Nga Artan Xh.Duka
Botuar në DITA
Po bёhen dekada qё zgjedhja politike ёshtё katandisur mes Ramёs dhe Berishёs, nёpёrkёmbje flagrante kjo e normalitetit demokratik bazuar tek vota e mirёfilltё e lirё dhe rrotacioni partiak e qeveritar.
Nga Berisha nuk pritet reflektim; nuk zbret nga “kali” qoftё kjo sedra apo interesa që i heton SPAK por nga Rama pritej të dёshmonte mё shumё qytetari e pёrulёsi si tipare perёndimore tё njё drejtuesi nё demokraci qё beson se ёshtё.
Nuk ka rёnё nga qielli t’i shkojё jeta kryeministёr fitues “tavoline” duke asfiksuar ndryshimin pas 2008 dhe nuk vjen qameti pas tij! Duhej tё hapte me kohё krahun nё parti e qeverisje dhe vetё PS tё tregonte se vlen mё shumё se njё njeri, sado “Merkel” e pandeh veten ai.
Kjo zgjedhje “laj-thaj” nё votime qё luan e abuzon me ndjenjat, pasigurinё, meraqet, fatalitetin e sё keqes mё tё vogёl, mirёbesimin e votuesit (psh. PS me LANҪ apo PD me tё persekutuarit) u shndёrrua nё fatalitet pas 2008 dhe fakti qё Rama e Berisha i dalin ende pёr zot atij ligji zgjedhor, fakti se nuk kufizojnё me ligj e status partiak numrin e mandateve nё drejtim etj, tregon se nuk kemi gjё nё vijё me ta dhe zgjidhja ёshtё pёrtej tyre.
Sepse, pavarёsisht retorikave, janё bashkё. Nga ligjet me “spec” nё Kuvёnd, rritja e rrogave, protestat tek dera e SPAK sa herё goditet “oborri”, pёrҫudnimi votёs dhe pronёs, autoritarizmi pakufi e me dekada… po pse pёr kёtё ishim keq kur dёgjojmё tё molloisin kundёr monizmit natё e ditё?!
Pas 2008, BeRama e “klonet” pas e kanё mbyllur rrethin e zgjedhjes nё politikё. Ndryshimet sё fundi me listat nё Kodin Zgjedhor nuk janё ogurmira teksa pёrgatitet brezi i “ri” i “papagajve” e “kukullave” nё politikё si garanci e trashёgimisё sё “legjendarёve” BeRama. Sa pёr votёn e emigrantёve, PS do e pёrdorё si shëmbull të mbështetjes “pakufi” e PD si alibi pёr “vjedhjen” e fitores së rradhёs ndёrkohё qё “kapakun” zgjedhjeve ia vёnё listat kёtu!
Sigurisht qё nuk mund tё vihet shёnja e barazimit mes qeverisjeve Rama e Berisha kur mendon Gёrdecin, 21 janarin, 26 majin, 97, piramidat etj drama pafund. Ndaj, ndonse mund tё mirёkuptohet pezmatimi Rama ndaj SPAK pas arrestimit tё Veliaj, pёrsёri nevojitet kokё e ftohtё dhe nёse tё paqёna, akuzat vetёm e forcojnё politikisht Veliajn e PS.
E nёse ka shkelje proҫedurash, nuk duhen turma tek dera e SPAK siҫ bёn PD por ankesё nё gjykatё, ndryshe ku dallon nga PD? SPAK nuk u krijua për qytetarin por elitën se kjo e pandeh veten mbi ligjin apo identifikohet me të.
E djeshmja qё prish rehat!
Rama e Berisha janё nё tё njёjtёn anё tё “ekuacionit” politik sepse janё fytyra e tranzicionit shqiptar pavarёsisht protagonizmit ndryshe atje. Tё dy enden si “Liza” nё botёn e ҫudirave kur besojnё se po bёjnё histori duke u mburrur, si njёri kundёr tjetrit ashtu edhe tё dy bashkё ndaj monizmit qё lamё pas.
Pёr monizmin nuk lanё llaf pa thёnё. “Koreja e Veriut”, “diktatura mё e egёr e Lindjes”, “Hitleri shqiptar”, “Vila e Enverit” (dje privilegjet ishin pa tapi e nuk ikën nga pushteti milionerё si sot me soj e sorrollop) etj etiketime qё jo vetёm nuk reflektojnё kompleksitetin e kohёs tё pёrjetuar nga njё popull i tёrё por edhe demaskojnё dyshen nё fjalё qё sot na kanё poftisur monizmin “demokratik” me zgjedhjet e votimet po fasadё e kacavjerjen majё “fikut” tё pushtetit me dekada!
Mirё monizmi por edhe “demokracia” me mёndje tё mbledhur kur vjen puna tek vota!
Monizmi kishte drama e probleme por jo se ishim keq qё edhe pas dekadash demokraci tё zgjedhim prapё mes Berishёs e Ramёs, tё kemi liri zgjedhjeje por ajo falё 2008 tё mbetet me detyrim-pёrcaktim, liri fjale por me veten, liri kandidimi por pabarazi zgjedhore nё start me ligj e buxhet pro partive tё mёdha etj!
Ndonëse paradoksalisht BeRama e anatemon dhe e imiton njёkohёsisht atё, vetё monizmi nuk ёshtё bardhё e zi. Kishte kusure ndaj duhet hapje, trajtim kontekstual e drejtёsi por dhe arritje sociale, kulturore, ekonomike, shёndetёsore, gjeopolitike etj, qё bёnё histori. Ndaj, edhe krahasimi me tё mund edhe t’u prishё punё.
Paralelizmi patetik “Kore e Veriut” ndёrkohё qё shikonim e dёgjonim RAI-n e sllavin me kanaҫe e antena tarracave, ndiqej e komentohej San Remo, gjёmonte Pozdravi e Discoring plazheve e kudo, mbrёmje me ABBA, Beatles etj nё shkolla e shtёpira, ekonomia familjare me ushqime e fatura vijonte e patrazuar deri nё fundvitet 80, shtimi i jetёgjatёsisё, arsimimi, shёndetёsia kapilare, ushtria, Sigurimi efikas ndaj agjenturave antishqiptare, kultura e sporti, “urbanizimi” i fshatit etj flet pёr tё kundёrtёn e BeRama e di e prapё vijon me avazin e tij.
Ai “njeriu i ri” qё BeRama sot anatemon, nuk rendej pas privilegjeve e pushtetit por vёllazёrimit e pёrkrahjes, nuk ishte indiferent ndaj problemeve tё tjetrit por solidarizohej me tё, nuk mbushte titujt e medias sё huaj me steriotipe “krimineli” e “mafiozi” por nёse dilte jashtё hynte nё doganё pa rradhё e pa iu hapur baulja, nuk ishte “o Mete pёr vete” por jepte pёr shoqёrinё etj gjёra qё nuk honepsen nga “demokratёt” qё pushtetin e privilegjet i marrin tё mirёqёnё.
Asgjё nuk ёshtё bardhё e zi, deri edhe feja (Inkuzicioni, bekimi i pushtimeve etj) qё trumbetohet me aq pasion nga ky takёm; vallё dinё mё shumё se Darvini apo iu leverdis se u qetёsohet shpirti mbi mullarin e abuzimit e privilegjeve me ligj e pa ligj!
Realizmi ndaj sё shkuarёs ёshtё virtyt demokratik dhe fakti se BeRama nuk e bёjnё ngre hamёndje plot. Aq sa tё kёqijat e sё djeshmes duhen denoncuar njёzёri, po aq edhe arritjet e pёrparimet e saj duhet tё pranohen si vlera pёr tё gjithё, pёr tё gjitha kohrat pa dallim, aq mё tepёr nё demokraci qё presupozon hapje e mirёkuptim.
Kjo qasje realiste ndaj monizmit, monarkisё, Luftёs sё Dytё botёrore etj, do tё na bёnte tё gjithёve bashkё dhe atёhere vota ndryshe e rrotacioni nuk do tё pёrjetohen mё si triumf jete apo dёshtim nga askush.
Pa fёmijёri!
Anatemimi i sё shkuarёs prej BeRamёs, jo vetёm ofendon punёn e kujtimet e njё populli tё tёrё por, pёr ironi, me “Koreja e Veriut”, nxirjen e gjithshkaje, llomotitjet me botёn se paskemi jetuar kot, pa fёmijёri, rini, dashuri, kujtime e gёzime etj, ata tёrthorazi, duke futur edhe veten e tyre nё kёtё mes, bёhen pёr gjynah se u paska vajtur fёmijёria e rinia dёm e mbase kjo shpjegon edhe mllefin pafund!
Referimi i BeRamёs ndaj sё shkuarёs nё fakt i nxjerr zbuluar ata. Ndryshe nga dikur, sot jemi shumë tё ndarё, mbi tё gjitha politikisht, duke u ndarё e tensionuar si shoqёri, rrethanē kjo qё i shkon pёr shtat lojёs politike tё ditёs deri edhe nxitet prej saj kur shohim retorikat ekstreme gjatё fushatave zgjedhore.
“Arritjet” e Ramёs, pavarёsisht dallimit ku e ku me ato tё Berishёs, sёrisht nuk kanё shtuar besimin e shpresёn nё vёnd. Varfёria, ndasia shoqёrore, hendeku klasor, nёpёrkёmbja e pronёs, votёs, emigrimi masiv, krimi, karshillёku politik etj, ёshtё trashёgimia e vetme qё do tё mbahet mёnd prej kёsaj dysheje mё vonё e nuk ka kullё, turizёm elitar, rrugё, tunel, koncesion apo kozmetikё urbane, takime me botёn qё koleksionohen si “pulla” etj, qё e zhbёn. Mbase u duket vetja plaku Ismail sa herё kundrohen në pasqyrë por kanё plot pёr tё mёsuar prej tij.
Ndërsa dje në “Korenë e Veriut” jetëgjatësia mesatare rritej e mosha mesatare ulej normalisht, sot me BeRamёn varfёria, stresi, ndotja, abuzimi, krimi e trafiku ulin jetёgjatёsin dhe nёse mosha mesatare rritet, rritet se bien lindjet, shkurtohen jetë e emigrimi nuk ndalet. Kur BeRama flet pёr tё shkuarёn, bёn mirё tё sigurohet qё sot njerёzit ndjehen mё mirё ndryshe ёshtё BeRama qё mban gjallё atё.
Sot nuk duhet tё diskutohet nёse duhet tё na qeverisё Rama apo Berisha por kush mund t’ua dalё atyre. Njё shpresё e vakёt vjen nga opozita e re por kjo vetёm nёse ajo ёshtё e atillё nё tabiate e jo thjesht kostum se ende nuk po shohim tё bёhen bashkё. Nuk na duhet rrokadё kultesh e idhujsh por demokratё qё pushtetin nuk e marrin me tapi dhe ikin pa ua kёrkuar e bёrё bozё.
Monizmi iku dhe tё gjithё dёshirojmё demokraci por ama keq pёr dekada me BeRamёn nuk ishim! E nё mos SPAK, vota kundёr po u vjen rrotull!
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Është postulat që : « pa u larguar Berisha nga politika nuk duhet të largohet Rama përpara Berishës ». Kush ka mendim tjetër nuk bën gjë tjetër vetëm se nuk ka kuptuar tranzicionin shqiptar. Mos manipuloni votuesin para zgjedhjeve. Ky është shanci i fundit për Berishën, sepse është 80 vjeç, prandaj meqënëse drejtësia nuk e dënoi për krimet e tij, dënojeni ju me votë që të largohet!
flet Rama per ish militante te PD ne drejtesi, po vete e plot qe I ka katapultuar ne krye te PS mavi, nuk kane qene ish pdista te 90, tok PS e PD jane kapur nga njerez me hije tek e shkuara, e urrejne aq shume sa vertet mendon kaq shume kane hequr vete dikur kur dihet se kane qene te privilegjuar, soj skuthash qe nxijne te shkuaren e punen e gjithshka. boll bene gazepin me Spak se kur Spak e gjykatat merojne qytetaret keta bejne parimorin, tani qe u troket tek dera, I ze tartakuti e llapin per te drejta, edhe Spak gabon por ka rruge proceduriale e jo fletrrufera politikanesh qe po ua kalojne edhe veqove te Bllokut dikur, boll fakti qe po mbushin 40 vjet avash avash ne podium I demaskon sa demokrat jane
Jam plotësisht dakord me Postulatin. Rama le të rrijë dhe 4 vjet. Pastaj të mendojmë për zëvendësuesin që duhet të jetë më i mirë dhe më i zoti se Rama. Dhe jo më me atë antikomunizmin e tij qesharak. Krimet e komunizmit duhen dënuar dhe mos harruar. Por edhe të mirat e komunizmit duhen përmendur dhe të mos mohohen.
BRAVO. U RIKTHYE GAZETA TEK E VERTETA.
Më pëlqeu analiza e A.Dukës.Por duhej më thellë në analizë:
1.Nga dyshja BeRama kush duhet të largohet i pari dhe kush duhet ti rrëzoi këta dy DINOSAURË,Njëri KOMUNIST,HAJDUT,VRASËS,SPIUN I SHUMFISHT..Apo tjetri pse është nipi Kolekës-biroist por që nuk ka qënë asnjë ditë antar i PPSH..dhe nuk ka lyer duart me gjak si i pari me Gërdecin,21 janarin,91,96,97,98,etj me mbi 20.000 vrasje në Shqipëri..!
2.BE..që kapi drejtësinë 100 % me kursin 6 mujor,të tipit GJIN GJONI pasojat e të cilës populli po vuan edhe SOT,apo Ai që kërkoi të reformoi drejtësinë por nuk ja doli pasi SKAK+GJKKO nuk sekuestroi asnjë kacidhe prej të korruptuarve që VETINGU I nxori NOKAUT 85 % prej tyre..dhe se në SPAK,GJKKO u futën militant puthadorë nën VËZHGIMIN AMERIKAN,të BE që e informojnë Atë ditë-natë përmes qytetarit DIXHITALB për të nxirë punën e E.R,PS,Shqipërisë..që sot ka IMAZH tjetër. ?
3.Në 2013 qeverisja GANGËSTERE e BE/MEKSIT(në hije) u rrëzua për korrupsion madhor,për të cilën edhe u shpall Non Grata nga DASH,por asnjë pusht..nuk ndëshkua edhe pse Ata kishin lyer DUART ME GJAK.Ky është ndryshimi madh për njërzit me mënd nm kokë.
Altin Dumani i mbajti e po e mban në sirtar me vite dosjet e 21 janarit,Gërdecit,etj edhe pse është i detyruar nga Gjykatat Nd/Kombëtare.Të paktën për këto 2 dosje krimi BE,LULI,MEDIU,ZENI,PRENDI,LLUPO,etj duhet të vuanin DËNIMIN ME 25 VITE BURG.
Vetëm për këto 2 dosje krimi SHTETROR(QEVERI,DREJTËSI),RAMA nuk duhet të iki i pari.Pasi do ket MALLKIMIN E FAMILJEVE TË DËSHMORVE PËRHETSISHT,sikurse BE do i nxirren kockat nfa VARRI.
Nëse këta mësipër shkojnë në burg,do jem i pari që të kërkoi largimin e të gjatit 2 metrosh vetën për një fakt..që pas shpinës së tij A.Ahmetaj E KO..hëngrën dardha pa “lejen e tij”.!!
4.Në 2005 BE kapi MEDJET 99 %,kur ER nuk mbajti asnjë por 100 % i quajti KAZAN.Kush janë pronarët e medjeve SOT.? Si ka mundësi që në çdo mbrëmje gumzhijnë vetëm grenxat e PD te B.Fevziu,Grida,Eni,Mëhilli,Rama i vogël,Zeni,etj gazetar se pronarët sot nuk po i përmendim..!
5.Si ka mundësi që nuk hapen dosjet e SPIUNVE nga ER pasi dihet që BE në 1991 e mbushi PD-në me 70 % Komunist e Spiun të Enverit & 30 % Spiun të UDB,ASFALISË,Ku të dy palët u paisën me pasaporta Presidenciale & të gjithë bashkë MËSYNË DREJT SHQIPËRISË VIRGJËRESHË për të bërë KATRAURËN E 97 & vjedhjen e pronës së Shqipëtarve mbi 350 mild $,ku mbi 500 nd/je e institucione u Shitën për SKRAP.. ! Ku shkuan parat e këtyre & të firmave rentiere mbi 2 mild.$..??
6.A mundet politika të pastrohet vetë.? A mundet që SPAK,GJKKO ta spastroi Atë vetëm duke goditur majtas 99 %..50 me 2.? Jo..jo.!
Duhej gjykatë SPECIALE që në 2016 si në Kosovë dhe BE e KO,duhej të kishin lën kockat si S.Milloshi për 1996,87,98,Thyerjen e Embargos OKB,Shitjen e detit e tokës në Jug të vëndit,etj,Apo Vrasjet e 200 Tropojanve, A.Hajdarit,R.Hoxhës,Trebickës,Olldashit,etj krime madhore të cilat VETËM SPAK,GJKKO të tredhura prej BE nuk i shohin.
Populli po mban frymën me shpresë që Partit e REJA të bashkohen për të dal të dytët në 11 Maji 2025 & të parat në 2029.! Pasi PD-bandë shkatërruese me BE duhej të dilnon jashtë ligjit të paktën kur u SHPËRTHYE SHQUP ME HUNJË,DINAMIT.. PREJ BERISHIZMIT FATKEQSI KOMBËTARE.
FLM DITA,A.DUKA.
Rama , Berisha dhe klanet e tyre mafioze duhet urgjentisht te ikin nga skena politike. Kemi 35 vjet qe demokracine alla komuniste te krijuar me dore te hekurt nga diktatura e djeshme .Ne nuk ka patur pluralizem sepse forca e djathte nuk u lejua te mari pjese ne ndertimin e demokracise, perkundrazi u vra dhe u perndoq nga pd e ps qysh ne oret e para me vrasjen e Arben Brocit ne Shkodër.
Prandaj MJAFT ESHTE MJAFT.
PPSH E NDARE NE COPA MUTI DUHET TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE.
Lojes se futbollit me dy porta e ketyre dy partive i ka dale boja me kohe
Politika duhet te mari fryme.
I nderuar Autor ti thuash Rames zbrit nga kali eshte njelloj sikur ti thuash Berishes. Keta nuk zbresin nga kali kurre sepse jane kokeforte dhe megallomane. Te zbresin nga kali keta eshte sikur t’ju thuash gjithe atyre qe kane ardhur ne pushtet/qeveri/bashki qe nga 1990,gjithe atyre qe jane dhe gjithe atyre qe do vine ne te ardhmen qe mos vidhni. Te gjithe do vjedhin sepse e kemi ne gjak. Ekziston nje ilac? Jo. E vetmja zgjidhje eshte qe shqiptaret te largohen fhe ky vend i bukur ne mes me mesdheut te mbushet me te huaj. Keq me vjen por mos krijoni iluzione. Pas shume vjetesh fo flasim nqs do jemi gjalle