Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Uashingtoni dhe Pekini, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Uashingtoni dhe Pekini, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve
AktualitetBote

Uashingtoni dhe Pekini, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk njoftuan takimin e shumëpritur mes Presidentit Biden dhe Presidentit Xi Jinping në nëntor, gjatë takimit të lartë të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit që do të zhvillohet në San Françisko të Kalifornisë, thanë dy zyrtarë të lartë amerikanë. Këtë javë në Uashington, zyrtarët e lartë amerikanë zhvilluan bisedime me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, lidhur me synimet për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, zhvilloi bisedime me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Uashington, i pari dialog ballë për ballë gjatë viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Të premten, Presidenti Joe Biden u takua me shefin e diplomacisë kineze, zotin Wang, duke theksuar nevojën për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Palët diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë luftën e Izraelit me Hamasin, luftën e Rusisë kundër Ukrainës, krizën e fentanilit dhe çështjen e Detit të Kinës Jugore. Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj mbi Iranin për të parandaluar një përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme.

“Ne e dimë se Kina ka marrëdhënie me një numër vendesh në rajon dhe do t’i nxisim që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të nxitur qetësinë dhe stabilitetin. Paqëndrueshmëria e shtuar nuk është e dobishme për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, dhe padyshim që nuk sjell dobi për popujt e rajonit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller. Kryediplomati kinez, Wang Yi, tha se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për të menaxhuar dallimet.

- Publicitet -

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëbisedojnë dhe duhet të jetë një dialog i thellë e gjithëpërfshirës, me qëllim shtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pakësimin e keqkuptimeve dhe gjykimeve të gabuara”. Disa ligjvënës amerikanë vënë në pikëpyetje vazhdimin e mbështetjes së Kinës për Rusinë dhe Iranin. Zëri i Amerikës bisedoi me ligjvënësin republikan të shtetit Viskonsin në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Gallagher, i cili drejton Komisionin për Konkurrencën Strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Komuniste të Kinës.

“Perëndimi duhet të zgjohet. Duket sikur gjithnjë e më shumë kemi të bëjmë me një bosht të fuqive autoritare të vendosura kundër interesave tona dhe të aleatëve tanë. Kina është lojtari dominues i këtij partneriteti dhe Putini është partner më i vogël. Gjithnjë e më shumë po shtohet bashkëpunimi me Iranin”. Gjatë bisedimeve me kryediplomatin Wang, Presidenti Biden dhe Serketari Blinken shprehën gjithashtu ngushëllime për ndarjen nga jeta të premten të ish-kryeministrit të Kinës Li Keqiang.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?