Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ulet me 2% çmimi i naftës mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ulet me 2% çmimi i naftës mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq
AktualitetEkonomi

Ulet me 2% çmimi i naftës mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa investitorët ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq, ku janë rikthyer anijet tregtare pavarësisht sulmeve të mëtejshme të martën. Nafta e papërpunuar u shit me 79.65 dollarë për fuçi ndërsa cilësia më e ulët u shit me 74.11 dollarë për fuçi.

Kompania daneze Maersk tha se ka planifikuar dërgesat me disa dhjetëra anije përmes Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në javët e ardhshme, pasi më herët këtë muaj bëri thirrje për një ndalim të përkohshëm pas sulmeve nga grupi Houthi i Jemenit që mbështetet nga Irani.

Kompania franceze CMA CGM tha gjithashtu se po rifillonte transportin përmes Detit të Kuq pas vendosjes në rajon të një force ushtarake shumëkombëshe.

- Publicitet -

“Mendoj se duhet të presim dhe të shohim nëse patrullimet e shtuara detare dhe ndryshimi i rrugës së anijeve do të çojnë në një rënie të sulmeve”, tha Callum Macpherson me grupin e investimeve Investec.

Mundësia e një fushate të zgjatur ushtarake izraelite në Rripin e Gazës mbetet shtytësi kryesor i tregut të naftës. Forcat izraelite goditën Gazën qendrore nga toka, deti dhe ajri të mërkurën, një ditë pasi shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, u tha gazetarëve se lufta do të vazhdojë “për shumë muaj”.

Ndërkohë, ngarkesat e naftës në portin rus të Detit të Zi në Novorossiisk u pezulluan për shkak të një stuhie. Megjithatë, Ministria e Energjisë së Kazakistanit tha se terminali i Konsorciumit të Gazsjellësit Caspian (CPC) pranë portit ishte i hapur.

Në Shtetet e Bashkuara, sasia e naftës së papërpunuar u rrit javën e kaluar me 1.84 milionë fuçi, sipas burimeve të tregut që cituan të mërkurën shifrat e Institutit Amerikan të Naftës.

Nxjerrja e naftës në Rusi, prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, pritet të jetë i qëndrueshëm ose të rritet vitin e ardhshëm, pasi Moska ka anashkaluar sanksionet perëndimore, thanë analistët.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?