Nga Artan Xh. DUKA
Lufta nё Ukrainё e qasja e SHBA rreth saj ka nxitur ethet e armatimit nё Europё ndonse ajo, BE nё rradhё tё parё, sesa njё superfuqi ushtarake e sё nesёrmes, i ka tё gjitha mundёsitё e pёrvojёn tё jetё qё sot njё superfuqi ekonomike e diplomatike qё siguron paqen nё kontinent e mё gjёrё.
Paqja sigurohet me armё apo urtёsi por ndёrsa pёr tё parёn historia tregon se rrezikon kosto dramatike njerёzore, ndasi mes kombesh, shpenzime kolosale nё kurriz tё sё mirёs publike, planetit e burimeve natyrore dhe “stabilitet” tё bazuar tek frika e pasiguria pёr tё nesёrmen, e dyta mundёson paqe afatgjatё e pakthim bazuar tek mirёbesimi e bashkёpunimi reciprok.
Kuturu europian
Pёr luftёn “civile” nё Europё mes Rusisё dhe Ukrainёs, BE nuk ndjek tё njёjtёn qasje e mёndёsi qё ndoqi pas Luftёs sё 2 Botёrore pёr tё sheshuar grindjet mes ish-armiqve shekullorё brёnda vetes apo pret prej vёndeve qё duan tё integrohen sot nё tё, pёrfshirё edhe ato nё Gadishullin Ilirik.
BE ёshtё dёshmi e prekshme e “magjisё” sё Hapjes, Tregut tё Pёrbashkёt e 4 lirive tё lёvizjes nё tё mirё tё paqes e bashkёpunimit mes kombeve dhe e njёjta formulё mund dhe duhet tё pёrdoret edhe pёr pjesёn tjetёr tё Europёs ende jashtё BE.
BE e lufta nё Europё pёrbёn paradoks historik qё dёmton imazhin e peshёn e BE si etalon paqeje nё botё. Kjo luftё as nuk duhet tё niste, pale tё vazhdonte kaq gjatё dhe BE e ka detyrim t’a mbyllё atё sa mё parё.
Vёmёndja nuk duhet tё shkojё tek armatimi i tejskajshёm i kontinentit qё e fut atё nё njё rreth vicioz gare armatimi pafund. As nxjerrja e gёshtenjave nga zjarri me duart e tё tretёve duke furnizuar pafund me armatime njёrёn palё pёr luftё deri nё rraskapitje e rrёnim me kosto dramatike njerёzore, materiale e zbehje tё shanseve pёr paqe afatgjatё mё pas.
Paqja nuk ka pse tё mbetet nё nivel retorike politike, lirika kёngёsh apo predikimesh fetare. Paqja nuk duhet tё shihet si ёndёrr nё diell e naivitet ndryshe nga i madhi Xhon Lenon e Papa ҫdo javё nё ballkon, vetё BE, janё tё gjithё tё atillё! Paqja nuk ёshtё luks por jetike me tё fituar tё gjithё, nuk ёshtё “ylber” por realitet i prekshёm tashmё sikundёr ёshtё edhe vetё realiteti BE. E nёse “naivitet”, mё mirё naiviteti i paqes me tё fituar tё gjithё se sa pragmatizmi i luftёs me tё humbur pa dallim.
Hapja e vetёm hapja, “pushtimi” falё lirisё sё lёvizjes sё njerёzve, kapitalit, shёrbimeve, ideve ёshtё mёnyra e vetme pёr t’i dhёnё fund kёtij konflikti e siguruar paqe pakthim. Kufijtё, sikurse nё BE, duhet tё ҫmitizohen e relativizohen dhe aq sa rusёt do tё pёrparojnё drejt Kievit, po ashtu edhe ukrainasit do tё marshojnё drejt Moskёs dhe tё gjithё sё bashku drejt Brukselit, Parisit, Berlinit etj.
“Ura” apo “muri” rus!
Pёr t’i shёrbyer paqes nё kontinent e dёshmuar mbarё botёs superfuqinё diplomatike, BE duhet tё marrё pёrgjegjёsinё historike tё hapjes ndaj kontinentit pa dallim e vonesa. Ftesa e integrimit duhet t’i shkojё kujtdo nё kontinent, pёrfshi edhe Rusinё. Proҫesi i integrimit pёr Ilirikun e vёndet e Lindjes duhet tё pёrshpejtohet sepse standartet pёrmbushen mё mirё e mё shpejt brёnda “vathёs” sё BE, ndryshe, nёse arrihen standartet e BE jashtё saj, mund tё vihet nё pikpyetje edhe vetё interesi pёr integrim mё pas.
Rusia ёshtё Europё e “urё” drejt Lindjes njёkohёsisht. Nuk ka pse tё jetё “delja e zezё” e kёrcёnimi “matanё” sepse Rusia ёshtё Europё e ka kontribuar historikisht pёr tё. Ajo ёshtё mundёsia pёr paqe me horizont, “ura” qё bёn njёsh Europёn dhe lidh dy kontinente mё pas, pёrfshirё Kinёn, Indinё etj, qё sё bashku me SHBA, rrisin “valencёn” e paqes bazuar nё mirёkuptim, mirёbesim e bashkёpunim pёr botёn mbarё.
Njё luftё e re e Ftohtё dhe ndarja sёrisht e kontinentit me “mur” bie nё kundёrshtim me interesat e popujve nё kontinent qё e vuajtёn gjatё nё kurriz atё. Njё “Mur Berlini” i ri do tё ishte fatal pёr kontinentin, njollё e rrёnim imazhi pёr BE e ndikimin e saj si kampion paqeje nё botё. Herёt a vonё, hezitimi ndaj hapjes e integrimit nё BE, pasohet nga fatura e nacionalizmit arkaik pafre ndaj dhe njerёzimi qё po i turret sot planetit Mars, nuk bёn t’i bёjё gjёmёn vetes nё planetin Tokё.
Pёrpara se tё zgjidhё krizat gjetiu nё botё, pёrfshirё edhe Iranin tashmё, Europa, BE brёnda saj, duhet tё sigurojnё paqe pakthim brёnda nё kontinent. BE ka pjesёn e saj tё pёrgjegjёsisё nё luftёn Rusi-Ukrainё, analiza e tё cilave do tё ishte njё mёsim i vyer pёr tё ardhmen. Rёnia e Murit tё Berlinit ishte njё mundёsi pёr hapje, mirёbesim e bashkёpunim mes palёve tё ndarё nga muri ideologjik por retorikat e “triumfit” tё tejzgjatura nё kohё, inercia e mosbesimit historik, shtyrja e “gardhit” gjeopolitik ndaj tjetrit etj nuk e ndihmuan kёtё proҫes. Rusia, ndonse palё nё shёmbjen e Murit tё Berlinit, mbeti sёrisht “delja e zezё” dhe ndonse asgjё nuk justifikon luftёn, shumё gjёra mund t’a parandalonin atё.
Paqja nё kontinent nuk do tё jetё e plotё dhe pakthim sa kohё Rusia ndahet nga një “mur” brёnda tij. Njё BE superfuqi ushtarake do tё siguronte vetёm njё paqe tё paplotё nё hapёsirё dhe tё pasigurtё nё kohё. Ajo paqe do tё ishte tepёr e kushtueshme e nё kurriz tё mirёqёnies e zhvillimit dhe do tё pёrforconte klimёn e mosbesimit e armiqёsisё duke ua lёnё atё trashёgimi tё mallkuar brezave mё tej.
Superfuqi ushtarake mot apo diplomatike sot!
Sado tё tentojё, BE nuk do tё arrijё kurrё tё rivalizojё ushtarakisht SHBA ndaj i vetmi avantazh konkurrues pёr tё mbetet tё shndёrrohet e sillet si superfuqi diplomatike e ekonomike qё ёshtё realisht dhe qё ndikon po aq nё sigurimin e paqes nё botё. E tregoi veten me formulën BE kur la sherret historike pas dhe tё njёjtёn gjё duhet t’a vazhdojё mё tej.
BE duhet tё nisё pa vonesё ftesёn pёr integrim mbarё vёndeve nё kontinent. Ndёrsa Iliriku, Ukraina e republika tё tjera tё vogla ish-Sovjetike duhet tё integrohen menjёherё, njё ftesё pёr integrim duhet futur nё “postё” edhe pёr Rusinё. Sa pёr “yҫklat” e drejtimit tё njё super-BE, emigrimi etj, koha tё mёson. Meraku i vendimarrjes, “vetoja” nё BE (sikurse edhe ajo nё Kёshillin e Sigurimit nё OKB), janё atavizma historikё dhe nuk flasin pёr vetbesim e siguri por mosbesim e dobёsi qё nuk nxisin mirёbesimin reciprok. Njё OKB e BE qё nuk “kafshon” dot pёr shkak tё vetos vetëm humb peshё e ndikim dhe problem nuk është numri i shteteve në tryezë por vendimarrja e deformuar atje.
Njё ftesё ndaj Rusisё, pёrtej reagimit tё politikёs, do tё mirёpritej nga publiku rus duke grishur mё tej nervin dhe evolucionin demokratik atje. Me Rusinё, nё mos anёtare, partnere si fazё kalimtare me BE (sikundёr Norvegjia, Zvicra etj), kontinenti do ketё tё gjitha gjasat pёr paqe e bashkёpunim pakthim.
Dhe kur kontinenti tё bёhet bashkё, ai mund tё shndёrrohet vërtet nё kampion paqeje nё botё sikurse edhe pretendon.
Sesa njё superfuqi ushtarake qё historia tregon se nuk shpie kund, vlen njё superfuqi ekonomike e diplomatike qё “ngjit” teksa paqen e mirёqёnien bazuar tek hapja e liria e do gjithkush.

sot eshte marrezia e luftes ne mode, llahtara e luftes se 2 boterore po harrohet, tani ia con bomben me dron tjetrit, as nuk ia ndjen fare, na rrofte ndergjegja se me keq se kafshet sillemi po ckusur kane kafshet tua helmojme te ziun planet, beni more gara sportive e luani shah, pini shampanje tavolinave te bisedimeve me vite a cfare te doni po boll me raketa e tanke se nje jete ka mavria njeri dhe vriten jo pecot po bijte e nenave e nuk ia merr natura jeten tjetrit por ai tjetri matane, paqja e jo lufta eshte trimeri e burreri po ja qe leku madh rremuje do e mjerisht akoma do spekullohet me himne e flamuj e vazhdohet me loje luftash e principatash
Rusia e shikon Ukrainem si nje ure per te kaluar e per te depertuar ne Evrope. Me Putinim nuk eshte ure bashkepunimi dhe badhkeudhetimi.
Artan
Kushdo qe kerkon te justifikoje Rusine ne hapesiren tone ballkanike, harron historine. Rusia ka qene dhe mbetet arkitektja e rreziqeve qe kercenojne ekzistencen e shqiptareve. Çdo flirtim me “boten ruse” eshte tradhti ndaj interesit tone kombetar.
Do deshiroja te pergjigjeshe nen shembullin e kryeredaktorit
Tani qe z.Shaban Murati ka nderruar jete duhet te pergjigjeni edhe ne emer te trashegimis se tij ne kete gazete te nderuar
Ideja e “mbajtjes hapur të rrugëve” me fuqi si Kina apo Rusia është një temë që duhet te debatohet pa komplekse ne Shqiperi.
Sidomos kur ndjehet se marrëdhënia me SHBA-në alla Trump është bërë tepër e njëanshme.
O me SHBA, o asgjë? kaq eshte politika jonë e jashtme?
Shoku
Shkurt
Tw mbash rrugë hapur me Moskën sot, kur bota është ndarë, do të thoshte vetëvrasje diplomatike për një vend të vogël si Shqipëria. Ne nuk kemi fuqinë e Turqisë apo Serbis për të luajtur me “dy porta”
Është e vërtetë që Shqipëria shpesh sillet si “nxënësi i mirë” që thotë “Po” për çdo kërkesë të SHBA-së.
por kjo besnikëri na ka dhënë mbështetje jetike për Kosovën dhe stabilitetin brenda vendit.
Kur nuk ke alternativë tjetër, humbet fuqinë negociuese.
Megjitjate jam dakord qe nese SHBA-ja e di që ti nuk shkon dot askund tjetër, interesi për të të trajtuar si partner të barabartë zbehet. Sidomos me kete psikopatin Trump
Nuk mund të luhet me zjarrin e Rusisë vetëm për të bërë xheloze Amerikën. Por, nga ana tjetër, Shqipëria duhet të ketë dinjitetin të kërkojë shkëmbime më të favorshme ekonomike me perëndimin, e jo vetëm të presë urdhra
Në gjeopolitikën e sotme, Shqipëria e ka të lidhur fatin me Perëndimin. “Rrugët e hapura” me Kinën apo Rusinë mund të duken si diversifikim, por në fakt rrezikojnë të na kthejnë në një ishull të izoluar në mes të Ballkanit.
Gjyshi im thoshte: “Me mire mut se i vogel”.