Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Uji, pagesë me fasha: Për familjet, tarifa bazë deri në 18 m³ në muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Uji, pagesë me fasha: Për familjet, tarifa bazë deri në 18 m³ në muaj
AktualitetEkonomi

Uji, pagesë me fasha: Për familjet, tarifa bazë deri në 18 m³ në muaj

Published: November 24, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Familjet që konsumojnë mbi 18 m³ ujë në muaj mund të paguajnë më shtrenjtë për sasinë që kalon këtë prag. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar mekanizmin e fashave të mbikonsumit, duke përcaktuar pragjet për familjet, institucionet publike dhe bizneset.

Skema zbatohet vetëm për klientët me matës dhe kërkon miratim të veçantë për secilën shoqëri ujësjellës-kanalizime që aplikon.

Për familjet, konsumi deri në 18 m³ në muaj do të faturohen me tarifën bazë të miratuar. Për sasinë 18 – 30 m³, tarifa për metër kub mund të shumëzohet me një koeficient nga 1 deri në 3. Për sasinë mbi 30 m³, koeficienti varion nga 1.5 deri në 4. Kështu, nëse një familje konsumon 35 m³ në muaj, 18 faturohen me tarifën bazë, 12 sipas fashës së dytë dhe vetëm 5 sipas fashës së tretë.

- Publicitet -

Për institucionet publike dhe bizneset, kufiri i konsumit bazë do të përcaktohet sipas mesatares mujore të konsumit të vitit të fundit. Fasha e dytë përfshin sasinë mbi këtë mesatare deri në trefishin e saj, ndërsa fasha e tretë zbatohet për sasinë mbi trefishin.

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve mund t’i propozojnë koeficientët bashkë me kërkesën për tarifa të reja ose përmes një aplikimi të veçantë. Ato duhet të paraqesin të dhëna për konsumin, kapacitetet e furnizimit dhe mënyrën se si planifikojnë t’i përdorin të ardhurat shtesë.

Për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, ku më herët ishte propozuar një mekanizëm sezonal për të menaxhuar kërkesën gjatë verës, koeficientët dhe periudha e zbatimit mbeten për t’u miratuar përmes vendimeve të veçanta.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Uji, pagesë me fasha: Për familjet, tarifa bazë deri në 18 m³ në muaj
  • Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit
  • Me armë dhe makinë të blinduar, tre ushtarakë dhe një civil ndalohen në Tiranë
  • Shkon në dy numri i viktimave nga ngjarja e rëndë kriminale në qytetin e Fierit
  • Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  2. ANA on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  3. popull on Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  4. anti25642654censurë on Durrësi harron tërmetin
  5. anti25642654censurë on Durrësi harron tërmetin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?