Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e të miturit pasi shfaqi komplikacione nga gripi, reagon Policia e Korçës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e të miturit pasi shfaqi komplikacione nga gripi, reagon Policia e Korçës
AktualitetKronike

Vdekja e të miturit pasi shfaqi komplikacione nga gripi, reagon Policia e Korçës

Published: January 9, 2025
Shpërndaje

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me vdekjen e të miturit nga fshati Pocestë i Maliqit, i cili humbi jetën në QSUT ku po trajtohej për simptoma gripi dhe COVID-i.

Sipas Policisë së Korçës, 14-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore në QSUT, pasi ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Publicitet -

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në lidhje me humbjen tragjike të jetës së fëmijës.

Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut.

Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Ata shprehen se djali ishte aktiv dhe merrej me aktivitete sportive.

Sipas deklaratave të familjarëve, në fund të dhjetorit, djali ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë, dhe ishte trajtuar në reanimacion. Pas përkeqësimit të gjendjes, ditën e martë ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion.

Ata shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ndërroi jetë pas komplikacioneve në zemër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • DETAJET: Si ra në pranga Ergys Agasi bashkë me krahun e djathtë të Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit
  • E FUNDIT: Arrestohet Ergys Agasi
  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?