Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universitetet i harxhuan fondet për siguri dhe mobilje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Universitetet i harxhuan fondet për siguri dhe mobilje
Aktualitet

Universitetet i harxhuan fondet për siguri dhe mobilje

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor- ndërsa ofrojnë pak transparencë.

Universitetet publike i kanë shpenzuar fondet publike kryesisht për siguri fizike të godinave, rikonstruksione, mobilje ose shpenzime të tjera për personelin, shpeshherë të pajustifikuara, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor dhe librat, thotë organizata “Qëndresa Qytetare”. Gjetjet e një monitorimi të kryer për periudhën shtator 2022- gusht 2023, nga kjo organizatë në 7 universitete publike në vend u prezantua të mërkurën për publikun.

Monitorimi i shpenzimit të fondeve publike u fokusua tek Universiteti i Tiranës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Fan Noli” në Korçë, Universiteti i Mjekësisë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

- Publicitet -

“Në total universitetet kanë shpenzuar rreth 2.4 milionë euro, nga të cilat vetëm 79 mijë euro janë dedikuar për studime dhe kërkime shkencore, që duhej të ishte thelbi i punës së universiteteve,” – tha drejtori ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari.

Organizata ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës nga ana e drejtuesve të universiteteve dhe refuzimin e tyre për të vënë në dispozicion dokumente. “Mungesa e transparencës është rreziku më i madh i universiteteve publike,” apeloi Xhemollari, duke veçuar Universitetin e Tiranës si një “bunker” në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për universitetet publike.

Sipas Xhemollarit, studentët duhet të jenë më aktivë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të kërkojnë llogari periodike nga bordet e e administrimit. “Janë para të kuotave të studentëve, para të taksapaguesve shqiptarë që nuk shkojnë tek studentët, nuk shkojnë te pedagogët e tyre,” – theksoi ai.

Shpenzime të kontestueshme, sipas Qëndresës Qytetare, duken ato për ceremoni të përvjetorëve të universiteteve, shpenzimet për rikonstruksione godinash, apo për ruajtjen fizike të tyre.” – thuhet në raportin e monitorimit.

Raporti sjell po ashtu rastin e Universitetit të Mjekësisë që ka shpenzuar 94 mijë euro për ceremoninë e përvjetorit të krijimit të tij, në një kohë që ky universitet ka zero lekë për kërkim shkencor. Po ashtu, UT ka shpenzuar 45 mijë euro për ar dhe argjend, por nuk ka vënë në dispozicion kontratat e këtyre blerjeve me arsyetimin se përbënin sekret tregtar. Sipas gjetjeve, ky universitet, më i madhi në vend, vijon të shpenzojë për mirëmbajtje ndërtesash dhe pse investime të ngjashme për të njëjtat zëra janë bërë në vitet e mëparshme.

Ndërkohë Universiteti i Elbasanit mban rekord në shpenzimet për sigurinë e një godine me 562 mijë euro në vit, përkatësisht 19 roje në dispozicion. Sipas raportit të Qëndresës Qytetare, “universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekave të tyre me librat që përmban kurrikula mësimore dhe të hedhin më pak para për siguri, rrethim godinash apo mirëmbajtje muresh rrethuese”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?