Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina lëshon tri alarme radhazi për sulme ajrore brenda ditës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ukraina lëshon tri alarme radhazi për sulme ajrore brenda ditës
Bote

Ukraina lëshon tri alarme radhazi për sulme ajrore brenda ditës

Published: December 14, 2023
Shpërndaje
A Ukrainian serviceman walks near the wreck of a Russian tank on the front line in the Kyiv region, Ukraine, on March 28, 2022.

Një alarm i madh për sulme ajrore u lëshua në Ukrainë tri herë vetëm brenda ditës së enjte, për shkak të raportimeve për shpërthime në afërsi të kryeqytetit, Kiev. Shkaktarët e shpërthimeve nuk u bënë të ditura menjëherë.

“E gjithë Ukraina është e kërcënuar nga sulmet raketore”, tha forca ajrore e Ukrainës, duke shtuar se avionët luftarakë rusë ishin ngritur në ajër. Dy alarmet paraprake u lëshuan në orën 11:00 dhe në orën 14:00 me kohën lokale. Nuk u dhanë hollësi të tjera.

Alarmet për sulme ajrore u lëshuan në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska do ta vazhdojë luftën në Ukrainë dhe se qëllimet e saj për këtë nuk kanë ndryshuar.

- Publicitet -

Duke folur në konferencën vjetore për media, të enjten, ai tha se qëllimet e tij mbeten të njëjta dhe se paqja do të vijë kur ato të arrihen. Teksa merrte pyetje nga gazetarët, publiku dhe madje ushtarët, Putin tha se qëllimet kryesore të Rusisë mbeten “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës, duke siguruar edhe neutralitetin e saj.

“Do të ketë paqe kur t’i arrijmë qëllimet tona”, tha udhëheqësi 71-vjeçar, i cili, javën e kaluar, njoftoi se do të garojë për mandatin e pestë presidencial në zgjedhjet e marsit.

“Sa i përket çmilitarizimit, nëse ata [ukrainasit] nuk duan të arrijnë marrëveshje – mirë, atëherë ne jemi të detyruar të marrim masa të tjera, përfshirë ato ushtarake… Ose kemi një marrëveshje, biem dakord për disa parametra [për madhësinë dhe forcën e ushtrisë së Ukrainës]… ose ne e zgjidhim këtë me forcë. Kjo është ajo për të cilën ne do të përpiqemi”, tha Putin.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në muajin shkurt të vitit 2022, Putin ka thënë se qëllim i operacionit është “çmilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës, terma që zyrtarët e Kremlinit i kanë përdorur për të pohuar në mënyrë të rreme se qeveria në Kiev kontrollohet nga simpatizantët nazistë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve
  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj
  • Vetmia dhe izolimi social mund t’ju kushtojnë deri në 6 vite jetë të shëndetshme
  • Kremlini: Ende asnjë vendim për një takim të mundshëm të Putin me Trump në dhjetor

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?