Nga Minella Aleksi
Në vigjilje të festës të të Shëlbuemit, apostulli Gjekmarkaj na bëri me dije eksperiencën e vet hyjnore dhe rikthimin tek Ati i tij shpirtëror, “Në se unë nuk shkoj, nuk do të vijë tek ju Ngushëlluesi, por në se shkoj, do t’jua dërgoj” – kështu na e rrëfen Shën Gjoni.
I lumnueshmi Shën Gjon i çfaqet Apostullit Gjekmarkaj në gjumë dhe i kujton se “Festa e “Të Shëlbumit” po afron për të na kujtuar se çdo njeri është i thirrur për jetën e pasosur”.
Si bir i denjë i Atit të tij shpirtëror Gjekmarkaj të nesërmen në Parlament ligjëroi: “Berisha u arrestua në një agresion që i është bërë kushtetutës, ata nuk menduan se Berisha do t’u fliste nga lart, nga qielli, duke i befasuar të pafetë dhe duke u dhënë shah-mat në fushën e lirë të demokracisë”.
Sipas apostullit, Ati i tij u ngjit në qiell, takoi “Ngushëlluesin” dhe i garantoi për ardhjen e tij. Kaq tha i shumëdituri profesor dhe na mrekulloi neve, të vobektit që Ati i tij i thërret për jetën e pasosur në rrugën e kalvarit.
Dikush i bëri pyetjen, pse ti dhe jo një tjetër?!. Nën rrezatimin mrekullor, Gjekmarkaj si mbartës i porosisë hyjnore shpjegon arsyet pse Shën Gjoni e ngarkoi me detyrën e Mesazherit ëngjëllor:
“Biri im, me dituritë e tua shumëplanëshe të denja për misione hyjnore, me zë gjithmonë të ulët, të butë si pambuk, tipik për apostujt që flasin me Etërit, ti e nis ligjëratën me një buzëqeshjë të lehtë, të lehtë sa buzëqeshja e mëngjesit të së dielës.
Kudo ku gjëndesh të rrethon atmosferë solemniteti, zotëron artin e mbajtjes së një fytyre të drejtë gjatë predikimeve më komike. Në fakt, mund të them se ke një sens humori “hyjnor”, duke i kthyer edhe detyrat më të zakonshme të “Atit” tënd shpirtëror në mundësi për një nënqeshje qiellore.
Kur në foltore në atmosferë solemne, dëshmoje vegimin tënd të jetës nuk mund të mos ndieja se nën kostumin tënd si nën mantelin e një prifti, gurgullonte sens humori që mund të bënte këmbanat e kishës të qeshnin apo një copë buke në sallë të kthehej për të vobektit në një festë shpirtërore.
Kam vërejtur se Urtësia të karakterizon me mënyrën sesi mendon dhe jo me atë se çfarë mendon. Kjo është cilësi intelektuale e jona, të përkushtuarve të besimit ndaj Atit tonë shpirtëror. Për Atin tënd Kushtetuta është e shenjtë.
Ai që thellësisht vuan para “Hyjit” agresionin ndaj Kushtetutës mbart hire “Shënjti”. Edhe pse shumë zymtësi e mosbindje ka në Parlament, shakatë dhe humori yt ka diçka të ngjashme me shakatë dhe humorin e priftërinjve në ato momentet e vogla të të qeshurit të papritur gjatë një predikimi.
Në historinë e parlamentarizmit shqiptar njihen dy raste kur dishepujt blejnë liderin përpara se të blejnë vizionin. Rasti i parë është kur dishepullja Mary Elisa Salome çfaqi vullnetin hyjnor për të shenjtëruar Skënderbeun e kohëve moderne. Kongregacioni ekleziastik i tërhoqi vëmendjen se një shenjt nuk mund të lumturohej dy herë. Eksperiencat mrekullore të të parit ishin të provuara dhe të miratuara nga konsili papal 400 vjet më parë.
Ti bir ke shansin dhe mundësinë historike që të kërkosh lumturimin e Atit tënd si Shën Salizar Berisha II. Ti ke shansin që në emër të Rithemelimit të jesh i pari mes 138 apostujve të tjerë të të dyja kampeve të ndërmarrësh iniciativën hyjnore për Lumturimin e tij.
Akti i Lumturimit celebrohet pasi Konsili Rithemelues të ketë miratur të paktën tre prova mrekullore të kryera në jetën e Shënjtit Kandidat. Ati yt është fatlum sepse në jetën e tij ka kaluar nëpër beteja “Kasandrash” më shumë se dyfishin e numrit të nevojshëm të Mrekullive Lumturuese.
Mrekullinë e parë e ka kryer në Pranverë të vitit 1997. Me besimin te Fryma e Shenjtë, përpara gjithë popujve të Lindjes komuniste shqiptarët i bëri të barabartë me qytetarët dhe fshatarët amerikanë. Çdonjëri, sipas vullnetit të vet, trim ose frikacak, në fshat, qytet, në mal ose në fushë, të ketë armë në shtëpi. Nga pistoleta deri mitraloza, armë antitank, eksplozivë të të gjitha llojeve etj.
Ati yt Gjekmarkaj që i jemi mirënjohës në jetën tokësore dhe atë nën tokë na bëri pronarë armësh, ia mori shtetit dhe ia ktheu të zotit. Na mësoi si t’a mbjellim, si të vritemi, si t’a ruajmë tokën e mbjellë dhe mbi të gjitha na mësoi sesi të vrasim armiqtë tanë të përjetshëm, shqiptarët trima legjendarë. Tek e fundit këto armë ishin djersa e pa paguar e shqiptarve. E vërteta vonoi por nuk harroi.
Mrekullia e dytë, shumë afër me të parën u përjetua në Shtator 1988. Me frymën dhe përvuajtjen hyjnore i bëri shqiptarët pa shtet.
Në historinë europiane rasti i parë që një udhëheqës me hire legjendash historike dhe me formim intelektual akademik mjeksor Prof. Dok. të shkallës sipërore, transformoi një sistem shoqëror kriminal në një formë parahistorike modeli pa model të institucioneve. Si jo rrallë herë të parët në autoeksperimentet astro-shoqërore. Rasti gjerman me Hitlerin nuk mundësonte Lumturimin si proçes, Hitleri nuk kishte diplomë të arsimit të lartë.
Këshilli Hirësor i Lumturimit e kalon shpejt mrekullinë e tretë të Salizar Berisha II, në Mars të vitit 2008 në Gërdec, mbasi ishte e pastër si provë shenjtërimi teknikisht e përsosur. Donit një eksperiencë mrekullore të tipit shqiptar? Ja tek e keni, në fushat, kodrat dhe nën qiellin blue të Gërdecit. Shëmbëlltyrë e një mrekullie që në analet shenjtëruese konsiderohet apokaliptike.
Ditën e parë që Ati yt shpirtëror zbriti në Kolltuk ëngjëjt në qiell zbritën pranë tij, e pajisën me aparatura regjistruese dhe e trainuan si dëshmitar të së ardhmes. Mrekulli mbi mrekullitë e tij është që bashkëpunëtorët ia kanë të regjistruara me zë dhe figurë të gjitha kryeveprat sa edhe vet ebrejtë, populli i zgjedhur nga Zoti vuajnë, janë xheloz dhe gërmojnë e gërmojnë thellë në qiell dhe nëntokë për gjetjen e provave mrekullore të Moisiut, profetit të tyre.
Ati yt Salizar B. II ka edhe 6-7 raste të tjera që e bëjnë të jetë një përjashtim i rrallë në historinë e shenjtëve. Ja edhe një jashtë liste. Mrekullia në arsim. Edhe ata të sapolindur trashëgojnë të drejtën që në lindje t’u njihet diploma e arsimit të lartë. Të tjerat, dy deri në tre në fusha të tjerat fitohen në rrugë e sipër nëpër shkallët e jetës. Ky është privilegj hyjnor i “Të Shëlbuemit”, për harmoninë, bashkëjetesën e përsosur brenda kaosit.
Megjithatë “Djalli Antikrisht” tinëzisht bën punën e tij. P.sh. edhe pse mjek me bagazh akademik e human të jashtëzakonshëm, i mungon eksperienca e rasteve shëruese e theksoj, mrekullore. Edhe pse është munduar shumë, tej mase, me të gjitha mjetet teknike në dispozicion, nuk ka mundur të sjellë në jetë asnjë nga të vdekurit në duart e tij të bekuara si duar Shën Gabrieli ose Xhebrahili, të cilëve u është gjëndur pranë si psh, Remziut, Kostës, e ndonjë tjetri.
Megjithatë Lumturimin e ka të sigurtë sepse ka mjaft avantazhe të tjera, mrekullitë e shumta në dobi të popullit e të vendit të tij që e bekon përditë e përnatë edhe pse akoma nuk ka vulë me autoritet Shënjti për një gjë të tillë.
Së fundi, pas lumturimit, të kërkoj Ty bir i denjë i Atit që banesa e tij në qiellin e 8-të të shpallet vend i shenjtë peligrinazhi. Populli të dhurojë të mira financiare sepse vetëm të tilla objekte të shënjta si simbole harmonie do e shpëtojnë dhe do e përparojnë atë vend…”
Nën buzëqeshjen e tij të lehtë, të lehtë si buzëqeshja e mëngjesit të së dielës, Apostulli Gjekmarkaj pranoi përulshëm bekimin e Shën Gjonit që u tërhoq në qiell duke murmuritur A M E N.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Perse shqiptaret duhet te humbin kohen me nje 🫏 malok te rrjedhur qe ndron si era:
Dje thoshte do te largohem prej saleshit sot e ben mazllemin Apostull !
gjekmarkaj pordhe katundari.Shifi rozeten e konviktoreve te viteve 60 ke balluket.
Rozeta malokut ka qene ne mode ne Amerike ne vitet 30-40,.pas 30 vjetesh konviktoret valixhedruri Sali Berisha,Mehmet Elezi,Gjoke Gjeke Markoj,,stampuan Rozeten,veshen pardesy,u bene filozofer,sa ja hoqen trute Birose dhe ketij populli kam kum,Ju mbeti shteti ne dore malokeve.
Atehere treguan cfare dinin te benin.
Sic shkruante poeti Arben Duka:Enveri nga Malet e solli/por shpellen nga koka s`ja nxorri.
Gjekmarkaj ka filluar prape Exibicionin Intelektualo-Filozofik te malokeve M.Elezi,S.Berisha.M.Mustafa,por jo me Fylozofine Marx-len,por me Providencen Biblike.
Ky Gjekmarkaj mund ishte nje prift katolik sesa nje deputet!!!
Kur shkruan e flet ky Gjeka i Markajve, fjalët e tija, janë si ilaç kur je kaps, për të bërë njerëzit të dhjesin….
Ah te keqen e babos, ta keput shpirtin kur flet nga altari ! Levdum qofte ati yte maje penxheres, more babo ! Lusim zotin ta zbrese prej andej e ti bashkohet grigjes, lukunise se vete.
Komplimenti per kete ironi kaq te goditur ne kendveshtrimin letrar, filozofik dhe estetik, e qe, nder tjera, i tregon profesorucit bejtexhi se si ndertohet nje skice ironike.
Ama, ne realizimin kaq te goditur te goditur te kesaj skice, nuk duhet ti hame hakun edhe objektit Gjekmarkaj qe i referoheni: është nje miniere e pafund kontrastesh komike….
Ky agroni eshte nje funderrine bejtexhi. Si nuk ka turp kur lexon komentet qe i behen shkrimeve idiote te ketij trapi. Te gjithe e shajne, e ofendojne Edhe tek gazeta Tema e njejta gje, bile komentuesit jane me te shumte dhe me perçmues.
Nuk e kuptoj, kur te gjithe lexuesit te shajne me neveri dhe me lloj epitetesh (qe ky plehra i meriton) per ke LEXUES shkruan?
Esepsionet apo perjashtimet e veçantite te INJORANCES po shfaqen ne eliten e injorances politke ne ekstremet pa limit!!.
Perpara ‘Unit’ gjithçka thermohet, pluhuroset e zhduket sikur nuk ka egzistuer kurrrrrr….!!!. Keta Donkishotijan u vendosen ne politiken shqiptare per te drejtojne “Demokracine” ne Shqiperine e pervuajtur duke mashtruar nje popull te tere!. Por genjeshtra i ka kembet e shkurtera;’ kush flet per demokracin e pluralizmin ai qe çoj popullin ne lufte civile dhe Panço qe vodhi thesarin!!!. Keta qe e shpalosen “Karakterin” duke dale hapurazi, boterisht ne krah te armiqve shekullor te ketij populli te shumevuajtur, duke mbrojtur despotizmin anarkik, duke sulmuar DREJTESIN!!!!. Keta te dy:”Donkishoti e Sançopanço te politikes shqiptare” jane ekstremi negativ i INJORANCES POLITIKE!”.
Jane shqiptare veriore! Kjo eshte enigma e ketyre njerezve arkaike! Jane Akoma osmanllinj dhe saliu si komunist i gjinte keta lloj plastelinash pa forme! Nuk eshte i vetem ishin te gjithe ata qe i ndejten prane dhe vazhdojne t’i rrine,pavaresisht se thone jemi ndare! saliu te ben me hir apo pahir sic thoshin turqit! Njerez qesharake dhe vetem njerez te tille dhe hajdute do t’u vene prapa! Si mundet nje Njeri intelektual dhe i zgjuar te beje keto veprime foshnjarake?
Krejt i patalentum dhe bajat si shkrues neper gazeta,.Si politikan i pabese,i pa moral.Nuk ka as nje minimum sedre,,te pakten sa Grida Duma,qe dha doreheqjen..Ky e sheh qe eshte i kote ne Politike.Nuk ka kolone,Nuk ka bindje politike,Nuk ka platforme, Vazhdon ha si kafshe neper studio,pa u shqetesuar fare nga kamera dhe debatet e egra.
C`eshte ky mor?
Per nje sufllaqe,nje kanace coca cola ky shet partine,shet elektoratin..
Nuk po sheh te keqen kjo Shqiperi nga Gjekmarkaj, as i vjen e keqja prej tij.
Ai ne fund te fundit nuk ka patur kurre fonde publike ne duar e nuk ka vjedhur asgje nga xhepat e shqiptareve.
Kjo Shqiperi po vuan, varferohet e shpopullohet perdite nga Superstruktura Hajduterise me emer Rilindje qe e qeveris (kupto – Rrjep) prej 10 vitesh.
Ketu,ne kete shkrim nuk i intereson kujt se kush po na vjedh, ketu shkruajne dhe diskutojne patronazhistet te cilet per te mbrojtur partine e tyre qe i ushqen me paret qe na vjedh meren me lloj lloj shkrimesh e shpifjesh per tu harruar keto ngjarje qe kane peshe ne jeten e popullit. Po te shihni me vemendje ne asnje shkrim nuk sulmohen drejtoret e bashkise se Erjonit, ne asnje shkrim nuk sulmohen Ministrat e ortaket e tyre qe na kane vjedhur por sulmohen denoncuesit e vjedhjeve duke u gjetur se dhe ata kane te meta,kjo si kunderpergjigje per te mbrojtur partine.
Figura e “imzot” Agron Gjekmarkaj eshte kaq komplekse sa nuk jua pret mendja komentuesve. Hyri, duke dale e hyre nga portat e prapme e te erreta te Vatikanit, andej nga kishin hyre e dale pa pra mjaft predikatore te tjere ketu e 80-90 vjet me pare (portreti i ndonjerit prej te cileve u var edhe ne blv “Deshmoret e Kombit”, diten qe vizitoi Tiranen Papa Francesku, por si “martir”??!) ne jeten publike, si “nip” i At Zef Pllumit, u shkollua si i tille; “pajtoi” ate me Ismail Kadarene, pasi shume ndryshe shkruan per te ne vepren monumentale “Rrno per me tregue” dhe kur eshte pyet At Zefi perse e kishte bere kete “sakrilegj”, duke nenqeshur ka pase thene:”Ashtu me eshte dashte per nje pune!…”. “Imzot” Agron Gjekmarkaj, per shkak te geneve me te keqia qe gjallojne nder popullaten fisnike, trime e te mencur nga ka origjinen dhe te veseve e te “lugcorbes” eshte ky qe njihni dhe do te njihni me tej.
Ka familje e shoqeri ky kokederri hundeshtrember? Si e lene te dale ne publik e te behet karagjoz ne kete fare menyre?
Dajti, po te funksiononte truri sic ju kerkoni, bota do te ishte shume me e mire. Puna eshte se ky organ funksionon ne menyre shume te cuditeshme/misterioze, nje lemsh telash korenti, qe shpesh nuk dihet se nga e cojne rrymen elektrike. Ky, Gj-ja, nuk eshte se nuk e kupton ate qe ben. Perkundrazi, e kupton shume mire, por linja elektrike ne trurin e tij shkon ne ate pjese te trurit, qe i thote atij se eshte ne rregull dhe nga me te mencurit, pa thene se mund ta beje edhe nga halli, si puna e luges se corbes se prishur… Gjyshi im, rahmet paste, kur pi raki i pelqente te ishte ne komande dhe nuk linte njeri “te pare”, por kur ftillohej te nesermen, thoshte se une kur pi raki me rritet mendja nga nje pellembe….. Pastaj, po te shohesh edhe ata qe e rrethojne, Mr Gj-ne, shto edhe medikritetin, ne pergjithesi, qe ka pllakosur vendin tone gjithandej, ne menyre vertikale dhe horizontale, nje shoqeri ne krize dhe ne nje ambjent totalisht toksik, ku antivlerat jane bere vlera, forca i ka zene vendin llogjikes, etj…., sjellja dhe kapardisja e Gj-se nuk kane pse te na cudisin. Ajo qe mua me shqeteso eshte ideja nese ne e kemi arritur fundin dhe do fillojme te marrim vehten si nje shoqeri e civilizuar, apo gropa septike do te thellohet dhe zgjerohet…… !!??
Gj nuk eshte kungull i vone,,Eshte i hershem.Ka mbaruar per gjuhe letersi ne 78,.
Vatikanin po e pat pare me keta deputetet,se ky nuk ka mesuar per prift.Edhe Berisha shkoi ne konference Islamike,opor nuk pat studiuar per hoxhe.
Rrapush Xhaferri kur ishte yll ne ngjitje,filloi te bekoje dhe pagezoje femijet,qe te beheshin Parellinj.
I bene edhe Kenge,
Gj. akoma nuk i kane ngritur kenge.
MARIONETAT E PESHTIRA DERI PERTEJ KRUPES APO …!?
Vellezer it siameze Agron Gjekmarkaj dhe Gazmend Bardh Faqeziu…
MARIONETAT
– Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet – Opinione
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjollet per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji
Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise
Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
– Cdo shqiptari i duket vetja i perkryer , por mjafton te degjoje vetem 5 per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madheshtise nuk eshte gje tjeter vecse deliri i marrezise.
He si tu duka… !?
E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditelindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
– He si tu duka !?
U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra te “ Sokakut te te Marreve”.
U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.
Pse !?
Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji, Andi Bejtja, Armando Shkulshkulaku ( Shkule- ne vendlindjen time i thone Diarese ) Artan Hoxha- Presidenti me gishtin e Sales ne prapanice, Rakipllari … dhe krye Toptani Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise dhe poshtersise, rrenave, mashtrimeve dhe zhvatjes jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.
Pasqyra e marrezise shqiptare
Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprize” te Sali Berishes per President i Shqiperise Artan Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
“Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Sali Berisha, Ilir Meta… nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen- dekani e Fatos Lubonjen, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Flamur Noka e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Meta , fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.
Miti dhe realiteti
Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Meta, Mona apo Lulushi , fatkeqesia e Shqiperise.
Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite, urdherat, komandat pa fund te Berishes, te Metes, Lulush Karabushit….
A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !
NE VEND TE EPILOGUT
Lukunise se marionetave, prostitutave te mediave kurva ne sherbim te politikes karakurve shqiptare po i shtohen mantenuta te reja cdo dite….
Do te vecoja “Profesorin” e Plepave Agron Gjekmarkaj jo vetem per peshtirosjen deri ne krupe edhe te vete fjales servilizem Politik por edhe te padijes, analfabetizmit gjuhesor… Vetem ne pese paragrafe te nje “analize te botuar para nje muaj ne gazeten ” Panorama” numerova plot 115 gabime fatale ortografike, 74 fjale te huaja jo vetem te panevojshme ose me kuptim tjeter per tjeter, kuptim te kundert !
Pse? Vetem nga padija madhore, mosnjohja e plote e gjuhes shqipe, moskuptimi i plote i gjuheve te huaja, prirja per te shitur mosdijen si dije te shkalles siperore!
Te mos dish nuk eshte mekat… Te shesish padijen per maje te dijes eshte maja e gomarllekut, thoshte filozofi i madh kinez Konfuci!
Ndalova leximin sepse me erdhi te villja… Ma coi tugen nga prapanica, sic thoshte babai im i nderuar!
Bera nje pergjigje qe “Panorama” ” e pavarur” nuk e botoi kurre sepse Agron Gjekmarkaj eshte jo vetem marioneta me e peshtire e PD-se, por edhe mantenuta me e vet shperdoruar e Lulezim Bashes!
Mjere studentet qe u jep cmesim Agron Gjekmarkaj e co.!
PAS SHKRIM
Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM
Shkruar e botuar per here te pare nga gazeta “Koha Jone” me 31 janar 2014 ora 7:10 e mbremjes!
I lutemi Dites ta heqi nga gazeta kete fytyre maskarai se e shemtoi gazeten e bukur Dita.
Gazeta Dita per te mos e sekelldisur me shume shokun Dajti, shpejt hiqeni foton e Gjekmarkajt e vendosni ate foto te shoqe Spiropalit mundesisht kur ka sokellitur ne shesh “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21..”