Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Urime Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Urime Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave
Komunitet

Urime Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Published: December 17, 2024
Shpërndaje

Sot, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave mbush 13 vite nga themelimi i saj. Dje, kjo Akademi, e mirëpritur në jetën akademike, kulturore e publike të vendit qysh nga themelimi i saj dhe e vlerësuar nga publiku i lexuar, mbajti Mbledhjen Vjetore të asamblesë së saj. Mbledhja nisi me një minute heshtje për humbjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili, qysh nga themelimi i saj më 17 dhjetor 2011 e deri në fund të jetës së tij, ka qenë President Nderi i kësaj Akademie.

Në fjalën e tij, presidenti deri dje në këtë funksion i kësaj Akademie, Prof. Fatos Tarifa, vuri në dukje disa nga arritjet kryesore në veprimtarinë akademike, artistike, letrare e shoqërore të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në shërbim të së mirës publike, veçanërisht, gjatë vitit 2024. Në vijim, në diskutimet e tyre, Prof. Ethem Ruka, Prof. Emil Lafe, Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Paskal Milo, Prof. Luljeta Bozo, Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Llukan Puka, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj, Robert Radoja, Prof. Arjan Gjonça, Prof. Rudina Jasini, Prof. Xhevat Lloshi, Prof. Rami Memushaj, Prof. Myftar Barbullushi dhe anëtarë të tjerë të Akademisë, e vunë theksin në aspekte të veçanta të veprimtarisë së kësaj Akademie në fushat e tyre respektive të veprimtarisë krijuese, duke sugjeruar ide e mënyra të reja për thellimin dhe zgjerimin e veprimtarisë së Akademsë në funksion të misionit publik për të cilin ajo është krijuar e funksionon si një Akademi mbarëshqiptare e Arteve dhe Shkencave.

Kujtojmë se në këtë Akademi bëjnë pjesë disa nga personalitetet më të shquara të artit e të kulturës shqiptare, si Ermonela Jaho, Inva Mula, Mumtas Dhrami, Tedi Papavrami, si dhe një numër personalitetesh shkencore te huaja nga më të shquarit në kohën tonë, si Anthony Giddens, Craig Calhoun etj.

- Publicitet -

Akademia pranoi dje në radhët e saj dy anëtarë të rinj: Prof. Qemal Murati (gjuhëtar, Kosovë) dhe Prof. Sherif Bundo (ekonomist). Në përfundim të saj, mbledhja e Asamblesë së Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhi si president të saj të radhës Prof. Ethem Ruka dhe si President Elect shkrimtaren Diana Çuli. Prof. Marenglen Spiro, Prof. Arben Baboçi, Prof. Aleksandër Xhuvani dhe Prof. Evan Rroco u zgjodhën anëtarë të kryesisë së re të Akademisë.

Prof. Rexhep Qosja u zgjodh unanimisht President Nderi i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?