Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e Kadaresë, botuesi akuzon Urgjencën. Reagon kreu i saj Brataj: Mos nuk ka patur syzet…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e Kadaresë, botuesi akuzon Urgjencën. Reagon kreu i saj Brataj: Mos nuk ka patur syzet…
KronikeLajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, botuesi akuzon Urgjencën. Reagon kreu i saj Brataj: Mos nuk ka patur syzet…

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, rrëfeu çastet e fundit të ndarjes nga jeta deri te tmerri i urgjencës në rrugët me trafik.

I pyetur nëse Kadare ka lënë një dorëshkrim, botuesi tregoi pasigurinë por edhe besimin se një botim i ri do të vijë.

“Sa herë që më ka shkuar mendja se një ditë e tillë do të vinte, mua më kujtohej Rinasi me avionin që sillte Kadarenë.

- Publicitet -

Mbas një muaji që e përcillja sërish dhe e ndiqja me sy derisa avioni zhdukej. Në njëfarë mënyre, më duket sikur ai është në një planet tjetër, nuk është me ne.

Kjo diku sot quhet panteoni i letërsisë botërore. Ai iku fizikisht, por vepra e tij e klasit të parë është pasuria më e madhe që i ka lënë këtij kombi. Kjo do të kuptohet në brezat që do të vijnë.  Ishte një moment shumë dramatik kur më lajmëruan menjëherë që të shkoja se diçka kishte ndodhur.

Kur e pashë të shtrirë në atë korridor që e kisha parë shpesh herë në këmbë, të qeshur, solid, që dukej sikur nuk do të ikte kurrë nga kjo botë.

Më pas erdhi ambulanca, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vinte në ndihmë të sëmurit.

Më pas me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën.

Po them, ai rreziku… në Shqipëri nuk të hapin rrugën. Unë e ndjeva, isha me shoferin, i cili gjithë kohën shante dhe thoshte kjo është e përditshmja. Kjo është alarmante.

Këtu nuk them vetëm për Kadarenë, ky është një hall për të gjithë. Në urgjencë, të gjithë mjekët u angazhuan duke treguar se diçka jo e mirë po ndodhte dhe më pas heshtje”, u shpreh Hudhri.

Pas kësaj deklarate ka reaguar shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke hedhur poshtë akuzat.

Sipas tij, ambulanca që mori Kadarenë kishte të gjitha kushtet e nevojshme dhe se ndihma mjekësore shkrimtarit i është dhënë sipas protokollit.

“Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit.

Hudhri ka ardhur më vonë pasi e ka gjetur ekipin në vendngjarje. Është zbatuar protokolli për të shpëtuar jetën e zotit Kadare”, tha Brataj.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mirësia says:
    July 4, 2024 at 3:36 am

    Po prisni o njerëz! Të bardhës duhet t’i themi e bardhë, të zezës e zezë. Ka njërëz që punojnë me pasion dhe përkushtohen në detyrën e tyre, jo të gjithë duhen futur në një “thes”. Duhet vlerësuar ai që ndjen përgjegjësi në punën e tij dhe të bëhet model për të tjerët. Duke vënë në qendër të vëmendjes të keqen dhe duke mohuar atë që punon me devotshmëri, e keqja përhapet si metastazat e kancerit. Luftë së keqes,nderim dhe vlerësimndaj së mirës. Shprehja:”Zbukuroj por nuk gënjej” më duket shprehja më e përshtatshme e kësaj kohe tepër të vështirë që kërkon njërëz më human dhe me mëndje më të hapur.

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2024 at 3:55 am

    88 vjec i ndrituri.Aty e ka patyr sahatin.Mos i vejme faiin mjekeve edhe kur nuk jane fajtore!!!!!!!!

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2024 at 4:25 am

    Qekur lexova ate intervisten e Ben Bllushit me Kadarene,krijova nje pershtypje qe nuk e ka te gjate.
    Ay Kadareja qe kemi ndjekur Ne,me aq sa e njohim nga shkrimet ,nga takimet me Klasen punetore,,nuk ka qene Kadareja qe paraqeyt Blushi.Andej nga viti 1978 ne nje takim me klasen punetore te Kombinatit Metalurgjik e pyeti njeri:Dhimiter Shuteriqi ka thene qe Diana Culi eshte romancjerja me e mire sot per sot.Ju c`mendim keni?
    -Asnje mendim.Pyesni Dhimiter Shuteriqin,mos me pyesni mua!
    Po te ishte ky Kadare qe njohim Ne,do ti thoshte Ben Blushit:-Te kishe pyetur tet ate dhe tet gjysh,e mos me caj trapin mua se kam dale te pij kafen dhe jo t`i jap llogari nje spurdhjaku,qe m`eshte ulur ne tavoline.
    Po e gjeti ne dite te keqe ne fund te jetes,,si e gjeti Trumpi Bidonin te paralizuar dhe baj e bjer.

    Reply
  • luzati says:
    July 4, 2024 at 1:12 pm

    ORE KY BRATAJ NA U CFAQ ME MOTORCIKLETA TE NDIHMES SHPEJTE ??? PER KU I RUAJ TI PERDORI ?? TURP E FAQE ZEZE URGJENCES GJOJA KOMBETARE???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mashtrimi 50 milionë euro, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Plaku xhuxhumaku on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Toni on Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
  3. rapsodi popullor on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  4. Bero Maze on Arkivoli në protestë
  5. cuf dabjoni on The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?