Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushtria e Izraelit pranon vrasjen e tre pengjeve izraelitë në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ushtria e Izraelit pranon vrasjen e tre pengjeve izraelitë në Gaza
AktualitetBote

Ushtria e Izraelit pranon vrasjen e tre pengjeve izraelitë në Gaza

Published: December 15, 2023
Shpërndaje
Israeli military tanks roll near the border with the Gaza Strip on December 3, 2023, amid continuing battles between Israel and the militant group Hamas. Israel struck Gaza targets on December 3 in its war on Hamas as international concern mounted over the spiralling civilian death toll, three days into fighting that resumed after a truce ended. (Photo by Menahem KAHANA / AFP) (Photo by MENAHEM KAHANA/AFP via Getty Images)

Ushtria e Izraelit njoftoi të premten se i ka vrarë, siç tha, gabimisht, tri pengje izraelite gjatë një operacioni tokësor në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se trupat izraelite i gjetën pengjet dhe i cilësuan gabimisht si kërcënim. Ai tha se nuk është e qartë nëse pengjet kishin ikur apo ishin braktisur aty.

Vrasja e tyre ndodhi në rrethinën Shiaja në Qytetin e Gazës, ku trupat izraelite ditëve të fundit kanë hasur në rezistencë të madhe nga luftëtarët e Hamasit, grupit radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE. Hagari theksoi se ushtria “ndien keqardhje të thellë” dhe se po e heton rastin.

Dy nga të vdekurit janë Yotam Haim dhe Samer Talalka, ndërsa emri i pengut të tretë nuk u bë i ditur me kërkesë të familjes së tij, tha Hagari. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, tani në muajin e tretë, nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu një sulm tronditës në jug të Izraelit duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu mbi 240 të tjerë.

- Publicitet -

Një pjesë e pengjeve u liruan nga Hamasi gjatë një armëpushimi njëjavor muajin e kaluar, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë
  • Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet e para në renditje
  • Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  • 150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
  • Financat kërkojnë vëmendje dhe planifikim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. BALLKANI I 100 UJQËVE on Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  3. Anonymous on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  4. FEMRA KUNDËR FEMRËS on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Emigranti on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?