Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vazhdon avancimi i ushtrisë së Ukrainës në territorin rus, nuk ndalen sulmet ajrore në Kursk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vazhdon avancimi i ushtrisë së Ukrainës në territorin rus, nuk ndalen sulmet ajrore në Kursk
BoteLajmi i fundit

Vazhdon avancimi i ushtrisë së Ukrainës në territorin rus, nuk ndalen sulmet ajrore në Kursk

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi Perëndimin për mbështetjen e inkursionit të befasishëm të Kievit në territorin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 12 dronë mbi rajonin e Kurskut.  Ukraina ka nisur sulmet në Kursk një javë më parë dhe të hënën pretendoi se ka marrë nën kontroll 1.000 kilometra katrorë në këtë rajon.

Putin tha një ditë më parë se inkursioni i Ukrainës – më i madhi që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 – synon të përmirësojë pozicionin negociues të Kievit në bisedimet e mundshme të paqes.

- Publicitet -

Duke folur për sulmin, ai tha se Kievi, “me ndihmën e padronëve të tij perëndimorë” po tenton të ngadalësojë përparimin e forcave ruse, në atë që Kremlini i quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Po të hënën, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrkysi, i tha presidentit Volodymyr Zelensky, se trupat ukrainase po vazhdojnë avancimin e tyre në territorin rus.

“Ne po vazhdojmë të kryejmë një operacion sulmues në rajonin e Kurskut. Aktualisht, ne kemi nën kontroll rreth 1.000 kilometra katrorë të territorit të Federatës Ruse”, tha ai, sipas një video të publikuar në llogarinë e Zelenskyt në Telegram.

Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Guvernatori në detyrë i Kurskut, Aleksei Smirnov, ka deklaruar se forcat ukrainase kanë hyrë 12 kilometra në rajonin e Kurskut përgjatë një fronti prej 40 kilometrash dhe aktualisht kanë nën kontroll 28 vendbanime ruse.

Në Kursk si pasojë e luftimeve, 121.000 persona janë evakuuar dhe 59.000 të tjerë janë në proces të evakuimit, thanë zyrtarët lokalë. Ndërkaq, në rajonin rus të Belgorodit, që është ngjitur me Kurskun, 11.000 civilë po ashtu janë evakuuar.

Forcat ukrainase në Kursk po tentojnë të rrethojnë Sudzhan, ku gazi natyror rus kalon për në Ukrainë, ndërkaq një betejë e madhe po zhvillohet afër Korenevos, rreth 22 kilometra larg kufirit dhe në Martinovka, sipas blogerëve rusë të luftës.

Forcat ajrore ukrainase thanë më 13 gusht se Rusia gjatë natës ka kryer 38 sulme me dronë dhe me dy raketa balistike, të llojit Iskander-M.

Sipas ushtrisë, 30 dronë u shkatërruan mbi tetë rajone ukrainase. Ndërkaq, autoritetet në rajonin ukrainas të Sumit raportuan për një person të plagosur dhe për dëmtime në një linjë të furnizimit me energji elektrike dhe në një tubacion të gazit.

Sulmi po ashtu ka shkaktuar dëme në një spital, thanë autoritetet. Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonet veriore ukrainase që kur forcat e Kievit kanë nisur inkursionin e tyre në rajonin e Kurskut.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Tellalli says:
    August 13, 2024 at 10:53 am

    Dardha e ka bishtin mbrapa , thotë populli .

    Reply
    • pilo Lala says:
      August 13, 2024 at 1:25 pm

      Le ta ndjeje luften ne kurriz edhe populli Rus.
      Jeta ne Moske dhe ne Leningrad vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgje, me tha njeri q e vizitoi kohet e fundit.
      Hidhini ca bomba, te kuptojne qe po i bien ne qafe nje populli qe nuk po i sulmonte, shikonte punen e tij.
      Kane ikur 11 Miljon njerez nga Ukraina, per shkak te luftes qe nisi Putini, per egon e tij Rusomadhe.
      Prandaj le te paguaje pak edhe populli Rus, te shijoj luften dhe pasojat ne token e vet.

      Reply
  • demo says:
    August 13, 2024 at 1:31 pm

    Ketu ke folur Fjale me Vend pilo Lala.

    Reply
  • Baidei says:
    August 13, 2024 at 5:04 pm

    Rusia ka nen kontroll 120000 km katrot keta thone qe do permirsoje pozicionin negociues! Ore, po ne kursk nuk fitoi fjermania me mbi 3000 tanke ju thoni qe ukarhinasit po perparojne! Do w shohim ne ditet e ardheshme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?