Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Laborant dentar pa licencë dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Laborant dentar pa licencë dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Fier
AktualitetKronike

Laborant dentar pa licencë dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Një 40-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ushtronte profesionin e laborantit dentar në të zezë.

Ai nuk ishte i pajisur me licencë, ndërsa dispononte një laborator dhe një sasi kanabisi.

Policia ka sekuestruar barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar do rrezikonte shëndetin e pacientëve.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrezikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?