Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VARGJE: Po s’ndryshoi Sistemi, Kodi dhe të tjera, në skenë do të kthehen, të njëjtat kolera!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > VARGJE: Po s’ndryshoi Sistemi, Kodi dhe të tjera, në skenë do të kthehen, të njëjtat kolera!”
AnalizaKryesore

VARGJE: Po s’ndryshoi Sistemi, Kodi dhe të tjera, në skenë do të kthehen, të njëjtat kolera!”

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

 

Nga Arben Duka

Botuar në DITA, maj 2020

- Publicitet -

Tani në udhëkryqe,
jemi fare ne,
Dhe urgjent na duhet,
një e majtë e re!

Duhet që të shporret,
kjo klasë politike,
Të njëjtët surretër
Hajdutë 30 vite

Shpesh me presh në duar,
Keq i kemi kapur,
po nuk çajnë kokë,
vjedhin fare hapur!

Neve si llokume,
ju japim pushtetin,
Këta shtatë lëkurë,
e rrjepin gjithë shtetin

Neve u treguam,
popull karabush,
Këtyre tepsia,
syrin s’ua mbush

Dhe sa më e madhe,
prapë s’mjafton tepsia,
sepse i sundon,
keqaz babëzia!

Duhet që të soset,
ç’u nis në dhjetor,
fillim i ndryshimit,
Kod i Ri Zgjedhor!

Tani gjithë pushteti,
është i kryetarëve,
ndaj duhet urgjent,
t’u kthehet shqiptarëve!

Po s’ndryshoi Sistemi,
Kodi dhe të tjera,
në skenë do të mbeten,
të njëjtat kolera!

Direkt nga Sovrani,
deputet të dali,
duhet një rikthim,
tek proporcionali!

Jo listë kryetarësh,
që prodhon skandale,
po “luftë” kokë më kokë,
përballje reale!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • dalta says:
    November 6, 2022 at 4:58 pm

    ARBEN DUKA –Burrë legjendar, NJERI që s’njeh vdekje !!

    Reply
  • Arben says:
    November 6, 2022 at 6:49 pm

    po nuk ndryshuan pronaret perendimor

    ndryshe skllever ne jete te jeteve.

    Osmanllinj

    Allahu Ekber

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 6, 2022 at 7:03 pm

    I Madhi Arben Duka, e shkelqyer eshte krijimtaria jote.

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 8:34 pm

    Shkrimtaret cdo vit po humbin identitetin e krijuar nepermjet krimtarise letrare per faj te politikave te qeverise.

    Reply
  • RADIKA says:
    November 7, 2022 at 1:21 am

    Luftoi shqiptsri
    Nder breza i gjori
    Gjithmone shperblim
    Noc Rokun e mori

    Mund te jesh i zgjuar
    Trim e luftetar
    Kur fal tradhetine
    Ske gje ne kandar

    Sa here futi hunden
    I huaji tek ne
    Gjakun na e piu
    Xhvati nje cope atdhe

    Ujkun barazon
    Me qingjin e gjore
    BEja Kosoven
    Po e nen theror

    Serbin e ka xhan
    Gjitthmone shqiptari
    Fajtor pa faj
    Do jete qyqari

    Reply
  • vili says:
    November 7, 2022 at 10:12 am

    i ndershmi intelektual

    Reply
  • Alex says:
    November 7, 2022 at 11:51 am

    Legende ! Dhe e thene qarte e verteta

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 8, 2022 at 9:35 pm

    SHQIPËRI TË KAM DHJERË!

    Dikur komunizmi me yllin në flamur,
    ra, dhe liria në zemër na mbiu,
    demokracia erdhi por nuk e pamë kurrë,
    pritëm diellin por na zuri shiu!

    E deshëm Shqipërinë si gjithë Europa,
    u mbytëm në skandale e korrupsion,
    qeveritë në 3 dekada na bënë veç gropa,
    meritokracia akoma këtu s’ekziston.

    Shqiptarët emigruan nga ky vend,
    u larguan jashtë për jetë më të mirë,
    ikën mjaft intelektualë vërtet me mend,
    këtu s’jetohej, s’mund të ishin të lirë.

    S’ishin të lirë sepse s’kishin punë,
    edhe kur kishin duhej konformitet,
    pra “rroftë partia, asaj t’i hani mun”,
    ti je thjesht një hiç, partia të bën mbret!

    Qepe gojën, qeverisë bëji veç lajke,
    në feisbuk e kudo në rrjete sociale,
    thuaj si qeveria jonë s’ka në botë,
    edhe pse Shqipërinë ka kthyer në hale!

    E njëjta histori 30 vite demokraturë,
    merr pushtet e militantët punëso,
    premto përralla e mos realizo kurrë,
    se ky popull e ka hak, kështu e do.

    Prandaj zhvateni, talleni, zhdëpeni në dru,
    shpopullojeni në masë këtë milet të mjerë,
    i lini veç një furrë buke dhe një tualet,
    një kafshatë për të ngrënë, WC për të dhjerë!

    Mjafton kaq dhe populli hedh votën,
    30vjet riciklon të njëjtët politikanë,
    s’duan intelektualë që thonë të vërtetën,
    duan liderë hajdutë, sadistë hajvanë!

    Këta hajvanë “porsi lisa”,
    tallen me popullin, me demokracinë,
    prandaj e thashë që kur e nisa,
    komunisto-spiunat vyshkën lirinë!

    Këta ishin ata që s’duhet të vinin,
    sollën veç vuajtje dhe varfëri,
    shkatërruan ekonominë, kulturën, rendin,
    për vete u pasuruan në pangopësi.

    I gjithë mundimi na shkoi kot,
    bjeri sa të duash, s’hapet asnjë derë,
    sakrificat tona s’kanë më rëndësi,
    Shqipëri e dashur, të kam dhjerë!

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 8, 2022 at 10:13 pm

    QELBËSIRAT E PUSHTETIT

    Popull i lodhur, fare pashpresë,
    i tradhëtuar dhe i gënjyer,
    nga kjo kastë politike në 30 vjet,
    ndihet i vjedhur dhe i zhgënjyer.

    Tërë kohës premtime bosh,
    sikur në parajsë do jetojnë,
    politikanët u bënë milionerë,
    njerëzit më s’po ëndërrojnë.

    Sapo mbarojnë 8 vite qeverisje,
    plot mitingashë atje te sheshi,
    kryeqelbësirën ta heqin me votë,
    të vënë një tjetër qelbësirë leshi.

    Në 3 dekada as vota s’mjaftoi,
    se qelbësirat ta blejnë e vjedhin,
    ngritën lart e ulën veç diktatorë,
    popullin e shkretë nuk e pjerdhin.

    Na tregojnë përralla mbi drejtësinë,
    sikur mbizotëron meritokracia,
    sikur vdesin për demokracinë,
    urrejnë kryesoren, ajo është liria.

    Policia përherë si një vegël,
    që keqpëdoret nga çdo pushtet,
    herë me gaz e herë me plumb,
    urdhëron qelbësira, ai është mbret.

    Bëni protesta por veç paqësore,
    jo me dhunë siç bëhen në Amerikë,
    por me karafila dhe ca pankarta,
    që pushteti të mos ketë frikë.

    Po u përdor dhunë, policia sulmon,
    përdoret ”druri’, gazi apo plumbi,
    protestuesit anatemohen ”terroristë”,
    por fajin e ka qelbësirë vulëhumburi.

    Në dru të zgërdhijnë pa kriter,
    e pastaj direkt në burg të rrasin,
    provoje ngrihu më kundër pushtetit,
    policët shkopin në kokë ta plasin.

    Menjëherë ngrihen debate në media,
    kush lëpin i pari qelbësirën mbret,
    kush do i quajë protestuesit halabakë,
    se pastaj nga mbreti shpërblimin pret.

    Direkt protestuesit quhen të shitur,
    për një grusht para të bëjnë trazira,
    po çfarë i çoi ata në këtë gjendje?
    E keqja e pushtetit apo e mira?

    Politika në këto 30 vite tranzicion,
    na vodhi gjithshka s’na dha asgjë,
    populli i pafajshëm është fajtor,
    që këta bastardë në pushtet i lë.

    Pa asnjë vizion për të ardhmen,
    postet për militantë e injorantë,
    që vjedhin për vete dhe pushtetin,
    me urdhëra nga sharlatanë delirantë.

    E lanë këtë popull mjaft të varfër,
    ia hoqën dhe atë pak fije dinjitet,
    veç ju o shokët e partisë mos u zini,
    populli bar ha, rroftë qelbësira mbret.

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 8, 2022 at 10:29 pm

    Nëna jonë PARTI

    Ti parti më jep nder,
    më jep emrin shqiptar,
    ti i jep poste pa meritë,
    edhe atij që është gomar.

    Skemat Ponzi ti na i mësove,
    si rruga e vetme për zhvillim,
    ne lamë paratë në ato firma,
    partia e pafajshme me fitim.

    Fajin për çdo gjë nuk e kishe ti,
    fajin si gjithmonë e patëm ne,
    komunzimi na la fukarenj,
    ti doje të krijoje shtresën e re.

    Ti doje të nxirrje pasanikë,
    me gënjeshtra nga kursimi,
    si u treguam kaq budallenj,
    s’mund të nxirret kështu fitimi!

    Por sidoqoftë ne të falëm,
    se s’kemi memorie hiç fare,
    pasanikë u bënë politikanët,
    e ne ngelëm trokë pa pare.

    Erdhe prapë në pushtet,
    me ëndrra dhe premtime,
    i njejti avaz si më parë,
    pa vizion e pa parime.

    Ti hape piramida universitare,
    fabrika diplomash me pagesë,
    nxorre plot e plot intelektualë,
    ngelësa gjimnazi mesatarja 5.

    Ti e mbush administratën,
    me militantë dhe rryshfetxhinj,
    ti i bën për vete oligarkët,
    emigrojnë jashtë shumë të rinj.

    I njejti avaz vazhdon dhe sot,
    tërë këto vite në vend numëro,
    vidh shqiptarët dhe Shqipërinë,
    mbill varferinë mos përparo.

    Çdo mbrëmje nëpër media,
    sorrollatje nga ca analistë,
    si mercenarë me pagesë,
    të lajnë e të lyejnë këta stilistë.

    Tërë kohës veç për ty flasin,
    o moj e shtrenjta jonë parti,
    ca e kanë hallin kur do zbresësh,
    të tjerët kur në pushtet do jesh ti.

    Na kaloi jeta nëpër mitingje,
    lart e poshtë nëpër sheshe,
    ti hipe e zbrite nga pushteti,
    dhe sa krahu na e ngjeshe.

    Por ne prapë të duam shumë,
    u mësuam, pa ty s’bëjmë dot,
    kemi tërë kohës që hamë mun,
    na shkoi e tërë jeta kot.

    Veç një gjë duhet kuptuar,
    rrimë urtë ne, pa mbretëron ti,
    pushtetin thuhet se e ka populli,
    por jetojmë në shkërdhatokraci.

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 9, 2022 at 9:42 am

    PARODI

    Wind of change -“Muri shqiptar i Berlinit”

    We have proudly the gay parade,
    now we are very open-minded,
    listening to the wind of change.

    We plant &smoke herb every day,
    from monday to sunday,
    listening to the wind of change.

    When we missed the UE train,
    our reforms failed again,
    we couldn’t be the same,
    like europeans.

    The future does not have a sense,
    governed by thieves and a jackass,
    we feel only the wind of fart from anus.

    Take us away from the sadness of the moment,
    on a gloomy day,
    where we don’t have a work and go away,
    and we don’t need to pray.

    Take us away from the sadness of the moment,
    on a gloomy night,
    where you can’t have all your merits,
    even if you fight,
    and that’s no right.

    The wind of change blows the ass,
    so we can’t change the time,
    living the same shit every day,
    without freedom going out of mind.

    How you can live life in this state,
    in a world of liars, in a misery of fate.

    Take us to the magic of the moment,
    on a glory day,
    where we all can live happy and not sad,
    knowing the difference between good and bad.

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 12, 2022 at 1:57 pm

    PARODI

    ”TI SHQIPËRI MË JEP NDER,
    MË JEP EMRIN EMIGRANT,
    NJË DITË DO FUTEMI NË BE,
    NUK DO QUHEMI MË TRAFIKANTË”

    Pas vetë rënies së komunizmit ,
    e donim Shqipërinë si gjithë Europa,
    por në vend që të përparonim,
    rruga drejt BE-së ishte plot me gropa.

    Fajin pikë së pari e ka populli,
    që një klasë hajdutësh ka votuar,
    votonin një të keqe më të vogël,
    nga e keqja e madhe për të shpëtuar.

    Dolën në fillim skemat piramidale,
    mashtruan e zhvatën një popull të tërë,
    asnjë politikan nuk u dënua fare,
    populli e hëngri sa krahu në vërë.

    Erdhi më pas një shpëtimtar Fatos,
    që morri pushtetin me një qëllim,
    që do i kthente paratë e vjedhura,
    këtij populli liridashës edhe trim.

    Ky ishte Nanua, katarsisti i madh,
    që nga mbrapa i vinte historia,
    tetë vite qeverisje me korrupsion,
    me dallavere, e me gënjeshtrat e tija.

    Aq zullume pati qeverisja e tij,
    saqë u rikthye prapë SALIU,
    që tani vinte me duar të pastra,
    po ku i lau doktor mavriu?!

    Sidoqoftë Fatosi iku paqësisht,
    si pasha kumarxhi atje në Austri,
    me korrupsionin që bëri u pasurua,
    favorizoi familjen, s’e dënoi njeri.

    Kjo ishte një tjetër histori suksesi,
    që si shembull duhej marrë,
    pra në Shqipëri mund të vjedhësh,
    e të ikësh me duar të pastra dhe i larë!

    Qeverisi dhe Berisha dy mandate,
    korrupsioni kudo si më parë,
    na i nxorri me statistikat e tija,
    të ardhurat për frymë 700 dollarë!

    Papunësia ishte shtrirë kudo,
    ishin pasuruar vetëm pak vetë,
    doktori tregonte veç përralla,
    populli e dinte ç’e kishte gjet!

    Mirë papunësi dhe korrupsion,
    por doktori s’harroi zakonin e parë,
    hapi prapë piramida por universitare,
    ku ngelësit e të paaftët do bëheshin dijetarë.

    Njerëzit lanë leshtë për tu shkolluar,
    morrën nga një karton pa vlerë,
    miqtë e pushtetit zunë punë të mira,
    hallexhinjtë ngelën rrugëve si përherë.

    Sidoqoftë Berisha mburret se pati arritje,
    që u futëm në Nato e vizat u liberalizuan,
    por populli e dinte varfërinë e papunësinë,
    e kështu pas 8 vitesh më nuk e votuan.

    Tashmë vinte një kryelartë në pushtet,
    ai që Saliut 1 milion shuplaka i dha,
    këtë piktor e solli Nanua nga Franca,
    tha se ishte hajdut ikonash ky damlla!

    Ç’të prisnim tjetër nga Fatosi,
    më thuaj me kë rri të them cili je,
    Rama hajduti u duk që në bashki,
    tani na u servir si rilindja e re.

    E kështu rilindi ”Skënderbeu”,
    bëri në Surrel një shtëpi bunker,
    i dolën skandalet e përgjimet e BILD-it,
    dhe ai bëri votimet moniste mender!

    Nuk mjaftuan këto palo zgjedhje,
    piktori donte mandatin e tretë,
    kishte gati ”kirurgjinë invasive zgjedhore”,
    bashkë me patronazhistët e vetë.

    Zonja Kim thotë mjaft e vendosur,
    se tashmë kemi drejtësinë e re,
    politikanët e korruptuar pse s’dënohen,
    pra pse kjo drejtësi ka frikë e fle?

    Pse nuk hetohen e dënohen qeveritarët,
    që duke qeverisur janë pasuruar,
    po gjyqtarët që s’kaluan vettingun,
    pse ta hedhin lumin vetëm duke u larguar?!

    Ja pra që drejtësi nuk ka fare,
    është një tallje e madhe me shqiptarët,
    pseudo drejtësia e propaganduar e re,
    s’dënon asnjë nga tërë pushtetarët!

    E në fakt fajin s’e ka vetëm populli,
    por edhe gënjeshtarët ndërkombëtarë,
    që në 30 vite vijmë vërdallë kot,
    qeverisemi nga hajdutë dhe barbarë!

    Ata e duan Shqipërinë si një hale të BE,
    duhet të jemi një vend qesharak tranzit,
    ku pastrohen paratë e trafikohet drogë,
    e populli emigrant ose papunë si parazit!

    Shqipëria s’mund të jetë sallon pritje,
    as kuzhinë e BE por thjesht një hale e re,
    e ç’mund të bësh tjetër në një vend të tillë,
    se të dhjesësh rehat me nge e me nge?!

    Reply
  • Molla e dijes says:
    November 12, 2022 at 2:19 pm

    PARODI

    LA SPERANZA NON MUORE MAI, MA IN UN MONDO DI BUGIARDI SE NE VA A FANCULO PER SEMPRE, E COSI MUORIAMO NOI SPERANDO INUTILMENTE.

    Se mi guardo nello specchio
    con il tempo che e’ passato,
    sono solo assai piu’ povero,
    piu’ cattivo e piu’ invecchiato.

    E’ l’amara confessione,
    di un albanese senza successo,
    forse e’ l’ultima occasione,
    di non essere un fesso.

    Ho cercato un lavoro,
    ma a me non l’hanno datto,
    ero anche laureato,
    ma non ero raccomandato.

    E quel posto che era libero,
    lo ha occupato una mignotta,
    perche lei era analfabeta,
    e io scienziato e poliglotta.

    Non sapevo piu cosa fare,
    senza soldi e ne un lavoro,
    la speranza volevo trovare,
    ma la politica mi sgridava in coro:

    VAFFANCULO. VAFFANCULO
    VAFFANCULO. VAFFANCULO

    Ho pensato di andarmene,
    al estero fuori dal paese,
    non mi hanno datto ne l’asilo,
    ho perso i soldi con le spese.

    E cosi sono ritornato
    a fare la vita che faccievo,
    almeno avevo una ragazza,
    che mi amava per davvero.

    Le ho datto quel che avevo
    ma a lei non le è bastato,
    era proprio una mignotta,
    e per questo sono incazzato.

    E adesso cosa posso fare,
    in questo mondo di bugiardi,
    andate tutti a fanculo,
    ignoranti e ladri con i miliardi.

    VAFFANCULO. VAFFANCULO.
    VAFFANCULO. VAFFANCULO.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. TIRONA on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Vlora 97 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?