Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina goditet nga një sulm masiv kibernetik, ndërpriten shërbimet telefonike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina goditet nga një sulm masiv kibernetik, ndërpriten shërbimet telefonike
AktualitetBote

Ukraina goditet nga një sulm masiv kibernetik, ndërpriten shërbimet telefonike

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Shërbimet e operatorit më të madh të telefonisë mobile në Ukrainë, Kivstar, janë ndërprerë, si pasojë e një sulmi të madh kibernetik më 12 dhjetor.

Sulmi i hakerëve shkaktoi pengesa të mëdha në komunikim në gjithë vendin dhe i la miliona njerëz pa shërbime telefonike dhe të internetit mobil në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Mëngjesin e sotëm ishim cak i një sulmi të fuqishëm të hakerëve. Sulmi shkaktoi prishje teknike të cilat e bënë të pamundur komunikimin përmes telefonisë mobile dhe qasjen në internet”, tha Kivstar në një komunikatë për media.

 

Shefi ekzekutiv i Kivstar, Oleksandr Komarov, tha për televizionin ukrainas se u nevojit fikja e rrjetit në mënyrë që, siç tha ai, të parandalohej “qasja e armikut” në të.

 

Raportohet se si pasojë e sulmit kibernetik më shumë se 24 milionë përdorues mbetën pa shërbime interneti dhe telefoni.

 

“Sulmi e dëmtoi shumë infrastrukturën e IT dhe e kufizoi qasjen. Ne nuk ishim në gjendje ta luftonim atë në nivel virtual, prandaj e fikëm Kivstarin fizikisht në mënyrë që t’ia kufizonim qasjen armikut”, tha Komarov.

 

Agjencitë për sundimin e ligjit, përfshirë Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës, janë duke u marr me incidentin, tha Komarov, duke shtuar: “Kjo është luftë, jo vetëm në fushëbetejë, por edhe në hapësirat virtuale dhe, fatkeqësisht, ne jemi duke u sulmuar në këtë luftë”.

 

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka nisur një hetim ndaj sulmit kibernetik, duke thënë se po i heton “ndërhyrjet e pasanksionuara në aktivitetet e rrjeteve sociale, krijimin e një malware [një softueri qëllimkeq], cenimin e integritetit territorial të Ukrainës, tradhtinë e lartë, sabotimin, kryerjen e një lufte agresive, shkeljen e ligjit të luftës dhe pjesëmarrjen në aktivitete e një grupi kriminal”.

 

Raportohet se Rusia ka tentuar vazhdimisht t’i përdorë sulmet kibernetike kundër Ukrainës prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt të vitit 2022.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?