Nga Orgen Peci
Duke thënë “unë thjesht hodha firmën mbi atë që më solli Ina Rama”, ish-Presidenti Bamir Topi ndoshta mbron veten nga akuza e një qëllimi të keq, apo një dyshimi të korruptimit të sistemit, por ekspozon institucionin e kreut të shtetit, si një hallkë që nuk ka bërë asnjë kontroll substancial të ligjshmërisë. Si do sillet në këtë rast Gjykata Administrative?
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, këtë të martë ka rrëfyer për herë të parë se si është bërë emërimi i z.Olsi Dado Prokuror i Republikës në vitin 2008. Sipas Topit, propozimi ka ardhur nga Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, dhe ai ka pasur vetëm tagrin për ta dekretuar formalisht.
Ai tha se gjithçka që i takonte procedurës ezaurohej brenda Prokurorisë, e cila administronte të gjitha dokumentet kur hapej gara dhe te Presidenti vinte vetëm propozimi formal për dekretim.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë: Tek Presidenti nuk vijnë gjëra të karakterit analitik. Dekreti është në përputhje me parimet kushtetuese. Cilat janë parimet kushtetuese? Që në këtë marrëdhënie midis dy institucioneve, të drejtën e propozimit e ka Kryeprokurori, i cili vjen vetëm me një propozim formal dhe Presidenti e dekreton. Këtu mbyllet rruga institucionale.
Me sa unë kam në memorie, jo thjesht si procedurë specifike, por sipas ligjit dhe Kushtetutës, ka pasur një tagër, ndoshta minimal, por e ka pasur edhe Presidenti, edhe Kryeprokurori, në rastin konkret Kryeprokurorja, e cila sipas analizës së rrethanave, unë nuk e kam shfrytëzuar personalisht, ka pasur një minimum të drejte për të futur në sistem edhe ndonjë person, burrë apo grua, ç’rëndësi ka, e cila e tejkalonte këtë pjesën e Shkollës së Magjistraturës”, ka thënë ish-Presidenti.
Prononcimi ngre pyetje delikate për balancën mes procedurës formale dhe përgjegjësisë së institucioneve. Nga pikëpamja e protokollit shtetëror, shpjegimi i z.Topi mund të jetë teknikisht i saktë, dmth ai mbështetej te vërtetësia e dokumentacionit që i përcillte Prokuroria e Përgjithshme.
Por këndvështrimi kushtetues dhe veçanërisht ai moral ngre pyetjen: A mund të jetë Presidenti thjesht një “shënues” i propozimeve, një noterizues? Edhe pse ai thotë se tagri ishte “minimal”, Kushtetuta e ngarkon Presidentin me rolin e garantit të ligjshmërisë.
Nëse një emërim anashkalon një kusht kritik siç është Shkolla e Magjistraturës, mbrojtja pas “formalizmit” mund të interpretohet si shmangie e përgjegjësisë për kontrollin e cilësisë së figurave që hyjnë në sistem.
Z.Topi pranon ekzistencën e një mundësie për të futur njerëz në sistem jashtë Magjistraturës. A ishte ky një përjashtim ligjor i rregullt apo një interpretim elastik i ligjit të kohës? Të pranosh këtë sot pas 16 vitesh, duket si përpjekje për të treguar sinqeritet mbi mekanizmat e pushtetit, por njëkohësisht zbulon mungesën e filtrave të kryqëzuar të kontrollit të ligjshmërisë.
Ky pohim vjen në një moment kritik, kur Kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një front ligjor në Gjykatën Administrative.Thelbi i kërkesëpadisë së Erion Veliajt qëndron te mungesa e Shkollës së Magjistraturës për prokurorin Dado.
Deklarata e ish-Presidentit konfirmon ekzistencën e një “shtegu” që tejkalonte këtë kriter, duke e cilësuar atë si një tagër që ai personalisht nuk e kishte shfrytëzuar, por që ishte përdorur në propozimin formal.
Nëse Gjykata Administrative e merr si provë apo indicie këtë rrëfim, implikimet janë masive.
Së pari, vërtetohet pretendimi i palës paditëse (Veliajt) se procedura ka anashkaluar filtrat profesionalë.
Së dyti, krijohet një precedent i rrezikshëm ose shërues (varësisht nga këndvështrimi) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hyrë në sistem para reformës pa kaluar nga Magjistratura. Do hapte një “Kuti Pandore” për shumë emërime të tjera që kanë ndjekur të njëjtën procedurë.
Tashmë, topi është në fushën e Administratives. Të legjitimojë një praktikë të vjetër apo të vendosë një standard të ri për integritetin e emërimeve.
o.p. / dita

Demek paske qene president koti, sa per te hedhur firma. Do s’do ti ai prokuror eshte bere me firmen tende o veteriner budalla.
Po mjaft ore i fyet njerzit. Bëni debate etike. Mos e bëni dhe Ditën si ajo haleja e Meros.
Më mirë pak e saktë komentet se ajo logoreja psiqike që ndodh atje ku nuk ngelet fjalor rruge pa u perdorur
K R, komenti i @pikpietjes, eshte mese i sakte, ti merre shtruar se Topi, tap topi ka qene. Po jo vetem ai, edhe Nishan kapteri pas tij, dhe Barom noteri i sotem, vegla te Saliut dhe Ramiut. Ah se per pak harrova, kemi pasur edhe presidentin me te mire ne histori, Like Meten, po ai filloi keq rakine dhe merrte majat e maleve, biles sfidonte edhe amerikanet qe kishin frike ta merrnin ne shenje. Pastaj u kujdesen dy liderat e ndritur te demoNkracise, Rami&Saliu qe Liken ta benin shembull krenarie per femijet e tyre, dhe e izoluan…
Rrumpalle shtet.
E di gjith Durresi qe Olsi pas divorcit me gruan u lidh me Ina Ramen.
Autori te na thot a esht ky nje koruptim i sistemit?
Sic e di gjith Tirana qe Ina Rama ia dedikon gjith karrieren Edi Rames.
E qe po te donte ky i fundit, mjaftonte nje llaf ne vesh te Ines qe Dado te mos levizte as gishtin kunder Veliajt.
Ja qe nuk e beri
Arsyet i di Rama i modh
Me një fjalë, ky muhabet qenka autostrade Durrës – Tiranë. Topi ka qenë si roja i magazinës. Bënte sikur vinte syze dielli dhe firmoste se ia donte mideja. Ndryshe s’ka sesi kryeprokurori të propozonte gjëra që ishin në limitin e Ligjit.
Me nje fjale, tani e more vesh ti?
Me sh gjasa do ndodh si me rastin Keta. Kta t Administratives do rrezojn lalin. Nuk i bien ndesh asgjëje që prek sistemin ata. Sepse jan vet brenda tij
Joni Keta po te ishte burre nuk pranonte vet te behej kryetar i BKH pasi doli i gjashti. E te thoshte vet ai qe posti i takon atij qe doli i pari.
Po ku ka burra më ne ate vend. Burrat kane ikur ne p.. të sëmës
Rrumpalle shtet.
Ina Rama e propozoi
Bamir Topi e miratoi
Edhe firmën e lëshoi
Olsi Dadon emëroi.
Këshilltari juridik
I Bamirit kishte ik
Me pushime në Mozambik
Se do takonte një mik.
Se këshilltarët janë kot
Vetëm rroga nuk iu lot.
Demooooo ku jeeeeee………. Kjo eshte drejtesia e rrrreeeeee???????!!!!!!!!!!!!!!!
Pa Teori Konspirative dhe dashnite e Qeverrive,Une Hajdutet e Shtetit dua t`i shof ne burg.
Fill p-as vrasjes 4 bedellave te Edi Rames ne Bulevard,kur te gjithe burrecet e felliqet me ne krye Edi Ramen u fshehen neper vrima,Une pashe kryeprokuroren Ina Rama,fill e vetme doli mblodhi Provat e masakres.Hapi Ceshjtje Penale .Armet e Berishes nxirrnin ende tym nga gryka.Krimineli nuk ishte ngopur.Ishte gati te vriste SKUTHIN2 metrosh.
INA RAMA GUXOI.DOLI NE SHESH TE MASAKRES MBLODHI PROVAT.NGRITI PADI PENALE,.
Nqs merita emerimit te Olsi Dados ne Prokurorine SPAK i takon Ina Rames,shume mire ka bere.Drejtesia keto 35 vjet ka vujtur nga PANDESHKUESHMERIA qeverritareve te Larte.
Shtetin e ndertojne Ligjzbatuesit e ndershem,TE PAKORRUPTUAR,Ina Rama,Altin Dumani,O)lsi Rama.;
Asnje terheqje para korrupsionit,.Populli ju do me Dore te Forte kunder Hajduteve te Shtetit.
Olsi Dado,ajo pesa,gjashta jote ne ekonomi finance eshte pese me yll.
Ato 7 diplomat e Baqwe Ballukes nuk po i kololondris dot Une,.Se Beqja llups ka qene,jevgaxhi Brrake ka qene,hajdut ka qene,por Hafyz per shkolle nuk ka qene.Nje cope dallkauk,qe perdori Enver Hoxha dhe ja leshoi qenve te shqyejne.
Ate 5 e Olssi Dados ne finance e marr vesh une,por ato 7 diplomat e Balukes nuk i kolondris dot une ,se nga rrac e budallenjve nuk dalin gjenialitete,Drerjtues Shteti,por nga Ato qe e GREMISIN SHTETIN NE LUME E PERRUA.
Pse ata te plepave quhen legjitim???
VO:
Skandalet në drejtësinë tonë nuk kan të sosur derisa të jetë NON GRATA TË JETË GJALLË DHE NË POLITIKË.?
Nga 1992 drejtësinë e ka TREDHUR S.BERISHA me KLD,PRESIDENTAT,MINISTRAT E TIJ.
Këta hapën kurset 6 mujor me militant të PD..me 7,8 klasë..DROGAXHIJ,HAJDUT,DHUNUES,KANUNOR..I TIPIT ZEF GJONI,MULI,BALLIU,BOÇI,VOKSHI,PALOCE..!
GJK TË KËRKOJË ZBATIMIN E VENDIMIT TË SAJ PËR TË GJYKUAR TË LIRË E.VELIAJ,NDRYSHE PREKURORI JASHTË STANDARTIT OLSI DADO TI “ARRESTOJË” VETË ATA,PASI SPAK KA DALË MBI GJK,KUVËNSIN E SHQIPËRISË.!
INA RANA,E TREMBUR NGA SALIU (LAVIRE)SHYQYR QË NUK VRAU VETEN.
BAMIR TOPI SHPËTOI MIRË NGA ARRESTIMI PREJ SALIKRIMIT,SI HORR BULEVARDI.?
POPULLI SHQIPËTAR PËRBALLOI 7 GRUSHTE SHTETI ME 20.000 TË VRARË 1992-2025 NGA SALIU DHE NUK DURON MË.
SE KUSH DUHET TI DALI ZOT VËNDIT..TË NGJALLEN TË VDEKURIT E GËRDECIT,21 JABARIT,97,98.!
FLM DITA
lol vetem ne albaniston ndohin keto gjera ku te akuzuarit ne burg mundohen te akuzojne prokurorin.
Ne nje vend normal lali dhjeri me shoket do hanin +20 vite shtese
Kjo s’mund te lihet me kaq. Do te shkoje dhe ne apel kjo
Nga ky pohim i ish presidentit kuptohet qe ne nuk jemi ne gjendje te bejme SHTET.Mun te me quani tradhetar po une e quaj vehten patriot kur shof me perbuzje qe te gjithe jane marosur pas shqiponjes me duar dhe nuk shofin Serbin qe armatoset dhe nderton ,kurse ne dhe ato armatime qe trasheguam na i shiti ZENI dhe MAJKO per skrap.Popull legen me qeveritar te koruptuar
Si pasoje olsi dado nje bandit i papare per qellime personale duke patur sponsor spakun e kermes sali arestoi erion veliraj .Ne kate menyre ai mer hak personale per nje leje dhe prish gjithe qytetin estolisur nga veliraj me detyrat agjenturore serbo-greke nen mbrojtjes e spak malok sali serbi .Edi me forcen ekuvendit 83 shkri spakun dhe gjykatat super korruptuese .Behe tani sa nuk eshte vone Jne organizata mafioner eberishiane qe pengojne shqiperine per ne evrope duke u sherbyer forcave serbe greke .Une jam nje pensionist qe jetoj ne izrael prej 35 vjeteve dhe mendoj se kam aftesi te gjykoj mafien ne politike .Mjafte etallet ate popull qe dhe pas 35 vjteve as uje nuk ka dhe as minimumine jeteses
PO MIRE O BAMKE TOPI BUKUR FARE JA HODHE FAJIN INA RAMES PER “…TULLACIN, FUKSIN, VIOLINISTIN…” E LALI ERIT, POR KUR JA KISHE FUTUR GJUME ARIU PER GERDECIN E SALIUT, TI O PRESIDENTI FAMOZ DHE SHIK – U YT QORR DHE BUDALLA, QE NUK KISHIT DEGJUAR FARE SE KU BIE GERDECI NE HARTEN E BOTES?
Ti o Bamke Topi pas Gerdecit i fute marshin INDIETRO moralit demokratik, nga lakmia per pasuri te grabitura nga familja Hoxha, shkove dhe bere krushqi me pjellat e Enverit dhe Nexhmijes, duke harruar dhe fshire nga kujtesa totalisht 26 femije dhe prinder qe Sali Berisha si kryeminister komunist bashke me ty o Presidenti i Paditur, Bamir Topi i groposet ne Gerdec dhe u justifikuat si Pilati i Pontit, qe lau duart me uje kur urdheroi kryqezimin e Krishtit, apo sic justifikohet Edi Rama per zullumet e tij, po keshtu nga lakmia per para dhe nga injoranca e tij totale ne drejtimin e shteti.
ULE KOKEN DHE KERKOJU FALJE SHQYPTAREVE O PRESIDENTI REZIL, BAMIR TOPI SE KETO QE DERDELLIT NE MEDIA JANE JUSTIFIKIME AMORALE ENVERISTE, QE NUK I BESON KUSH!
LULEZIMI Tiranes eshte betonizimi lulishteve dhe Ai pallat qe u dogj si shkrepse,dhe mban firmen e Veliut.
Kapja pas Prokuror Olsi Dados eshte mbrojtja me e keqe e qesharake qe malok Placent Ndreca si avokat i ben klientit tij Veliaj.
Sepse firmat per arrestimin e tij e akuzat ndaj tij jane te Altin Dumanit ish kreu i SPAK e sot ne fuqi nga kreu aktual i SPAK Klodian Duro.
Prandaj c’do aludim me Olsi Dadon e me kush e kur e kane firmosur emerimin e tij jane qesharake sado qe ne to perfshihet dhe nje ish-president qesharak me i binduri qe PS ka pas ne presidence.
Pikerisht. Eshte sulm ndaj individit por nuk do shkoje shume larg.
Dado mund te shkarkohet por dosja nuk mbyllet per sa kohe nuk ka shkelje qe demtojne procesin e drejte.
Po te kishte shkelje avokatet do merreshin me ato ose faktet dhe jo me personin.
Veliaj synon te diskreditoje procesin e pare se e di qe pas te parit do te vijojne te tjeret.
Tani, ketu ka shkuar aq ujë sa do ishim mbytur të tërë po te mos dinim not. Ina Rama propozoi nje mik që siç duken bathët nuk kishte diplomën e duhur për prokuror. Gjera me mik. Ne shtyp a fejsbuk del një certifikatë shkollore e Olsi Dados që kishte 5 ekonominë. Dmth paska qenë nxënës i dobët 🤔. Mekanizmi klasik I pengjeve në sirtare. Mbajtja nën shantazh. Unë kam njohur njerëz shumë më konstruktive dhe profesionale me 5 të merituar dhe bastarde të pavlefshëm me 10 me mik. Po te hapet kjo praktikë nuk ka fund. Por cfare ka ndodhur,duke ditur praktikën mjaft të dendur të korrupsionit zyrtar. Ina Rama ka dhënë ndonjë shumë të mirë të zgjidhet dhe ka futur miq që të zgjidhej kryeprokurore. A ishte ajo me e duhura? Boh, kush è di? Po edhe te ishte perfekt , pa bakshish nuk cahej sistemi. Ajo shpenzoi per postin, do I mblidhte të paktën leket qe harxhoi. Dmth cfaredo posti që lëvizej, lëviznin edhe paratë. Kushdo që firmoste donte pjesën ; ishte shtet i korruptuar nga maja gjer në thembër. Nuk po gjykoj kryeprokuroren se nuk e shpiku ajo sistemin dhe as e rrezonte dot. Lozi në atë fushë siç ishin rregullat e fushës. Kur kërkoi të bënte kryeprokuroren në 21 janar doli plaku I çartur dhe hapi arkiven e pengjeve duke e etiketuar lavire bulevardi ndërsa Topin Horr bulevardi. Nuk do shumë mend të lexosh nën rrjeshta se cfare mesazhi Te koduar dërgonte Doktorr Rrumpalla. Po pse, vetem Olsi Dado është handikap I nepotizmit dhe emërimeve klienteliste? Në kishim presidente, përfshi edhe këtë këtu që u emërua president me votat e 4 deputetëve të blerë nga opozita. U tha se u paguan nga 500 mije euro /vota. Afërmendsh, do I mblidhte prape paratë që hodhi. Kemi pasur kryeministra që s’kishin librezë pune. Direkt dhe kryeministër. Lista është e gjatë dhe nuk mjafton distanca nga Toka në Hënë. Tani, për hetimin e Veliajt. Cfare ka ngjare sipas romances shabllon te fushës politiko – monetare we luhet në karriket e larta të Tiranës? Po ja, Veliajt iu duk se Rama po i hapte rrugën. Çun i ri dhe me llafe të bukura e këmishë të përveshur. Veliajt iu duk se paraja dhe pushteti automatikisht të bëjnë të paprekshëm. Olsi Dado I paska kërkuar leje pallati, dihet që pazari është i lartë dhe nuk arrijmë dot të gjejmë në sa duar do shkojnë pakot me euro apo aksione. Me kujtohet një polic që më vuri gjobë dhe u nxeha e mora në telefon shefin e personelit në polici që e kisha mik. Ky i fundit me sqaroi se ishte një m..t praktike e pashkruar që shefi i madh i kishte caktuar sektorit të rrugores një vlerë fikse dhe ti gjenin ku të donin ato para. Ky ishte sistemi, ky eshte edhe sot, se përndryshe nuk do mbetej njeri në administratë. Ne ’96 kur isha në punë shteti thuhej midis nesh që i fundit që largohej nga puna e shtetit do mbetej varfanjak. Nuk e dinim në budallenjte se në shtet dhe me shtetin bëhen lekët. Me siguri Veliaj e mori shumë me të perpjete. Me siguri I ka shkarë dora e ka bërë lekë, se ky është sistemi dhe nuk çahet. Vetem ushtria kineze mund të na shpëtojë, se edhe amerikanët korruptohen. Per nje koncension Sazani Trampi e beri mik Ramen, dhe Rama eshte qerrata I madh kur vjen puna për leje koncensionesh, tenderash, pallatesh e kullash, etj, se ndryshe tek 3000 euro do mbetej edhe sot e kësaj dite. Pra, kali që kapet në grurë shin lëmin. Veliaj është edhe peshku që hengri nga sistemi, edhe ai që e hëngri nga sistemi. Dmth sistem komplet I korruptuar. Tek DITA u faktua we kryetari i zgjedhur i bkh u favorizua pa merite. A u ndryshua gjë? Absolutisht jo. Biles, pi ta heqin sot ai do ankohet në gjykatë dhe do fitoje si ai italiani shkerdhate që na mori 110 milionë euro pa shpenzuar asgjë. Shtet i kapur dhe sistem korrupsioni super i kolauduar. Dhe Palloshi, emblema e Rilindjes qe do bente shtet nuk mjaftohet me 13 vjet qeverisje. Do akoma te rrije ne karrike. Dhe mire e ka.
Nuk ka Fatalitet.Keshtu eshte Systemi dhe Drejtesia te dorzohet para systemit.
SPAK po e shkallmon systemnin.
Kryebashkiaku i korrup[tuar Erion Velia per te c`bere 13 Akuzat per korrupsion dhe Arkat me euro te mykura dorzuar ne Banke me ulje 75% me pamje,ze dhe figure,na prrallis Jeten e Olsi Dados,qe femije qenka rregjistruar ne shkollen e violines,ne dipolomen e jJuridikut paska nje 5(note kaluese),paska punuar noter(duhet te punonte g99)paska kerkuar leje pallati ne btruallin e vet,por nuk ka marre aq kate sa donte,qenka emeruar prokiuror me mik nga Ina Rama,,.Se po te kishte qene noter Erion Velia nuk do vidhte dhe Ngushtica Hormuzit nuk do mbyllej.
Rrasi 35 vjet burg aty Olsi Dado,qe te shkruaje Roman ne burg jeten e Olsi Dados,qe jo vetem ka deshtuar si violinist,por edhe ka dhjere e ka shurruar ne pelena kur ishte ne cerdhe.
Pas Marreveshjes famekeqe Berisha-Rama te 21 prillit 2008, te ashtuquajturit “Presidente” ne Shqiperi jane thjeshte veterinere, doktore apo oficere qe u ngarkohet detyra e Noterit te Kryeministrit, ose Mbretit te pashpallur te Albanistanit.
kishe 1 jave pa komentu dhe mendove se paska ra rrufeja ne hale,por gabova.
Olsi Dado,je ne rrugen e duhur.Lefa qenet e paguar nga Veliaj te te rruajne b…en.Bej detyren ne sherbim te vendit tend. Populli i ndershem e ketij vendi do drejtesi,por edhe kethim te parave te vjedhura nga Veliaj dhe shoke.
Edhe mua, si Demo, nuk me prish pune 5 a Dados. Me mire nje 5 e Dados, se nje 7 e Ballukut.
Me pesa ishin inxhineret e pare, se nuk ishte kollaj te merrej 8 9 e 10. Kishte kerkesa shkolla.
Me 5 kishe te drejte te ndertoje veprat hidroenergjitike, dhe te beheshe prokuror.
Nuk eshte Gjyqtar, qe ka kerkesa te tjera,
Prandaj, Veliaj te ulet e te llogarisi sa ka vjedhur, aq vite burg kerkojme ne si popull.
Lere Dadon menjane, nuk po te kerkon ai te veje ne burg Veliaj
Eshte kerkesa jone si Popull
Te denohen kriminelet hajdute, konccesionare, dhe zuzare qe po shqyejne Shqiperine
Paradokset e organizimeve te shtetit shqiptar sipas keshillave te BE. Kemi presidnet por nuk kemi president ( kemi nje karige por nuk ka funksione) Presidenti firmos por firma e tij ska vlere. ( Firmos por nuk ka pergjegjesi per firmen) Po ku di une, une fshatar jam, bari dhish jam une por e di qe pergjegjesine per dhite e humbura i kam une jo qeni. Mirpo kush jam une te flas kur kete e kane udhezuar , juriste me fame boterore te BEse, qe marin para por edhe ata nuk kane asnje pergjegjesi per cfare urdherojne, sepse nuk eshte shteti i tyre. Shqiperi hesapi, vend qe komandohet nga te huajt qe skane asnje pergjegjesi apo interes per Shqiperine