Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AFERA ZDRAVO: Bisedat poshtëruese të zonjës Kusari, UÇK dhe grushtat në Kuvendin e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > AFERA ZDRAVO: Bisedat poshtëruese të zonjës Kusari, UÇK dhe grushtat në Kuvendin e Kosovës
AnalizaKryesore

AFERA ZDRAVO: Bisedat poshtëruese të zonjës Kusari, UÇK dhe grushtat në Kuvendin e Kosovës

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Nuk e di pse isha i bindur se dita e djeshme, ndoshta edhe më parë, që kur nisën të bëhen publike bisedat telefonike, gjithë përgjërim e mall me liderë të Listës Serbe, do të kishte lajmin e largimit të Mimoza Kusarit, nga detyra si shefe e  Grupit parlamentar të Lëvizjes VV.

- Publicitet -

Mendoja se kjo do të ishte më e pakta që mund të bënte lideri i kësaj force politike, në mos për të tjerat, për atë që vetë Kusari – Lila, në bisedat e gjata, distancohej nga politika që e solli në pushtet Albin Kurtin, pra, krijimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Mirëpo, nuk ndodhi kjo. Kurti e mori në mbrojtje vartësen e tij të bindur, që, edhe kështu nuk është pjesë e forcës së tij politike dhe që, sipas erërave që kanë nisur në Kosovë ka ndërruar kahjen e saj politike. Është punë e tij. Ai mund të mbajë këdo në grupin e tij parlamentar dhe të largojë, po ashtu, ato që nuk i do, edhe kur i ka pasur në krahun e tij të djathtë.

Lëvizja VV, megjithëse ka shemër të saj të majtën në Tiranë, përsëri po kthehet në një forcë politike të Njëshit autokrat dhe i cili nuk mund të gabojë e as nuk mendohet se mund të jetë ndryshe.

Kusari – Lila u shfaq në një dritë që nuk ishte menduar, dhe, nëse kjo do të kishte ndodhur në kohën kur Lëvizja VV ishte në opozitë, në sallën e parlamentit do të kishte dje gaz lotsjellës, sulme me koktejl molotovë, britma, grupe militantësh do të protestonin, makina zyrtarësh do të thyheshin, vezët do të fluturonin mbi kokat e deputetëve; më të zëshmit do të kishin qenë ata që sot janë ministra dhe që u ngitën si petrita të mbronin me gjoks shefin e tyre.

Nuk është fjala për një gabim njerëzor. Mendoj, qofsha i gabuar, por e di se nuk jam, se, në Kosovë, gjithnjë e më shumë po instalohet një rrymë mohuese, e gjithçkaje është arritur, e sakrificave që janë bërë, mundimeve, përpjekjeve, deri luftës çlirimtare.

Kusari – Lila nuk do të kishte guxuar të bënte biseda të tilla nëse nuk do e kishte të qartë se kjo frymë përcillet nga lart poshtë, e, për më tepër, edhe duke i rënë ndesh një pjese të trupës drejtuese të Lëvizjes VV, prindërit apo fisi i të cilëve ka qenë që në fillimet e lëvizjes së rezistencës.

Është banale përplasja në Kuvend. Është tani, por ka qenë gjithmonë e tillë. Bartësit e dhunës politike janë tashmë në qeveri dhe duhet të kishin pritur se, e keqja që mbollën një ditë mund t’ju kthehet, edhe pse është e papranueshme, e dënueshme dhe dëshmi se mendimi politik i opozitës nuk ka gjetur frymë dhe vizion të ri.

Pse nuk është diçka e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës sjellja e tillë nga opozita ndaj qëndrimeve të qeverisë? Sepse kjo ka ndodhur shumë më e ashpër disa herë. Gruppe të VV kanë sulmuar këdo u ka dalë përpara, ndaj nuk kanë pse trazohen kaq shumë nëse shefi i tyre laget nga një shishe ujë, për më tepër, nga një deputet i opozitës, familja e të cilit është e lidhur fort me luftën çlirimtare.

Ndërkohë, afera “Zdravo”, si shenjë e bisedave mes shefes së grupit parlamentar të shumicës dhe njërit nga figurat tipike të Listës Serbe, toni i nënshtruar i saj dhe përgjërimi për takime në të ardhmen, në një kohë kur e gjithë retorika e shumicës qeverisëse është kundër Listës Serbe, është e rëndë.

Ajo duhet të sillte reflektimin e shumicës dhe të opozitës, të kishte distancim të tyre ndaj së keqes, madje kjo të bëhej sinqerisht, normalisht, duke e nxjerrë mendimin dhe fjalën si fillesë të ndryshimit.

Ajo që ndodhi në parlamentin e Kosovës ishte një kronikë e paralajmëruar, dhe, si e tillë, pritej vetëm momenti se kur do të ndodhte. Është pritur të ndodhë , pasi gjithë këto javë e muaj, i tërë mjedisi politik në Kosovë ka qenë i ngarkuar me tension të jashtëzakonshëm. Kishte munguar një shkëndijë, kjo erdhi, menjëherë pas u bënë të njohura bisedat e zonjës Kusari me figura të zeza të politikës serbe në Kosovë, për më tepër, përbuzja e saj ndaj vlerave të luftës, çka nuk është e rastësishme në mendimin politik të Lëvizjes VV.

Disa kohë më parë, ministri i financave i qeverisë Kurti, ndërsa po diskutohej për shpërblimin e caktuar nga parlamenti i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paturpësisht, deklaroi se “lufta do të na kishte kushtuar më lirë, nëse do e kishim bërë me mercenarë”.

Në fakt ky është konceptimi i mohimit të vlerave të qendresës së një populli, në disa dekada, dhe nuk është faji i historisë që, shumë nga ata që janë në kreun e VV nuk ishin pjesë e kësaj lufte, ashtu si nuk është faji i strukturave drejtuese të luftës që vetë shefi i qeverisë deklaronte dikur se “nuk do të marr kurrë një armë në dorë”.

Nëse në qeveri është njëra ndër figurat kryesore në rolin e Ministres së Jashtme, një zonjë që vetëm diplomaci dhe politikë nuk di, por që i gjithë mllefi i saj është kundër luftës çlirimtare, që është gati të dëshmojë kundër liderëve të luftës dërguar në Gjykatën Speciale, nuk mund të habitesh nga përgjërimet e zonjës Kusari, ndaj ekstremistëve serbë. Nuk është rastësi, është vazhdë.

Pra, bisedat poshtëruese të zonjës Kusari ishin pika e fundit që u derdh në një mjedis të ngarkuar, dhe ku, asnjëra palë nuk kishte ndërmend të qetësohej apo të gjente një rrugë të mesme.

Kosova ndodhet në një moment të vështirë. Hosanatë nuk e mbulojnë të vërtetën se liderët e saj, ndërsa mbështeten përmes frymës populiste, në të njëjtën kohë po humbasin mbështetjen dhe besimin e Perëndimit politik. Është e vështirë të mendohet se pas 24 viteve në shtetin e lirë të Kosovës dhe 15 vite pavarësi, të ketë përplasje të tilla.

Pazaret e politikës qeverisëse të Kosovës me radikalë serbë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e natyrshme të irritojnë ata që u bënë pjesë e kësaj lufte. Gjërat nuk zgjidhen përmes dhunës, por as përmes hosanasë qeverisëse, për Kosovën, ku një shef qeverie bëka mrekullira dhe askush tjetër nuk i ngjan.

Fund me marrëzirat e ngritjes së përmendoreve! Fund dhunës në parlament, e cila ka qenë ekskluzivitet i Kurtit, por nuk duhet të transferohet te opozita. Askush nuk fiton nga kjo.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Arben.T says:
    July 14, 2023 at 12:54 am

    Besoj se Rama dhe Kurti duhet te takohen duke theksuar se bashkepunimi i tyre per te miren e Shqiptareve kudo qe ndodhen ka prioritet dhe te tjerat kane nje efekt te perkohshem. Po ashtu, “Tifozet e Rames dhe Kurtit” jane ne radhe te pare “Tifoze te Kombit Shqiptar. Pra Kombi, Kombi, ……… dhe pastaj Edvin Rama dhe Albin Kurti dhe gjithe te tjeret, ne nje Komb qe rron ne paqe e dinjitet me miqte e tij Euro-Atlantike.

    Reply
  • SPAK says:
    July 14, 2023 at 1:20 am

    Kurti u dhje ne breke shikoni videon! I trembur per vdekja! Ky njeri qe terrorizoi parlamentin! U dhje deh shurra i shpetoi!

    Reply
  • ce says:
    July 14, 2023 at 3:47 am

    Rrnofte sa malet e Dukagjinit katundarja, shpifarakja, hunderrja, spiunja e serbeve , monstra e politikes kosovare , gruaja me e urryer ne kosove e Shqiperi mjeranja Moza kursarja. I rafte panuklla ne gjuhe kesaj femre te degjeneruar qe nxjerr mllef per luften clirimtare ne kosove dhe per qeverine Shqiptare te gjigandit Edi Rama.

    Reply
  • BUNA says:
    July 14, 2023 at 5:28 am

    NUK DI SI GUXON
    TE FLASESH KESHTU
    BEDRI E KUPTON
    QE TI KE MBARU

    KE LAJTHITUR FARE
    FLET VEC MARREZIRA
    NDRYSHE FLASIN FAKTET
    TE MORRI E MIRA

    DHUNE POLITIKE
    ASKUSH NUK USHTROI
    SI THACI ME SHOKE
    PRANDAJ E PAGOI

    TE MOS QE ALBINI
    ME SHOKET E TIJ
    QE SHUAR KOSOVA
    SOT DO QE SERBI

    TE FLET INTERESI
    O BEDRI I GJORE
    SUPEN QE GELLTITE
    ENDE KE NE ZORRE

    STE PELQEN GERVALLA
    BIJA E DESHMORIT
    ME LULIN E VOCERR
    SI NDAHESH LAKRORIT

    MBRON LLUMIN E DJESHEM
    QE SE LE TE RRITET
    PEMEN E LIRISE
    QE ME DREJTESI VADITET

    IKU KOHA JUAJ
    THAC ISA E KOMPANI
    QE ATIJ MILETI
    I NXORREN UJE TE ZI

    NGA FORCE E ALBINIT
    DRIDHET TRADHETIA
    RRI REHAT BEDRI
    ME PLAKEN TEK SHTEPIA

    Reply
  • FAZLLIQ-Qires i familjes Berisha says:
    July 14, 2023 at 11:23 am

    keshille e nje komunisti,socialSSalistit Bedri!

    O Bedri Islami
    djal i te’vocrrit LULI’
    Mos bridh hu me hu
    se te futet HURI!

    Shqiptaret 30 vjet pa shtet
    Djegur ish SHQIPERIA
    ti flet per Albin-Edvine
    qe i ka adoptu SERBIJA!

    pas 30 vjetesh Shqiperia pa shtet
    flet per Kosove UÇK-LIRI KOMBETARE
    Harrove 28 mije deshmoret e atdheut
    Qe EDvin Sali M… I lane pa VARRE!?

    E fshine luften per Liri
    si me e lavdishmja ne HISTORI
    zevendesuan me krriminele koloboracioniste
    antishqiptarizem-T R A DH Ë T I…!

    Reply
  • Precizim says:
    July 14, 2023 at 12:43 pm

    Te vjen keq kur lexon artikuj te tille qe nxisin frymen e urrejtjes midis shqiptareve, dhe sidomos shqipetareve te Kosoves.
    Modifikimi i bisedes, nxjerra nga konteksti, por edhe sikur biseda te jete e vertete, nuk do te kishte ngritur alarme e fortune te kesaj natyre, ne parlament e ne media. Dhe e bukura eshte se pala akuzuese ku futet edhe Bedriu, ka bashkepunuar e ka negociuar me dhjetra e qindra here, nga Tirana, Prishtina e deri ne Beograd me plot ministra, dhe me vete doren e tij kryetarin Vuçiç.
    Hedhja benzine zjarrit te urrejtjes per shkak te humbjes se pushtetit, humbjes se favoreve etj eshte ne dem te Kosoves. E pyeten ate orangutangun qe ishte kryeminister dhe qe sdi te flase shqip, se ku i gjete me mijra metra katrore apo hektare si dhe sarajet qe ke ndertuar ne to, ai nuk dinte si te pergjigjej.
    Kosova eshte akoma ne nje situate delikate, eshte per te percaktuar nje here e mire ruajtjen e teritoreve, vendimin per asociacionin qe shoket e Bedriut e kane firmosur para kryeministrit aktual. Venia ne shenjester e qeverise se kosoves, kerkesa per kthimin ne pushtet te mobeve te krimit, i bejne dem Kosoves.
    Bedri mos i hidh benzine zjarrit, mbani larg duart nga Kosova te gjithe ju qe skeni asnje pune me Kosoven, duke filluar nga Kryeministri yne qe jep mend si ai gjeli ne maje te plehut, kur i ka dale e gjithe qeveria hajdute.
    Kontributin qe ke dhene, shkruaje ne liber, arkivoje. Nese ndihmon eshte mire. Por ti ske me as takat e as te pyet njeri. E vetmja mundesi e jotja eshte te perfitosh nga hapsira qe te jep gazeta jone DITA, qe te hedhesh ndonje shashke qe tashme nuk e ben te ktheje koken asnje njeri.

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2023 at 1:37 pm

    Une shoh qe Albin Kurti po mbron Mitrovicen Shqiptare.
    Une shoh qe Albin Kurti nuk po e leshon Mitrovicen .
    Une shoh qe Albin Kurti nuk pranon Zajednica.
    Ky heroi Kosoves,Haradini,po i thote Albinit:Pse nuk u terhoqe nga Mitrovica,kur te thane Amarikanet,evropianet dhe shurramanet?
    Dorezuat Bjeshket e Livadhet e Kosoves, ne CERNAGORE,ju herojt hARADINI,.
    kURTI NUK KA DORZUAR NJE PELLAMBE.
    I tha nderkombetareve:Ecni beni zgjedhje te dyta ne Mitrovice,,Kushtet po ja sigurojme serbeve,,qe as ne Serbi nuk i kane,.Cfare te beje me teper Kurti?
    Ju Doni Zajednica?Edvini rama pazarxhiu,do Zajednica? Zajednica NUK KA..
    Edvin rama kerkonte Minishengenin,Open Ballkanin..Ku jane sot keto MREKULLIRA BALLKANIKE TE RAMES,qe do ta dergonin Kosoven ne Katastrofe?
    Pse nuk ja permend ti Bedri Draftin me Zajednicat dhe Open Balkanin Rames,qe jane si Drafti i Principates Shqipnise Mesme qe paraqiti Esad Toptani ne Versaje?
    Albin Kurtin Aty e ke Kryeminister te Kosoves.Aty do thyeje koken tradhtari edvin rama ,,pas dere.
    Deren kokes xhagajdhurit ,,Albin,.Perplasja fort,se e ka koken si shalqiri Divjakes erion braces,qe doli kampion bote,Lshoi euron dhe dollarin,,pikiate.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 14, 2023 at 3:21 pm

    Fatkeqsi për komentuesit ANONIM që përgojojnë Bedri Islamin për analizën e saktë në DITA.
    -Fakti që A.Kurti po del kundër SHBA+BE+E.RAMËS pro tyre,Tregon militantizëm fëminor politikë.
    -Nëse do të kishte OPOZTË konkurrente ndaj Kurtit,Ky do ishte në opozitë.
    -Veprimet e KSARI-LILËS,janë të rënda dhe Ajo duhej larguar menjëherë nga kryesuese grupi Kuvëndor.Kjo do e thelloi antagonizmi midis Opozitës e Maxhorancës-Sot në pikë të hallit.
    -A.Kurti duhet të bëj 100 % hapa pas pro qëndrimeve të SHBA+BE,Ndryshe acarimet në Veri të Kosovës i shërbejnë A.VUÇIÇ.Këtë e di edhe bufi pulave.
    -Ata që përgojojnë Edi Ramën jan Berishist NON GRATA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 14, 2023 at 3:24 pm

    Fatkeqsi për komentuesit ANONIM që përgojojnë Bedri Islamin për analizën e saktë në DITA.
    -Fakti që A.Kurti po del kundër SHBA+BE+E.RAMËS pro tyre,Tregon militantizëm fëminor politikë.
    -Nëse do të kishte OPOZTË konkurrente ndaj Kurtit,Ky do ishte në opozitë me kohë.
    -Veprimet e KUSARI-LILËS,janë të rënda dhe Ajo duhej larguar menjëherë nga kryesuese grupi Kuvëndor.Kjo do e thelloi akoma antagonizmin midis Opozitës e Maxhorancës-Sot në pikë të hallit.
    -A.Kurti duhet të bëj 100 % hapa pas pro qëndrimeve të SHBA+BE,Ndryshe acarimet në Veri të Kosovës i shërbejnë A.VUÇIÇ.Këtë e di edhe bufi pulave.
    -Ata që përgojojnë Edi Ramën jan Berishist NON GRATA.
    -FLM B.I,DITA

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2023 at 3:35 pm

    Ore po di gje si perfundoi AY gjyqi ne Gjykaten e Prishtines me padites Edvin Ramen dhe te akuzuar Ramush Haradinaj per nje ofendim me pune QENEFI,,BURRE QENEF,a QENEF BURRE, dicka e tille?
    Se mut burre kemi degjuar,,qe dje u shane me liber shpie dhe sot perqafohen,,sikur s`ka ndodhur gje.

    Reply
  • korçari says:
    July 14, 2023 at 4:29 pm

    Siç e vini re ketu me siper nuk lodhet”ushtria” e Demove te provincialit Kurti te cilet nuk diskutojne problemet po sulmojne e shajne komentuesit a thua se ju kane hyre ne kufirin e tokes se tyre dhe pikerisht tek kjo mase injorantesh mbeshtetet provinciali Kurti i cili me arrogance mbron tradhetine e znj Kusari apo te zyrtarve te tij hajdute.Me Demot Kurti shpreson te qendroje ne politike edhe pse e di mire se nuk ka mbajtur asnje premtim dhe shpik “lufte “me mullijte e eres dhe po terhiqet si i dhjere nga idiotesia e tij(terhoqi policine,terhoqi k/komunaret te cilet do te japin doreheqje,pranoi zgjedhje te reja ku perseri serbet e veriut do te zgjedhin njerzit e tyre )pra ku ishim asgjekundi ,çfare arriti Kurti asgje perkundrazi i humbi kosoves qindra milione eouro ndihme nga Europa dhe e ktheu Kosoven nga aleat i USA ,BE ne nje te pabesueshem ku e perzune si shkerdhate dhe nga stervitja e perbashket e NATO.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 14, 2023 at 6:25 pm

    PS.
    Një sqarim për anonimatin Demo,Që komenton çdo ditë në DITA:
    1.Demo duhet të jet SPIUN,b..lëpirs i S.Berishës non grata.
    2.Problemi RAMA-HARADINAJ:
    -Ramush Haradinaj KM akuzoi Ramën+Thaçin se kishin marrë 10 mild.$ për shkëmbim territoresh midis Sërbisë & Kosovës.Rama e hodhi në gjyq RH për SHPIFJE.Por e tërhoqi padinë nga presioni militantëve në 2 anët e kufirit fundja si VËLLAU MADH.
    -Akuza nuk u provua kurrë.Ramushi u dorhoq nga detyra e KM për taksën 100 % me Sërbinë.
    -Edhe A.Kurt kërkoi të rrëzoi E.Ramën në 2018,2021 me porosi të Saliut,duke krijuar P/VV në Tiranë.Por 3 kandidatët për deputet në Tiranë,Lezhë & Gjirokastrër morën 300 vota gjithsejt.
    -Kjo është arsyeja që A.Kurti është kundra E.Ramës që është pro SHBA+BE për veriun e Kosovës.
    -Kaq për DEMO SPIUNIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jo vetëm Trump: Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?