Z. Kryeredaktor, përshëndetje!
Unë nuk mund ta zëvendësoj Arben Dukën, por kjo poezi mendoj se ja vlen të botohet si një Thirrje, në situatën që kalojmë. Me shumë respekt Gjon Bruçi, Shkodër, Dhjetor 2025.
Qytetar, mos rri i heshtur,
qytetar;
Nuk është koha për të fjetur,
mor qyqar!
Fare hapur po të tallin,
si jesmen;
Pas kurrizit po ta kallin,
derdimen!
Dy “Maliqë” në një derë,
ke ti sot;
Njëri helm, tjetri vrerë,
mos o Zot!
Që të dy të zotohen,
ditë e natë;
Jargaviten, përbetohen,
në fushatë . . .
Oh, sa fort të përqafojnë,
të qajnë hallin;
Por kur lumin e kalojnë,
pjerdhin kalin . . .
Dhe ti mbetesh në mes rrugës,
për nishan;
Të vjen shpirti në majë hundës,
s’ke derman.
Për pesë lek’ ty të shesin,
mor zavall;
Ata plot e mbushin thesin,
Personal.
Shesin ty dhe Shqipërinë,
pa marak;
Korrupsionin, tradhëtinë,
kanë në gjak.
Se të dy këta “armiq”,
aferim!
Janë “Kamberë” në një derë,
s’ka dyshim.
Njëri-tjetrin e mbajnë fort,
s’e luan topi;
Në karrocë të qeverisë,
ndërron konopi . . .
Prandaj shqipo thirri “Qokës”,
sa s’është vonë;
Dili zot, ti Nanlokes,
si gjithmonë.
Zgjohu, dil nga ky jerm,
bukurosh;
Kokën lart me krenari,
Tarabosh!
Se vatani është i yti,
je pronar;
Kush ta shet, kape për fyti,
si zuzar.
Jetës tënde dili zot,
me guxim;
Nga të tjerët, mos prit kot,
miku im.
Mos lejo me ty të tallen,
të kam xhan;
Kush të tall, martoja Hallën,
je SOVRAN!
—-
Gjon BRUÇI

O Gjon Bruci prej Shkodret, ti bukur e ke bere kete, vetem ke bere gabimin qe kane bere gjithmone shqiptaret qysh nga 1912, kur kujtuan se u bene SOVRANE. Me kete qef shqiptaret gjithmone i kane mbajtur ne kurriz “Kamberët”, e s’ka bejte qe i shpeton, qofte e Dukes, qofte e jotja.
>
DHe sa per Hallen, qe ti dashke ta martosh……Halla ka vdek me kohe or taj!
Naj gje konkrete kshu?
Se per kto hyrra burra popullore me flake keni mjeshtrin zjarrfikes edvinrama, ka dhene prova.
Mirë e ke ti. Por ua merr dot sot pasuritë kombëtare dhe publike atyre që i kanë privatizuar?! Nafta, bakri, hekuri etj etj sot janë pronë private. Njëlloj si plazhi i “xanun”! Ec provojua t’ua marrësh, por të shpallin menjëherë komunist?! Se ata i kanë fituar “me djersë” këto pasuri! Dhe çfarë të bëjë sovrani?! Se pushtetin dhe pasurinë sot e kanë gllabëruar oligarkët bashkë me politikanët! Atyre si t’ua bësh?! Lëre pastaj po të mendosh se kanë edhe gjykatësit, edhe ushtrinë dhe policinë me vete! Populli është turmë dhe tërhiqet kollaj nga hunda. Sidomos sot që i kanë hutuar edhe me “lirinë” e Big Brother-it! Aq më shumë që një pjesë e llumit, drogmenëve, vrasësve, të korruptuarve, etj etj – janë edhe ata pjesë e “popullit”. Ke dëgjuar ndonjëherë për “lumpen proletariatin”?! Ndryshe llumin e llumit?! Dhe ata duan që të vazhdojë kështu siç është sot.
Gjon Brucko o fort i nderuar,
atij Benkos pse i je referuar?
sikur te ngrihej nga varri e te lexonte,
me partishmeri te larte do te kritikonte,
se “Edi Rama tungjatjeta” gjekundi nuk ke ngjyer,
e keshtu qe Benko kurrsesi nuk ka per ta pelqyer!
Ju uroj suksese në krijimet tuaja që kritikojnë, demaskojnë dhe dënojnë veprimtarinë antishqiptare të politikës shqiptare.
Shit te tuat.
Te lumte o Gjon Btuci , bukur fort e paske mbrehur penen kesaj radhe . I tille ke qene qe ne kohrat e hershme qe te njoh , kohe kur ke qene oficer ne brigaden e Permetit . Vecse nje gje dua te ta them se asokohe sec kishe nje pathos me te madh kur shkruaje dhe losje theatro duke i thurur lavde Partise dhe shokut Enver qe jo vetem vrau me mijra shqiptare te pafajshem , rrembeu gjith pasurine e shqiptareve por edhe shiti gjysmen e truallit shqiptar ate Kosoven martire . Ndaj o Gjon Bruci neqofte se nuk ke gje konkrete per te na ofruar me mire ri dhe gezo ate pensionin , se per te shkruar neper faqe gazetash e per te dhene mend jemi te vetmit ne shqiptaret
O Mark! Ja ke futur si kau pelës. Enveri nuk e shiti asnjëherë Kosovën se ajo nuk ka qënë kurrë pjesë e Shqipërisë, sipas vendimit të Fuqive të Mëdha. Ndryshe pasuritë e shqiptarëve janë grabitur sot dhe jo në atë kohë. Të gjitha pasuritë publike të popullit shqiptar sot janë privatizuar dhe kanë rënë në disa duar. Në atë kohë “ata” edhe shtëpitë nuk i kishin të tyre dhe i dorëzuan! Po ec e merrja vilat këtyre pasunarëve të sotëm! Vilat në gjirin e Lalzit, në Dhërmi e kudo, pa e sheh. Kur nuk i kupton as këto pak gjëra kjo do të thotë se qënke një trap që s’e paske shokun!