Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
opinion

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Published: September 11, 2026
Shpërndaje

Nga Filip Çakuli

Në Shqipëri kemi zgjidhur më në fund problemin 35-vjeçar të pronave.

Jo me Kadastër.

- Publicitet -

Jo me gjykatë.

Jo me hartë.

Me ullinj!

Dy biznesmenë grinden për një tokë në Palasë. Njëri thotë: “Është e imja, e kam blerë.” Madje thotë se një pjesë e ka blerë dy herë. Tjetri paraqitet me dokumentet e veta dhe me projektin e vet.

Shteti, ndërkohë, është në mes.

Kadastra jep dokumente. AZHT shqyrton projekte. KKTU merr vendime. Investitori merr status strategjik. Arkitektët projektojnë. Marketingu shet vila. Ndërtuesit ndërtojnë.

Dhe në fund shteti pyet:

“Po toka e kujt është?”

Kjo është njësoj sikur noteri të të martojë dhe, pas dasmës, të thotë:

— Prisni pak, të kontrollojmë nëse nusja ishte e martuar!

Por Palasa ka edhe një mrekulli tjetër.

Dokumenti zyrtar për projektin “Delta Falaise” flet për afro 258 mijë metra katrorë, nga të cilat 26 mijë private dhe afro 232 mijë metra katrorë që pretendohet se janë pronë shtetërore.

Pra kemi privat, shtetëror, AMTP, certifikata, investitor strategjik, leje, aplikime, mbivendosje…

Mungon vetëm një gjë e vogël:

Të dimë e kujt është toka.

Pastaj biznesmenët konfliktohen.

Dhe këtu shteti shqiptar shfaqet si Zeusi në tragjeditë greke: zbret nga qielli dhe zgjidh dramën.

— Mjaft! Do ta shpronësojmë!

Shumë bukur.

Po kë do shpronësojmë?

Të parin?

Të dytin?

Të dy?

Dhe zgjidhja me ullishte është madhështore.

Më saktë, “Madhështia e marrëzisë”, siç thoshte Erazmi i Roterdamit.

Në vend që të zbulojmë kush e ka pronën, e marrim pronën.

Në vend që të zbulojmë kush gaboi në Kadastër, mbjellim ullinj.

Në vend që të zbulojmë kush firmosi çfarë, prodhojmë vaj ulliri.

Vetëm një tabelë duhet në hyrje të parkut të ardhshëm:

“ULLISHTJA KOMBËTARE E PRONËSISË SHQIPTARE”

Poshtë saj: “Këtu prehen paqësisht dy AMTP, disa certifikata pronësie, disa projekte turistike dhe pyetja e përjetshme shqiptare: E KUJT ËSHTË TOKA?”

Dhe një tabelë më e vogël: “Ju lutemi, mos i prekni ullinjtë. Mund të dalë pronari.”

Dhe, për të shmangur çdo keqkuptim, në hyrje mund të vendoset edhe një sportel shtetëror:

“Për të hyrë në ullishte, paraqisni dokumentin e pronësisë.”

Nëse keni dy dokumente, kaloni te sporteli i dytë.

Nëse keni tre, merrni numër.

Nëse nuk keni asnjë, mos u shqetësoni: shteti do t’ju japë një projekt, një leje dhe një status strategjik.

Pastaj, kur të ndërtoni vilën, do t’ju pyesë:

— Shumë bukur. Po kush ju tha se toka ishte e juaja?

Dhe nëse përgjigjeni “Kadastra”, do t’ju tregojnë ullirin më të afërt.

Sepse në Shqipëri prona nuk zgjidhet më me ligj.

Zgjidhet me fotosintezë.

Nuk pyesim dhe intetesohemi për thelbin, po për vogëlsira. Si ai burri që i tregon gruas nga spitali, se e kishte përplasur makina, me tre brinjë të thyera, këmbë e duar në allçi. Do kisha vdekur në rrugë, po qëlloi Lola me makinë dhe më solli në spital. Gruaja pyet, cila është Lola…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 11, 2026 at 7:34 pm

    Ja,ku u zgjidh dhe fjalekryqi i Pronave.Cfare duhej Ajo autokolone me 8 autoblinda?

    Reply
  • Dudumi says:
    September 11, 2026 at 9:25 pm

    Erazmi me fakt ka shkruar “Elozh Marrëzisë”. Jo Madheshtia e Marrëzisë. Puna nuk do kishte vajtur tek lulishtja sikur garipat e sherrit për pronë të kishin shkrehur vërtet armët. Do kishin ngrënë kokat dhe kjo është zgjidhje më pak e kushtueshme për shtetin. Do fitonte i treti, dmth shteti. Që do ia jepte statusin dy të tjerëve që të vazhdojë saga e sherrit

    Reply
    • Aldrin says:
      September 12, 2026 at 11:04 am

      Pse, e mendon ti se dy kriminelet i shkrehen armet ashtu papritur?
      Sherri eshte i planifikuar nga Gjeniali i Krimit, Al Kaponja ne Kerministri, Ramut Kerma.
      U gjend shkaku qe te rrembehet prona publike, dhe te planifikohet tjetersimi per tjeter projekt “Strategjik” te grabitjes se pronave shteterore.

      Reply
  • Dashi says:
    September 12, 2026 at 8:11 am

    E paska botuar edhe Dita shkrimin e Filip Çakullit . Unë e lexova te TemA , por para ca ditësh Çakulli shkroi një tjetër artikull , që merrej kryesisht me “protestuesit” (nëse mund të quhen të tillë) . Ishte një artikull shumë i ndjerë prej një mjeshtri , që u shoqërua me mbi 200 komente dhe vazhdon të bëjë jehonë , por Dita nuk pati mirësinë t’a botonte . Sigurisht , nuk është se do t’i rekomandojnë lexuesit , se ç’do botojë gazeta , që është private , por mendime e sugjerime mund të japim , ndryshe ç’kuptim ka që ju lexojmë !?

    Reply
  • Tártari says:
    September 17, 2026 at 12:42 pm

    Kjo Gazete nuk eshte private , eshte e lidhur me shtetin ne rruge sekrete, qe te denon pa gjykuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?