une e shikoj nga nje kend tjeter! Dihet qe sistemi i drejtesise eshte deri ne gryke, me vjedhje, me nderhyrje me juriste te plepave!Keta gjyqtare na kane rrejpur ne qe kerkonim drejtesi! Pse te mos them qe u paguan 3 milione dhe jo pese! Nuk besoj qe disa te emruar aty me propozim te Saliut, te kete votuar per Ballukun ne se i kishin dhene 1 milone! Kur SPAK eshte bere ky qe na tregoi Duman,i mendo per keta te kushtetuetes! Mendoni qe Veliaj rri ne qeli per breket e gruas dhe Saliu qe ka vrare dhe tradhtuar shqiptaret ciceron?

    Reply
  • Dudumi says:
    December 13, 2025 at 10:58 pm

    Kush e beri ankimimin? Shoferi I autobusit qe ka vene tabelen “Mos i fol shoferit”! Po ky Shoferi a ka keshilltar ligjor? Nga cfare formimi juridik vjen ky keshilltari? Se ankimimin nuk mund ta beje kryeministri, pasi nuk akuzohet ai. Po pse del avokat mbrojtes I zevendeses kryeministri? Eshte I sigurte ne pafajesine e Ballukut? Atehere o shahist I shtetit, Te mbetet vetem nje levizje nqs Balluku del fajtore. Te japesh doreheqjen.

    Reply
  • D&K says:
    December 13, 2025 at 11:08 pm

    Gjyqtarët që hiqeshin profesionistë kanë dalë ndër ma të inkriminuarit e shoqërisë këta kanë punua me logjikën ai që është i fortë ai ka fiton drejtësi

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 14, 2025 at 6:43 am

    Iluzionet e tua nuk do te thote se Jane mendime te Edi Rames. Thelbesore eshte nje fakt:ka apo nuk ka faj Balluku e percakton gjukata. Por jo me veprimeve qe shkel in kushtetuten. Te shkelesh kushtetuten eshte krim dhe I denueshem me shume se shperdorim I I detyren. Sepse shkelja e kushtetuten permban shkelje por edhe shperdorim in e detyren, tejkalim te kompetence ligjore. Edi Rama kerkon nje gje te thjeshte, zbatimi e kompetence she rrugeve ligjore te percaktuara ne kushtetuten. Dhe ka te drejte. Sic thote populli, Miu ka kaluar AQ shume ne mustaqe e Drejtesise Allaargita, sa eshte bere rruge normale. Konkluzioni:nese gjukata kushtetuese del Ne konkluzioni se eshte shkelur kushtetuta, atehere prokurori, AQ me teper gjyqtari qe ka marre vendimin duhet te jape doreheqjen, te shkarkohet ose te gjukohen per shkelje te kushtetuten ne menyre te qellimeshme osé nga padije. Nese Balluku del fajtor e, pra nuk ka shkelje te kushtetuten, ne rrugen qe percakton kushtetuta gjukata kerkon ekzekutimin e vendimi te Saj, por gjithenje, ne rruge ligjore, ne organi qe I jep kete te drejte kushtetuta. Pra heqjen e imunitetin dhe shkarkimit nga detyra ne procedura e kuvendit te RSh. Vetem kjo eshte rruga ligjore.

    Reply
  • GacGjondrekaj says:
    December 14, 2025 at 7:53 am

    Po i numërpn nga 1 milion për 5 që votuan kjo sipas mendimit tënd por unë them që Saluku ka paguar nga 2 për treshen e tij.
    Duhet folur me baza se ti mund të thuash janë paguar nga 10 milion se qeveria ka para me dhumicë por është futja kot. Si të ishte jo 1 por 2 dhe jo 2 por 5.kjo tregon përpjekjen tuaj për gjygj popullor gjë që nuk bëhet.Dosjet e pd i keni stok në spak mbushur me shpifje siç e kanë zakon. Nuk dinë sa zero ti vënë mbrapa numurit.

    Reply
  • GacGjondrekaj says:
    December 14, 2025 at 7:58 am

    Z. Limaj. Problemi është se dosja nuk ka asnjë fakt brenda dhe për të mos u ballafaquar me parlamentin kanë gjetur atë klauzolë. Ajo ka pranuar të ndiqet penalisht por jo të bëhet inkuizicion. Ta dërgojnë dosjen në parlament po nuk ua mban. Dosja ka vetem deklaratat politike të pd.

    Reply
  • Pusht-shtet (Ko)Doshesh says:
    December 14, 2025 at 8:15 am

    Shkurt pra ato 5 qe votuan per ta derguar serish Belen ne mbledhjet e qeverise deri ne vendimin perfundimtar pas vitit te ri, nuk vijne nga sistemi gjygjesor i karrieres por vijne nga vullneti i pushtetit e kesisoj jane te detyruar ti kthejne atij borxhin…se ne fund te fundit “nderi lahet me nder” thone “te ndershmit”!

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 14, 2025 at 8:44 am

    Baxhellat turbo albania tallava nuk bejne burg.

    Reply
  • Heretiku says:
    December 14, 2025 at 9:54 am

    Keta antaret e Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi pervec diplomes se fakultetit juridik, a kane diplome edhe ne shkencat politike ?
    Nje antar i Gjykates Kushtetuese duhet pervec formimit juridik, te kete edhe te pakten formim ne shkencat politike, te njohe mire te drejten nderkombetare, forma shtetesh dhe qeverish etj., pra te jete nje kostitucionalist i sprovuar dhe me eksperiencen e duhur.

    Reply
  • Arben says:
    December 14, 2025 at 10:39 am

    Shkërdhatat soreoxhinj të Edvin drogës do t’i vjellin gjak nga goja, familjarisht

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?