Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina në fokus të samitit të BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina në fokus të samitit të BE-së
AktualitetBote

Ukraina në fokus të samitit të BE-së

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel më 26 dhe 27 tetor, në samitin që pritet të përsërisin dënimin për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe të diskutojnë për mbështetjen e bllokut për Kievin, në mes të sinjaleve për lodhjen e disa shteteve anëtare për të ndihmuar për luftën, që është në muajin e 21-të.

Liderët e 27 shteteve të BE-së po ashtu pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për “pavarësinë e Ukrainës, sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe për “të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, thuhet në draft-konkluzat e samitit, dokument që e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Dokumenti, që nuk është final dhe duhet të miratohet nga liderët e BE-së, po ashtu riafirmon qëllimin e bllokut që të vazhdojë të ofrojë “mbështetje të fortë financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

- Publicitet -

Në draft-konkluzat po ashtu bëhet thirrje “për ashpërsimin e mëtejmë të sanksioneve” kundër Rusisë për shkak të agresionit dhe do t’i bëjë thirrje Komisionit Evropian “të përshpejtojë punën” mbi propozimet se si të ardhurat që rrjedhin drejtpërdrejtë nga asetet e palëvizshme të Rusisë, mund të drejtohen për të mbështetur Ukrainën dhe për rindërtimin e saj.

Një tjetër temë në agjendën e liderëve të BE-së do të jetë edhe rishikimi i buxhetit afatgjatë të bllokut. Komisioni Evropian po kërkon mbështetje unanime nga vendet anëtare për të rritur buxhetin para vitit të ri, veçanërisht për të vazhduar ndihmën financiare për Ukrainën. Kievi ka thënë se i duhet ndihma ndërkombëtare për të mbuluar deficitin buxhetor gjatë luftës, përderisa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Kievit do t’i duhen 42 miliardë euro gjatë vitit të ardhshëm. Por, për buxhetin ka nevojë që të ketë mbështetje nga të gjitha shtetet anëtare. Hungaria, ku Qeveria e Victor Orbanit vazhdon të mbajë raporte të ngushta me Rusinë, shihet si kundërshtare potenciale për rritjen e ndihmës për Ukrainën.

Sllovakia që ka zgjedhur një lider populist, ish-kryeministrin Robert Fico po ashtu mund të kundërshtojë ndihmën për Ukrainën, pasi gjatë fushatës zgjedhore ka kërkuar që të ndërpritet ndihma ushtarake për Ukrainën dhe ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë. Ukraina tani po aplikon për anëtarësim në BE, por vendimi i liderëve të BE-së se kur do të nisin negociatat formale nuk pritet të merret deri në samitin e radhës në dhjetor.

Po ashtu, në samitin e BE-së do të diskutohet edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe tema të tjera, përfshirë edhe tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dy shtete që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Në agjendë do të jenë edhe raportet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pas ofensivës së Bakusë në shtator, përmes së cilës mori kontrollin e Nagorno-Karabakut, rajonit ku jetojnë armenë etnikë.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të dënojnë grupin militant palestinez Hamas për “sulmet terroriste dhe brutale” ndaj Izraelit, që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë. Ata po ashtu pritet të theksojnë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Sipas draft-konkluzave, liderët po ashtu pritet të shprehin shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe të bëjnë thirrje për një “pauzë humanitare” të fushatës së Izraelit në mënyrë që të mund të dërgohen ndihma në këtë territor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?