Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: S’kam frikë ligësinë e mizorit, por heshtjen e të ndershmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > S’kam frikë ligësinë e mizorit, por heshtjen e të ndershmit
Kendi i KryeredaktoritKryesore

S’kam frikë ligësinë e mizorit, por heshtjen e të ndershmit

Published: March 8, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Alessandro Di Battista është lindur në 4 gusht 1978, në Romë. Publiku i vendit të tij e njeh si gazetar, shkrimtar dhe politikan. U bë figurë e njohur kur u zgjodh deputet në parlamentin italian në vitin 2013 me lëvizjen politike “Movimento 5 Stelle”.

Ishte nga figurat më karizmatike të kësaj lëvizjeje anti-establishment. U dallua për kritika të forta ndaj elitave politike, bankave dhe politikës së jashtme perëndimore.

- Publicitet -

Në 2018 vendosi të mos rikandidojë për parlament dhe u largua për një periudhë nga politika aktive. Në 2021 u largua përfundimisht nga partia e tij, pasi kundërshtoi vendimin që lëvizja të mbështeste qeverinë e Mario Draghi.

Sot Di Battista është komentator politik, autor librash dhe figurë publike që shfaqet shpesh në debate televizive në Itali. Ai vazhdon të mbajë një linjë shumë kritike ndaj politikave të BE-së. Deklaratat e tij për Ukrainën dhe NATO-n, kanë patur jehonë të gjerë.

Në videon që mund të klikoni në fund të këtij shënimi ai flet edhe njëherë fort për hipokrizinë.

Në pjesën e sipërme të videos shfaqet Donald Trump në vitin 2011 kur deklaronte se Obama kërkon të sulmojë Iranin sepse nuk ka absolutisht asnjë aftësi për të negociuar, është i dobët dhe joefektiv, kështu që e vetmja mënyrë që ai mendon se do të rizgjidhet është të bëjë luftë.

Në 2025 Trump bën ekzaktësisht atë që kur nuk ishte në pushtet, e kritikonte.

Duke marrë shkas nga këto dy deklarime, dhe duke i quajtur pa doreza, Trumpin dhe Netanjahun, kriminelë, Batistta thotë:

“…Si qytetar italian dhe evropian, pyes se çfarë tjetër duhet të bëjnë më shunë këta dy kriminelë që Bashkimi Evropian t’i dënojë. Më poshtë citon Martin Luther King: “Nuk kam frikë nga ligësia e mizorëve, por nga heshtja e të ndershmëve”.

Në shënjestër të tij vihet pak më tej edhe Meloni. Battista ironizon:

“Asnjë fjalë dënimi për masakrimin e fëmijëve nga ata që thonë se po eksportojnë demokracinë, nuk erdhi nga ajo që foli 40 minuta për të mbrojtur Pucci-n në Sanremo...”.

Për të kuptuar çfarë ka dashur të thotë me frazën e fundit:

Andrea Pucci është komedian. Ishte ftuar si bashkë-prezantues në një nga netët e Sanremos. Bën humor seksist, homofob, politikisht teza të ekstremit të djathtë. Pas polemikave të forta vendosi të tërhiqej nga festivali.

Pas kësaj, Meloni reagoi publikisht. Ajo i shprehu solidaritet Pucci-t. Tha se është e papranueshme që një artist të detyrohet të heqë dorë për shkak të një “klime intimidimi dhe urrejtjeje”. Akuzoi të majtën për “standard të dyfishtë” dhe “derivë iliberale” ndaj satirës.

Më poshtë video e Battistës: 

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/03/Untitled-2026-03-05-18-59-22copy-1.mp4

Marrë nga rubrika e kryeredaktorit, bashkëbisedim me lexuesit, që publikohet nga e hëna në të shtunë në versionin print të gazetës DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
34 Comments
  • Elton IT says:
    March 6, 2026 at 12:17 pm

    Sa larg eshte elita intelektuale shqiptare nga problematika reale qe preokupon sot intelektualet dhe njerezit e lire sot ne Europe.

    Vite drite

    Per te ardhur keq por nuk besoj se ne jemi te denje per kete Europe

    Keto jan te vertetat e ndaluara nga horrat e dhunshem qe drejtojn sot boten. Madje ketu ne Itali per turp kan ber nje ligj qe ndalon te kritikosh izraelitet.

    Reply
    • Albi says:
      March 6, 2026 at 4:49 pm

      kurse une kam me shume frike injorancen e atij qe ben sikur di, ose dredhine e atij qe ben sikur nuk kupton. Ajo fotoja lart, qe pretendohet se shfaq viktima nga bombardimet ne Iran, eshte e manipuluar. E ka nxjerre edhe Francesca Albanese ne llogarite e saj, dhe nuk ka pranuar ta heqe, edhe pasi ju kerkua formalisht ta hiqte pasi u vertetua qe ishte e manipuluar.
      Nuk e kuptova ku donte te dilte artikulli, por kur fillon me manipulim, eshte veshtire qe te krijoje besim me cfare shkruan me poshte….

      Reply
      • MODERATORI says:
        March 6, 2026 at 6:36 pm

        Fotoja eshte e sakte dhe e konfirmuar.

        Reply
  • Gani says:
    March 6, 2026 at 12:22 pm

    Po c thoni o Dita
    Lideri yn karizmatik sipas gazetes se Ymerit sapo u shpall nder 7 liderat boteror dhe nderplanetar per te cilin italianet po vrasin veten
    Aktualisht ka trembedhjet hedhje nga ballkoni në Romë dhe ne Venecia per shkak se adhurimi esht kaq i madh sa nuk permbahen dot

    Nuk e di c mendon xha Temja po kjo vrasja e fmijve me urdher t ktyne qe ne u shtrengojm duart dhe nuk i lajm se jan burra t mire, do jet me siguri shpikje e mediave te Saldhiut

    Reply
    • Iliri says:
      March 6, 2026 at 8:38 pm

      Keta jane njerzit kurajoz qe shoqsrise se sotme didomos shqiptare i mungojne, nga frika, nuk besoje qe “demoracia” te ushqej ate, nga interesi nuk e besoj nga bolleku qe nuk mungon por ngase mund ti mungojne shoqerise keta intelektual dinjitoz e te pasur me moralin human?! Pse shoqeria, intelektualet aq me keq ata qe mendojne se na qevetise apo bejne sikur na qeverisin por ne fakt jane lepirsa te imoralitetit nderkomvetar te krimineve te shpallur ne kerkim nderkomberare per gjenocit e kur jane prane tyre jane deklarohen “krenare”. Por, besoj se ata cfardo karrige qe kane rrembyer e mbajne me nashtrime, jane vec zvarranik ne kete shoqeri te kulturuar qe frymzojne boten.

      Reply
  • skënder says:
    March 6, 2026 at 12:59 pm

    Çfarë t thuash, të vërteta janë të gjitha.
    Edhe historia e ka tregu se padrejtësia mbijeton jo se është e fort, por sepse përballë qëndron një shumicë e heshtur që preferon komoditetin e indiferencës
    Harrojm qe heshtja esht bashk fajsi dhe viktima e radhes behesh ti vet nje dit

    Reply
  • Kur përçmon fjalën e lirë says:
    March 6, 2026 at 1:01 pm

    Kjo esht nje bot interesash
    Dhe po behet perher e me e ndyr
    Gjithsesi hipokrizia dhe ligesia bien ndesh me natyren njerezore
    Nje dit qelbi shperthen
    Per fat te keq kur vjen ai moment e para vritet drejtesia
    Dhe behen te gjith fajtor
    Sepse behen te gjith vrases

    Reply
  • Realisti says:
    March 6, 2026 at 1:13 pm

    Perfyryroni ta bombardonte dikush Shba dhe te godiste nje shkoll e te vriste 150 femij.
    E perfytyroni dot se cfare reagimesh do kishte?

    Reply
  • Skypion says:
    March 6, 2026 at 1:21 pm

    Me dashamiresi do ju kerkoja gazetareve te majte qe te maten, jo njeqind, por njemijehere, kur t’u referohen kolegeve te tyre te majte ne Perendim, kur japin opinione per konfliktet ne Lindjen e Mesme. Narrativa, gjuha, me te gjitha klishete e saj, tek gazetaret e majte ne Perendim, ne lidhje me konflikte te tilla, eshte ne thelb(madje edhe ne forme) e njejte sic ka qene dikur tek ne ne kohen e diktatures.
    Por, arsyeja e vertete se pse ua kerkoj kete vetpermbajtje, ka te beje me historine e nje pjese te kombit tone, me historine e Kosoves. Tipa te tille, qe citon zoti Thano, kane qene nder ata qe denonin eger nderhyrjen e NATO-se ne konflikt. Kam ndjekur shume debate ne televizionet italiane atebote; te gjithe te majtet kunder; ne unison; jo vetem kaq, por organizonin edhe protesta ne rruge; jo vetem kaq, por shkonin deri aty, beheshin aq cinike, sa akuzonin NATO-n se po bombardon popullin e pafajshem te Kosoves…
    Ia kerkoj kete zoti Thano dhe kolegeve te tij ne Dita, meqe pikerisht ketu jane shkruar shume artikuj per luften ne Kosove dhe heronjte e deshmoret e asaj lufte ( ne mos a pacin pasur me hipokrizi).
    Perseri Kosova. Ne kulmin e genocidit serb ne Kosove, Autoriteti Palestinez, ishte nder te rrallet qe pat mbeshtetur hapur, publikisht, deklarativisht regjimin serb; kjo mbeshtjtje ne nje kohe, kur Serbia ishte lecitur nga shumica e komunitetit nderkombetar. Por nuk mbaron ketu; pasi regjimi serb e kreu genocidin, disa muaj pas tij dhe mbarimit te luftes, vete Jaser Arafat, kreu i autoriteti Palestinez, do te ishte prape nder te rrallet lidere boterore, qe do te shkonte ne Beograd, te takonte Milloshevicin dhe t’i shprehte atij hapur, para kameravem, mbeshtetjen e plote te popullit palestinez per Serbine…
    SHBA-ja eshte protagonistja kryesore ( ajo pa te cilen) e pavaresise se Kosoves; Izraeli e ka njohur Kosoven; Palestina, si ajo e te moderuearve dhe ajo e esktremisteve, mban te njejtin qendrim si Arafat dikur.
    Tani te gjithe atyre qe ju dhemb zemra e shpirti per femijet e Gazes dhe viktimat palestineze ne pergjithesi, ju them qe ju ose duhet te keni nje zemer sa te kaut dhe nje shpirt profiti, ose jeni ca shpirtzinje e zemerkatraner, qe nuk u ben pershtypje qendrimi mizor i palestinezeve ndaj atyre mijera femijeve te vrare, qindra foshnjave te masakruara, 20 mije nenave dhe motrave kosovare te perdhunuara…

    Reply
    • Anonymous says:
      March 6, 2026 at 3:11 pm

      Për Skypionin mendje pjerdhur e argat i Sali molotovit të Viçidollit . E majta italiane nuk është ajo që përshkruan ti , në lidhje me bombardimet e Beogradit . Kur avionët bombardues niseshin nga baza e NATO-s , nga Aviano e Italisë , në qeverisjen e Italisë ishte e majta me kryeministër Massimo D’Alema dhe vendimi për shfrytëzimin e bazave ajrore italiane nga NATO , është marrë me votim unanim bipartizan në të dyja dhomat , senat e parlament . Ato lëvizje që përmënd ti si protesta pacifistësh kundër sulmit mbi Beograd , nuk janë aspak të organizuar nga e majta italiane , e cila siç thashë , ishte në pushtet dhe nuk mund të dilte kundër vetes . Protesta të tilla organizohen nga pacifistët në çdo vend demokratik dhe nuk mbarojnë kurrë kundër çfardo lufte në botë . Sa për ilustrim , po të them që edhe para 6 ditësh në Romë , u pa një manifestim pacifistësh që protestonin kundër sulmit Amerikano- Izraelit në Iran . Ju “të djathtët shqiptarë” , që ju udhëheq një komunist , i cili militoi 23 vjet në rradhet e partisë komuniste , nga të cilat 12 vjet sekretar partie i Fakultetit të Mjekësisë dhe spitalit civil , vetëquheni të djathtë e çdo lëvizje që nuk ju intereson , ja atribuoni të majtës . Juve t’ju vijë turp që kini në krye një bashibozuk , që zbriti nga malet me një valixhe druri dhe që u bë i djathtë brenda 24 orëve por në mendje e zemër , si çdo ish drejtues komunist , ka revolucionin , dhunën , kryengritjen e armatosur me molotovë . Megjithatë , që t’i qëndrojmë temës , lufta e Izraelit kundër Hamasit , që ti bën paralelizëm me bombardimet e Beogradit nga NATO , nuk kanë asnjë lidhje e ngjashmëri me njëra tjetrën .

      Reply
      • Dashi says:
        March 6, 2026 at 4:28 pm

        Komentin ose replikën e mësipërme me Skypionin , që i atribuohet Anonimous , e kam shkruar unë . Nuk e di pse ka ndodhur një ngatërresë e tillë . Ndoshta kam haruar të ve emrin tim ?!

        Reply
        • Arratisur says:
          March 7, 2026 at 3:16 pm

          po, kur harron te vesh nofken tende, automatikisht portali i bashkangjit komentit nofken Anonymus

          Reply
    • Sokrat i hidheruar says:
      April 7, 2026 at 5:18 pm

      Skypion. te ftoj te behesh pak me i pavarur ne gjykim. TI thua, meqe autoriteti palestinez nuk perkrahu Kosoven, Izraeli beri mire qe vrau femijet ne shkolle? Gjithashtu, meqe USA ndihmoi Kosoven te çlirophet, duhet ta perkrahim syqorrazi ne cdo gje qe ben? Njeriu me nje nivel intelektual afer mesatares duhet te kuptoje se jo cdo here interesat e nje kombi perputhen me ate qe eshte e drejte ne bote.

      Reply
  • Buda says:
    March 6, 2026 at 1:30 pm

    Sistemi demokratik i Kushtetutes se SHBA-ve, i 17 shtatorit 1787, ka rene me mbifuqizimin e rolit te Presidentit edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ edhe Kryetar i Pushtetit Ekzekutiv. Edhe ne Shqiperi sistemi ekzistues prodhon cdo dite Kryeministra Diktatore. Nese doni sistem demokratik kerkoni sistem Republike Presidenciale, ku Presidenca te kontrolloje dhe te balancore tre pushtetet: Legjislativin, Ekzekutivin dhe Gjyqesorin.

    Reply
    • Arratisur says:
      March 7, 2026 at 3:29 pm

      Gjeja me e ndyre e te ashtuquajtures demokraci, eshte ndasia e mendimit, nepermjet kategorizimit te tij neper parti duke i vene etikete politike. Qe ketej kalohet pastaj ne politiken militante e partizanizma., qe jane jo vetem percarje e ndasi fizike ne shoqeri, por edhe shkaterruese kundrejt ne mendimin humanitar global i cili eshte nje e vetem nje.
      Bota ka nevoje te distancohet nga partite e ndasite partiake.
      Keto i mbolli 10rokracia!
      Mbi te gjitha politikat, qendron shqetesimi njerezor.
      Etiketimi i fjales se atij ne video, nen prizma politike, eshte krim i dyfishte, se demton parimet e humanzmes , dhe po ashtu nje bombe e dyte mbi ato femije

      Reply
  • Fshatari says:
    March 6, 2026 at 3:09 pm

    Elitat e dine veten “Zot” dhe mendojne se do te ndryshojne natyren njerezore.
    Me thoni nje periudhe te historine e qenies njerezore qe nuk ka qene keshtu.
    Sa here elitat deshtojne fillojne akuzojne kete apo ate individ apo grup njerezerish, per te mbuluar deshtmin e tyre. Sepse ata nuk jane “Zoti” ( apo natyra – varet cfare besoni)
    Natyra e njeriut eshte te luftoj per te siguruar burime jetesore per veten e tij, per familjen e tij, per krahinen e tij per kombin e tij. Ndersa elitat kerkojne te ndertojne “njeriun e ri” te jete pa individ, pa familje pa krahine apo komb, te jete nje robot i tyre si qytetar i globit. ( ja lexoni edhe me lart kete qytetarin e globit ta kuptoni kete. Dhe ai eshte krenar qe eshte pa familje, pa krahine pa komb Ai eshte kenar qe eshte robot qe perserit cfare lexon si qytetar i globit.)
    Sa per ne Shqiptaret ne jemi te lumtur te jemi “njeriu i ri” sepse ne kemi humbur familjen krahinen e kombin dhe si individ perfitojme nga “qyetari jo Shqiptar por global”. Dhe ne do te jemi ata qe do te vuajme me shume nga kjo situate.
    Tere te tjerat ne kete artikull jane trajtim i konceptit Njeriu i ri.
    Edhe emrat qe permenden atje ( Obama & Co) kane bere e sjelle luftera kur kane qene ne pushtet, qe autori nuk e permend ( Libia., Siria, Egjypti, Algjeria apo sic u quajt pranvera arabe). Lufta ne Ukrahine eshte pasoje e ketyre qe tani na sillen si anti lufte. Mos harroni eshte natyra njerezore jo elitat.

    Reply
  • Fshatari says:
    March 6, 2026 at 3:45 pm

    Edhe dicka tjeter per ata qe nuk e dine Alessandro Di Battista ( dhe qe botuesi nuk e permend) eshte politikan populist i majte ( nenkupto Socialist/komunist ) ose sic eshte quajtur ndryshe Che Guevara ( komunist) i partise se 5 yejeve.
    Thjesht per ata qe flasin si antikomuniste por sillen si komuniste, Perseri, qe duan te ndertojne njeriun e ri globalist apo sic i quante Enveri njeriu i ri i internacionalistes komuniste.

    Reply
  • ardi mamurrzaku says:
    March 6, 2026 at 5:11 pm

    Une kam vite qe ndjek, dhe shpesh here shkruaj, dhe i kerkon qe te rifutet ne poltike perseri… Por si nje idealist qendron larg te korruptuareve.Eshte nje Albin Kurti i dyte,ndoshta pak me ahume si Albini si idealist.

    Reply
  • Zdromsi says:
    March 6, 2026 at 7:05 pm

    Po ky italiani qe iu fut politikes e kishte lexuar “Princin” e Makiavelit?! Apo hajt ia fusim kot tu bo moralistin me nji sy tek politika.
    S’ka perputhje Politika me Moralin. Ka 500 vjet qe dihet me letra e pa letra. Per te mbajtur pushtetin do te dalesh kunder moralit perndryshe s’vlen, s’e ben dot ate pune.

    Reply
    • Miri says:
      March 6, 2026 at 7:43 pm

      Edhe pastaj?
      Te biem dakord me cfaredo qe bejnë?

      Reply
      • Zdromsi says:
        March 6, 2026 at 7:56 pm

        @Miri perqendrohu para se te besh pyetjen!
        Ky nga cili pozicion shkruan? I politikanit apo moralistit?
        Nese shkruan nga i politikanit ia fut kot. S’e permban politika moralin.
        Po e ka lene Politiken dhe i eshte kthyer Moralit, Etikes, eshte ne rregull.
        Po keta qe rrine dhe andej dhe kendej s’jane shume te ndershem.

        Reply
  • SHTET FETAR, INJORANCË, PRAPAMBETJE says:
    March 6, 2026 at 9:14 pm

    SKANDALET NË IRAN — TEOKRACIA, DIKTATURA FETARE- PRAPAMBETJA

    Në 2013, parlamenti iranian miratoi një ligj për adoptimin e fëmijëve (Protection of Children without Guardians), që lejon martesën mes një kujdestari dhe fëmijës së adoptuar, nëse gjykata vendos se është “në interes të fëmijës”. Ligji u miratua nga parlamenti iranian dhe u aprovua nga Këshilli i Gardianëve. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kritikuan ashpër ligjin. Organizata ndërkombëtare (si Amnesty, Human Rights Watch) e kanë kritikuar këtë ligj,
    Ligji nuk është anuluar në vitin 2019. Nuk ka prova që është shfuqizuar në 2019. Ai ende ekziston në formën e miratuar në 2013, por me disa kufizime. Edhe sot (2026) në Iran ligji ende lejon që një vajzë të martohet në moshën 13 vjeç, kurse djemtë në moshën 15 vjeç. Kjo është e përcaktuar në nenin 1041 të Kodit Civil iranian. (iranprimer.com)
    -Ligji lejon që vajzat edhe më të vogla se 13 vjeç të martohen nëse:
    -jep leje babai ose kujdestari, dhe e miraton një gjykatë.
    Në praktikë kjo do të thotë se në disa raste janë regjistruar edhe martesa nën 13 vjeç.
    _____________________

    https://www.arcdh.eu/joint-submission-to-the-upr-of-the-islamic-republic-of-iran-15-march-2014/?
    https://www.theguardian.com/world/2013/sep/26/iran-lawmakers-men-wed-adopted-daughters?
    https://www.ilfattoquotidiano.it/2019/09/06/iran-annullato-matrimonio-con-sposa-bambina-lindignazione-social-ha-colpito-nel-segno/5434836/
    https://iranopendata.org/en/article/64e/?

    Reply
  • THËNIE NGA AUTORË TË NDRYSHËM says:
    March 6, 2026 at 10:06 pm

    Mendjet e forta diskutojnë ide, mendjet mesatare diskutojnë ngjarje, mendjet e dobëta diskutojnē njerëz. (Sokrati)
    Mendjet e forta diskutojnë ide, mendjet mesatare diskutojnë ngjarje, mendjet e dobëta diskutojnē njerëz. (Sokrati)
    Një politikan ka nevojë për aftësinë për të parashikuar çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër. Dhe të ketë aftësinë pas kësaj që të shpjegojë pse nuk ndodhi. (Winston Churchill)
    “A s’është politika asgjë tjetër përveçse arti i të gënjyerit me qëllim?” (Voltaire)
    “Politika është arti për të kërkuar vota nga të varfrit dhe për t’u shitur të pasurve.” (Ambrose Bierce)
    “Vjedhja e vogël quhet krim, vjedhja e madhe quhet politikë.” ( Bertolt Brecht)
    “Qeveritë gënjejnë, por problemi është se njerëzit i besojnë.” (Ionesco)
    “Politikani premton gjithçka para zgjedhjeve dhe harron gjithçka pas tyre.” ( Jean-François Revel)
    Inioranca dhe frika janë dy pikat ku mbështeten tẽ gjitha besimet fetare. (Paul Thiry d’Holbact)
    Feja e Krishterë kishte si qëllim një revolucion politik, i cili pasi dështoi, u kthye në revolucion moral. (GËTE)
    Kush mendon se feja nuk ka te bëjë me politikën nuk ka kuptuar asgjë as nga feja e as nga politika. (Gandi)
    “Kur politikanët flasin për moral, zakonisht po fshehin diçka.” ( George Bernard Shaw)
    Politika nuk ka moral. (Machiavelli)
    “Pushteti që nuk buron nga morali është një formë dhune, sado ligjore të duket.” (Mahatma Gandhi)
    Demokracia, e marrë në kuptimin e saj më të ngushtë, thjesht politik, vuan nga fakti se ata që janë në pushtet ekonomik dhe politik zotërojnë mjetet për të formësuar opinionin publik në shërbim të interesave të tyre të klasës. Forma demokratike e qeverisjes në vetvete nuk i zgjidh automatikisht problemet; megjithatë, ajo ofron një kornizë të dobishme për zgjidhjet e tyre. Gjithçka varet në fund të fundit nga cilësitë politike dhe morale të qytetarëve. (A. Ajnshtajn)
    “Gjuha politike është projektuar që gënjeshtra të tingëllojë si e vërtetë dhe vrasja si e respektueshme.” (George Orwell)
    Politika është një luftë interesi që maskohet si një garë parimesh. (Ambrose Bierce)
    “Çdo njeri që ka pushtet është i prirur ta keqpërdorë atë; ai shkon deri aty sa gjen kufij.” (Montesquieu)
    “Forma më ekstreme e pushtetit është ajo që nuk ka më nevojë të arsyetojë, por vetëm të imponojë.” (Hannah Arendt)
    “Politika është arti i mashtrimit të masave.” ( Jean-Jacques Rousseau)
    “Më i keqi analfabet është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon, nuk flet dhe nuk merr pjesë në ngjarjet politike. Ai nuk e di se kostoja e jetesës, çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit dhe i qirasë varen nga vendimet politike.” (Bertolt Brecht)

    Reply
  • drejtperdrejt says:
    March 7, 2026 at 7:53 am

    Ky Aleksi Italian eshte siamezi i Aleksit Sorosian, dhe meqe paska vene ne shenjester edhe ate Melonin ky Aleksi e te paska elektrizuar kqa o Thano…a ka thene ai gje ndonje fjale per faktin se ajo Meloni ato afrikanet delinkuente qe nuk i do ne Itali i sjell ketej Adriatikut ku ja pret me dore ne zemer Edi Rama, apo kjo i duket gje heshtje prej te ndershmi?

    Reply
  • Aja tulla qenstani! says:
    March 7, 2026 at 11:50 am

    Asnje fjale per ate qe shkolla e vajzave (pse vetem vajza!!!?) ishte ne oborrin e komandes Se marines ushtarake! Israelit ju miratua ndihma ushtarake ne 158 miliarad dollar! Pa rraketat e Iranit a do ishte e nevojshme? Israeli s‘ka ne Kushtetute zhdukjen e shtetit Iranian por mbrojtjen e popullit te vet! Perset na qenkan mijra vjet perandori ,ather ta shohim Termopilet ku jane , ne Teheran!!?? I bie qe hellenet athershem jetojn sot ne te Telaviv! Politika iraniane me kujton filmin „Malet me blerim mbuluar“ ku nje djale i voge i thote paetizanit „do ma japesh pushken te shtie se ndryshe do te te hap koken me gure „

    Reply
    • Arratisur says:
      March 7, 2026 at 3:19 pm

      ose nuk je shqiptar dhe je i mek, ose je riosh bodrumi nga banda e rames (zionist e fashist.)
      te tradhtoi komenti i filmit.

      Reply
  • Tártari says:
    March 7, 2026 at 4:55 pm

    Po une cfare te kam bere z.Thano qe me bllokon komentet? “Gjarperi” qe nuk me kafshon mua, familjaret e mi, miqte, shoket, bashkombasit e mij te rroje 100 vjet! Futju te vertetes, mos shko mbas beriahait!

    Reply
  • Aleko says:
    March 7, 2026 at 7:34 pm

    Këtë person e kam dëgjuar disa herë dhe, për mendimin tim, tregon një nivel të madh analfabetizmi, i mbushur me urrejtje dhe zili ndaj fuqisë dhe suksesit të Amerikës.
    Duhet ta dini ju që keni shkruar këtë artikull se ky Di Batista bën pjesë në një grup njerëzish që, nga urrejtja që kanë ndaj Amerikës, nxjerrin deklarata të tilla si: “Na treguan masakrën e Raçakut në Kosovë, kush e di çfarë ndodhi në të vërtetë, dhe më pas hodhën bomba mbi Serbinë.”Sa i përket luftës në Palestinë, është lufta me më pak viktima, ndërkohë që ka konflikte të tjera shumë më të gjata dhe më të përgjakshme: lufta në Siri që vazhdon prej më shumë se 10 vitesh, ajo në Jemen(as nuk dalin fare ne lajme ca pamje horror me femije kocke e lekure) apo në Sudan, ku numri i të vdekurve është i vështirë të përllogaritet.Megjithatë, protestat bëhen vetëm për Palestinën, sepse aty sulmohet nga Izraeli, i cili është aleat i Amerikës.

    Reply
  • Pa censure says:
    March 7, 2026 at 10:13 pm

    Po sikur te mbledhin gjithe llumin e Lindjes se mesme, qe po i shkarkojne ne Europe dhe ti cojne ne Izrael? Do te ishte nje zgjidhje ideale per fondacionet e Sorres. Jane dhe afer ne kufi me Izraelin, nuk kane nevoje per para dhe investime nga shoqatat NGO Cifute qe te kalojne detin. Po d……jesin ne gjithe Europen por ne Izrael nuk dergojne as edhe nje. Dhe ata Arabet e Gazez i shfarosen e ata qe mbeten i degdisen ne Perendim. Hajde tani Moderatori qe poston foto te konfirmuara, mos e blloko komentin. Dhe po e bllokove na plasi T…rapi. Ky eshte dhe komenti im i fundit ne kete faqe, sepse nuk ja vlen me as ta hapesh e jo me ta lexosh.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    March 8, 2026 at 12:45 pm

    Zoti Thano, eshte hera e pare qe ndjehem kqe me gazeten Dita. Ndjehem keq sepse ishte gazeta e vetme qe gjej veten.
    Nuk jam kunder per çka shkruhet per çeshtjen e Palestines, por me ben pershtypje dedikimi perkushtues ketij personazhi. Eshte ky person, Di Batista, qe per dramen e Palestines na ben me qarë, ndersa per dramen e popullit ukrainas duartroket Putinin. Na keni servirur nje personazh, i cili e shet veten si I drejte per nje drame njerezore dhe bishtperdredhur per nje drame tjeter njerezore. Dhe, çudia me e madhe, na e keni servire si model.

    Reply
    • THANO says:
      March 8, 2026 at 1:30 pm

      (Komentuesit “llaf dibre”)

      Përshëndetje

      Po i atribuoni shkrimit një qëllim që nuk e ka. Unë nuk kam servirur një model. Kam cituar një personazh publik, Alessandro Di Battista, për një qëndrim të tij lidhur me dramën e masakrimit të fëmijëve. E pajustifikueshme në asnjë rrethanë.

      Ka një ndryshim mes citimit të një qëndrimi dhe kanonizimit të një personi.

      Sa i përket Ukrainës, debati në Europë nuk është aq i thjeshtë sa ta ndajmë botën në dy kampe, ata që duartrokasin Vladimir Putin dhe ata që janë të drejtët absolutë.

      Di Battista ka qenë shumë kritik ndaj NATO dhe politikës perëndimore, gjë që shumëkush e lexon si afërsi me narrativën ruse. Të tjerë e lexojnë si kritikë ndaj logjikës së përshkallëzimit të luftës. Kjo është çështje debati. Nuk pretendoj ta zgjidh unë me një citim.

      Madje po ta çonim logjikën bardhë e zi deri në fund, do dilnim në përfundime absurde. Për shembull, shumë shqiptarë mbështesin me të drejtë Ukrainën përballë agresionit rus. Por në të njëjtën kohë është fakt që Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nëse do ta lexonim politikën vetëm me kriterin e pastërtisë absolute, atëherë sipas kësaj logjike nuk do të duhej të mbështesnim as Ukrainën.

      Dhe megjithatë shumica prej nesh e bën, sepse realiteti është më kompleks se kaq.

      Po kështu, nëse do të gjykonim historinë vetëm me etiketa të gatshme, edhe marrëdhënia jonë me Italinë do të ishte e pamundur.

      Kujtoni c’ka ndodhur marsin e vitit 1997. Jemi në përvjetor por nuk flet askush. Njihet si “e premtja e zezë e Otrantos”. Anija shqiptare Kateri i Radës u godit (unë besoj me dashje) nga një njësi e marinës italiane dhe në det humbën jetën gra, fëmijë e burra që po përpiqeshin të shpëtonin nga kaosi i asaj kohe.

      Ja vetëm mendojini një moment ata fëmijë të vegjël që kapen pas trupit të nënave të tyre, ato duar të ngrira që përpiqen të mbahen pas çdo cope druri që del mbi sipërfaqe, njerëz që bëhen akull në errësirë ndërsa dallgët i mbulojnë një nga një.

      Uji nën zero që të pret frymën, nata që nuk lë të dallosh asgjë veç zërave që fiken dhe përplasjes së dallgëve.
      Disa do jenë zhytur në pak minuta, të tjerë më vonë, të ngrirë, të kapur pas njëri-tjetrit.

      Edhe sot, po ta përfytyrosh atë natë në ngushticën e Otrantos, është e pamundur të mos të rrëqethet mishi. Nuk ishte një aksident detar. Ishte një tragjedi e tmerrshme, që nuk mund të fshihet nga kujtesa. Nga imja kurrë, të jesh i sigurt. Më kujtohen sa herë shoh një italian në rrugë.

      Por a do të thotë kjo se çdo italian duhet gjykuar përmes asaj tragjedie? Apo se çdo zë italian që flet sot për një dramë njerëzore duhet refuzuar automatikisht? Natyrisht që jo.

      Por edhe sikur të pranonim për një moment se Di Battista ka pasur qëndrime të gabuara për Ukrainën, kjo nuk e bën automatikisht të pavlefshëm çdo fjalë që ai thotë për një dramë tjetër njerëzore.

      Ma thoni ju, a është kjo botë aq e rregullt sa të ndajmë njerëzit në profetë të pastër dhe hipokritë të përhershëm?

      Gjithsesi, në shkrimin tim thelbi nuk është Di Battista.

      Thelbi është një ide shumë më e vjetër se ai dhe se ne. Atë që kam vendosur titull: Ligësia e mizorit është e rrezikshme, por heshtja e njerëzve të ndershëm e bën atë edhe më të fortë.

      Ditë të mbarë
      Adrian Thano

      Reply
      • Llaf Dibre says:
        March 8, 2026 at 8:57 pm

        Dy herë feleminderit zoti Thano. I pari për çka shkruan e shtjellon gjërat(ps, unë edhe titullin e shkrimit e mora si një thënie të Di Batistes (?!) dhe, së dyti, faleminderit edhe për faktin se reagimin tuaj e shoh si një bashkëbisedim. Dhe kjo s’është pak.
        Pershendetje

        Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    March 8, 2026 at 4:01 pm

    Jo zoti Thano, non ci siamo…..

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    March 8, 2026 at 8:59 pm

    Dy herë feleminderit zoti Thano. I pari për çka shkruan e shtjellon gjërat(ps, unë edhe titullin e shkrimit e mora si një thënie të Di Batistes (?!) dhe, së dyti, faleminderit edhe për faktin se reagimin tuaj e shoh si një bashkëbisedim. Dhe kjo s’është pak.
    Pershendetje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?