Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vae Soli – Mjerë Njëshi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Vae Soli – Mjerë Njëshi
AnalizaLajmi i fundit

Vae Soli – Mjerë Njëshi

Published: 15 Qershor, 2024
Shpërndaje

Nga Moikom Zeqo (1949-2020)

Botuar në DITA

Duke shfletuar një ksombël të Biblës në latinisht si shqiptar ndjeja një krenari të vjetër: pikërisht një ilir i ditur, një filolog dhe shkrimtar gjenial i nivelit botëror, Euseb Jeronimi,- ka qenë i pari, që ka përkthyer Biblën në gjuhën latine, të quajtur si varianti kanonik me emrin “Vulgata” e që ka shërbyer si një substancë kulturore për tërë qytetërimin e Europës Perëndimore.

- Publicitet -

Përkthimi i Jeronimit në shekullin IV të erës sonë qe baza e aksionit intelektual shekuj më pas të Martin Luterit si edhe të Gjon Buzukut tonë.

Po qëllimi im nuk ka të bëjë me një analizë filologjike, as edhe me një subjekt eseje të humanizmit të krishtërimit të hershëm, apo të latinicitetit mesjetar.

Duke kapërcyer fletët e ksomblës në fjalë lexova në Librin e Eksleziasit (4, 10) dy fjalë të madhërishme dhe të përjetshme: VAE SOLI. Në shqip përkthehen qartë: MJERË NJËSHI

M’u kujtua vetëtimthi  një varg i njohur i Majakovskit, të cilit pothuaj e kisha harruar, (ose më dukej se e kisha harruar).

Befas ndjeva një shqetësim të shumëfishtë, gati një ankth universal: në vetëdijen time përplaseshin kohërat, konceptet e kundërta për lirinë, popujt personalitet, librat e filozofëve, profecitë e çuditshme dhe të rrepta të poetëve, mediokriteti i llahtarshëm dhe rrënues i prostitutave të politikës, publiciteti i rremë dhe i tmerrshëm i liliputëve, që pretendojnë të luajnë me gjeste të huazuara gjigandësh, njerëzit, që këmbejnë bindjet ashtu si veshjet me një mendjelehtësi të pabesueshme, mesitë e profetët fallco të demokracisë dhe  të progresit, të konvertuarit e nëndheshëm të mafies dhe të kamorras së krimit politik dhe ekonomik, falangat e zeza dhe të mjera të shërbëtorëve dhe hijet ambikuide të servilëve të pandreqshëm të bizantizmit shqiptaroid.

M’u kujtua si një stërlodhje, si një stres kolektiv dhe individual realiteti ynë grotesk shqiptar, partitë, marrëzitë pa precedent. M’u kujtua frika e stimuluar e intelektualëve të varfër shqiptarë, kastrimi dhe zhburrërimi i tyre i neveritshëm nga lidershipi politik – që i detyron, që firmat e borderove t’i kenë dhe firma të manifestëve të servilizmit.

M’u kujtua tallja e mrekullueshme dhe e pazëvendësueshme e Erazmit të Roterdamit për Marrëzinë, që Vetëlavdërohet pafajësisht dhe metaforizmi i saj në jetën tonë të tronditur dhe problematike, deri me sindroma neurologjike.

M’u kujtuan karnavalet e pashembullt qeveritarë, lule, kamera, rapsodë që u bieb çiftelive sipas motivit shekullor: “lejbepeqe, lejbepeqe!” ( “jemi nën urdhrat tuaja”).

M’u kujtuan shprehjet me fuqi të pakundërshtueshme identifikimi me kombin, flamurin, besën, Kushtetutën, fetë, Demokracinë, Lirinë, me secilin, me të gjithë; me botën; me universin, me formulën e ajrit dhe valët.

VAE SOLI – a mundet ende sot NJËSHI i shtetit të jetë gjithçka sipas lokucionit filozofik të Zhan Pol Sartit edhe “qenie në vete” edhe “qenie për vete”?

VAE SOLI – a mundesh të jesh instanca e parë dhe e fundit, d.m.th. “Alfa dhe Omega” e vlerësimit të mbrapshtë të historisë, të të vërtetave të përjetshme dhe të palëkundshme të kombit ?

VAE SOLI – shqiptarët u ngritën kundër totalitarizmit, për të rrëzuar niçeanizmin e një udhëheqësi të vetëm, por ende budullallepsen me pagabueshmërinë mitike të Njëshit të sotëm absolut – ndaj nuk besoj, se do të jenë dakord me një Njësh Tautologjik me një Njësh të Padiskutueshëm dhe njëkohësisht absolutisht të Padurueshëm nga të tërë, madje, edhe nga vetë ithtarët e marrosur të tij.

VAE SOLI – kohërat kanë ndryshuar!

Filozofi dhe shkrimtari italian Umberto Eko është tallur mrekullisht me idenë e mjerë të supermenëve, që nuk vlejnë asnjë grosh.

Një Rambo,- apo një Batman i nxjerrë nga skenarët dhe ekranet për të luajtur në skenën politike shqiptare është një qesharakësi e rrallë, ulëritëse dhe e jashtëzakonshme.

Njëshi i shtetit, i deliruari dhe i mjeri, – është një përcaktim rastësor i hierarkisë politike dhe administrative dhe nuk është ai thelb, që në të vërtetë nuk mund të jetë kurrë.

Njëshi i shtetit është nëpunësi i parë i shtetit dhe duhet të jetë më i qytetëruari , më humanisti, më luajali, më vizionari.

Po nga duhet dhe është ka një ndryshim konceptual kolosal.

Njëshi duhet t’i përkulet popullit dhe jo populli atij.

Njëshi duhet të kuptojë, se është normale dhe tepër serioze, që të ketë kundërshtarë. Njëshi duhet të dijë, se ata duhen respektuar me çdo kusht madje më shumë se vetja dhe jo t’i viktimizojë padrejtësisht dhe çmendurisht.

Njëshi duhet të mësojë deri në fund, se ai mund të quhet i tillë vetëm si një mandat i përkohshëm disavjeçar, – pra, edhe konvencial, – aspak i përjetshëm dhe i pakritikueshëm juridikisht dhe njerëzisht.

Njëshi duhet të qytetërohet. Duke hequr dorë përgjithmonë nga primitiviteti i klanit, i partitokracisë dhe autoritarizmit idiot në të gjitha kuptimet e semantikat politike dhe humanitare.

Njëshi duhet të dlirësohet dhe të mos ketë lëkundje në idetë themelore të një shoqërie civile, që është ideja e qytetarit të lirë, e individit të lirë, për të cilin shteti dhe pushteti nuk është fatalisht një qenie armiqësore dhe përjetësisht e egërt dhe e kundërt.

Njëshi duhet të qytetërohet nga të tjerët, nëse nuk e posedon për arsye misterioze dhe fatkeqe këtë qytetari të domosdoshme.

Njëshi është i përkohshëm.

Kurse kombi është i përjetshëm.

Njëshi është një grimcë e Historisë dhe nuk ka targë mbi Historinë.

Përkundrazi Historia ka targ mbi Njëshin dhe e Sotmja do të gjykohet ashpërsisht dhe drejtësisht nga e Ardhmja.

Në këtë gjyq dëshmitë që thotë Njëshi për veten nuk janë dëshmia që do të thotë Historia për Njëshin.

Në këtë gjyq suprem dhe të pashmangshëm e Vërteta e Kombit nuk është e Vërteta e Njëshit.

Loja e Historisë është e ndërlikuar joshëse, plot gracka për naivët dhe budallenjtë, por përherë e plotfuqishme dhe e pamëshirshme.

Apologjitë euforike e romantike të Njëshit janë tashmë diçka e tejkaluar.

Demokracia e vërtetë e parakupton popullin (doemos), kurse tundimi i Njëshit është Monokracia, ose Hiçkracia.

Realiteti politik shqiptar është plot paradokse. Njëshi nuk duhet të jetë mishërimi i këtyre paradokseve.

Përcaktimi lapidar ekleziatik -VAE SOLI- është një nga mësimet më të parrëzueshme të Historisë njerëzore.

I të gjitha kohërave.

Përndryshe po e mbyll këtë shënim në DITA me një tjetër frazë të cituar nga “Vulgata” e Euseb Jeronimit:

“aures habent et non audient” d.m.th. “ veshët i kanë dhe nuk dëgjojnë”

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull i marrë nga arkiva e Moikomit në DITA është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA.

Ribotohet me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të Moikom Zeqos.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”, Aksioni në Theth, Rama: S’bëhet fjalë për disa të shkretë
  • DASH: Ambasadorja Yuri Kim nuk është pushuar nga puna!
  • “Rakisë iu hodh ujë”, ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit
  • Rama mbledh sot deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë
  • Tension pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea

Komentet e Fundit

  1. ATSH në Për neomalësoren Marjana, tani deputete dhe dy përgjigje pyetjeve: Kush e ka fajin për Thethin? Kush e dogji Vilën e Gjeçajve?
  2. Ramalluku i Surrelit në Rama mbledh sot deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë
  3. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  4. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  5. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?