Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vazhdon gjyqi ndaj Trump, sërish fajtor për mospërfillje të Gjykatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vazhdon gjyqi ndaj Trump, sërish fajtor për mospërfillje të Gjykatës
AktualitetBote

Vazhdon gjyqi ndaj Trump, sërish fajtor për mospërfillje të Gjykatës

Published: May 7, 2024
Shpërndaje

Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënën se Trump ka shkelur urdhërin që ia ndalon të sulmojë dëshmitarët për këtë proces gjyqësor. Gjykatësi e paralajmëroi prerazi Trump se mund të burgoset nëse vazhdon të injorojë urdhërin e gjykatës.

Gjykatësi Juan Merchan e mori vendimin në fillimin e javës së tretë të procesit gjyqësor, periudhë gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitarët. Në këtë çështje penale, akuzat janë për falsifikim të të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Ish-presidenti Trump ka mohuar pretendimin e Daniels për një marrëdhënie seksuale mes tyre, si dhe ka mohuar të 34 akuzat e ngritura ndaj tij. Por, gjykatësi Merchan e paralajmëroi Trump se shkelja e urdhërit të gjykatës “është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor. Nuk mundem ta lejoj këtë të vazhdojë”.

- Publicitet -

Gjykatësi Merchan tha se “gjëja e fundit” që do të donte ishte ta dërgonte Trump në burg, por se do ta bënte këtë nëse do të duhet. “Je ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta edhe presidenti i ardhshëm”, shtoi gjykatësi.

Gjykatësi Merchan i vendosi një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhërit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhërit. Javën e kaluar, gjykatësi pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.

Procesi rifilloi të hënën, ndërsa juria prej 12 anëtarësh nuk ka dëgjuar ende dy dëshmitarët kryesorë për çështjen – Daniels dhe ish-avokatin dhe ndërmjetësin politik të Trump, të dënuarin tashmë për evasion fiskal dhe deklarata të rreme, Michael Cohen.

Anëtarët e jurisë kanë dëgjuar shumë rreth të dy personave gjatë dy javëve të fundit, por prokurorët nuk kanë dhënë ndonjë tregues se kur mund të thirren për të dëshmuar. Sidoqoftë, Jeffrey McConney, ish-kryellogaritar në Organizatën Trump, foli të hënën gjatë dëshmisë së tij se si  Cohen i dërgonte fatura kompanisë në mënyrë që të rimbursohej për 130 mijë dollarët e dhënë zonjës Daniels.

McConney tha se disa prej çeqeve për Cohen u dërguan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, pasi  Trump u bë president, në mënyrë që ai t’i firmoste personalisht dhe më pas shumat përkatëse tërhiqeshin nga llogaria personale e Trump.

Në total, Cohen iu paguan 420 mijë dollarë, përfshirë 130 mijë dollarët si rimbursim për shumën e marrë nga vendosja si garanci e vlerës së shtëpisë së tij, për të mundësuar pagesën për zonjën Daniels. Shuma e paguar Cohen ishte më e madhe, me qëllimin që të mjaftonte për të mbuluar shpenzimet e tij tatimore për këto pagesa, si dhe në formën e një bonusi.

Ish-presidenti Trump ka thënë se pagesat për Cohen në vitin 2017 ishin për punën e tij ligjore bazuar në një marrëveshje shërbimesh për Organizatën Trump. Por prokurorët kanë thënë se nuk ka patur shërbime të tilla ligjore dhe McConney tha se nuk u njoh ndonjëherë me një dokument të tillë.

McConney tha se i autorizoi pagesat për Cohen pa ditur saktësisht se për çfarë ishin, por se veproi sipas udhëzimeve të Allen Weisselberg-ut, ish-drejtor i financave në Organizatën Trump, si dhe të Eric Trump-it, djali i dytë i ish-presidentit.

Anëtarëve të jurisë iu tregua një mesazh email-i nga zoti Weisselberg ku thuhej se mund të paguhej zoti Cohen pasi “ishte rënë dakort me Don-in dhe Eric-un”, duke iu referuar ish-presidentit dhe djalit të tij.

Weisselberg po vuan aktualisht një dënim prej pesë muajsh burgim për dëshmi të rreme gjatë çështjes civile gjyqësore për biznesin e Trump, ndërsa djali i tij Eric qëndroi i ulur përkrah ish-presidentit në sallën e gjyqit në ditën e 12-të të procesit.

“Të thanë të bëje diçka, dhe e bëre?”, e pyeti zotin McConney prokurori Matthew Colangelo.

“Po”, u përgjigj zoti McConney.

Në moshën 77-vjeçare, Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza penale. Prokurorët thonë se pagesat për zonjën Daniels synonin që ajo të mos fliste për marrëdhënien e pretenduar me zotin Trump, ndërsa votuesit përgatiteshin të shkonin në qendrat e votimit tetë vite më parë.

Trump ka mohuar akuzat ndaj tij, por nëse gjendet fajtor mund të dënohet me kusht, apo deri edhe në katër vite burgim. Ai është kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet që mbahen në 5 nëntor.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. 1thundrak on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  4. 1thundrak on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?