Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja tragjike e 26-vjeçares që u copëtua nga makineria e mishit, shtohet një tjetër pistë hetimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja tragjike e 26-vjeçares që u copëtua nga makineria e mishit, shtohet një tjetër pistë hetimi
Kronike

Vdekja tragjike e 26-vjeçares që u copëtua nga makineria e mishit, shtohet një tjetër pistë hetimi

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Zbulohen detaje të reja në lidhje me hetimet për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare Anlia Grishaj, e cila u copëtua nga makineria e mishit në vendin e punës në Itali.

Pas 1 muaji nga ngjarja e rëndë, një tjetër pistë hetimi është shtuar nga Prokuroria. Sipas mediave italiane, aktualisht janë duke u hetuar dy hipoteza: shkaku i vdekjes së 26-vjeçarës mund të ketë qenë një mosfunksionim i sistemit të sigurisë ose një gabim njerëzor.

E para sugjeron një mosfunksionim të mundshëm të sistemit të sigurisë , i cili duhet të sinjalizonte praninë e një personi pranë krahut mekanik. Ky krah, për fat të keq, përfundoi duke shtypur rruazat në qafë dhe kokën e punëtores fatkeqe. E dyta, megjithatë, fokusohet në një gabim të mundshëm njerëzor: në këtë skenar, Anila mund të ketë dhënë komandën e rinisjes ndërsa ka qenë shumë pranë pajisjes.

- Publicitet -

Vazhdimi i hetimeve:

Menjëherë pas aksidentit, Prokuroria hapi çështjen për vrasje nga pakujdesia ndaj koleges që ndodhej në atë moment me Anilën dhe që kishte aktivizuar makinerinë. Është sekuestruar makineria që çoi në vdekjen e punëtores 26-vjeçare për të lejuar ekspertët të kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme.

Sipas hetimeve të prokurorisë, shkaku i aksidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë. Kolegia e viktimës, e cila tani është nën hetim, kishte lajmëruar 26-vjeçaren, menaxheren e saj, për anomalinë. Pasi ka tentuar të zgjidhë problemin, Anila dyshohet se i ka kërkuar koleges së saj të riaktivizojë makinerinë dhe pikërisht aty ka ndodhur tragjedia.

Vetëm pamjet e kamerave do të mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi pasditen e 14 nëntorit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë
  • Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nënë e bijë
  • Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  • “Plumbin e gomës e kam ende në sy”, 28-vjeçari niset drejt Romës për kurim

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  4. lolita on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?