Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në harkun e një viti, më saktë, në fillimin e vitit 2025, dhe, më pas, në fundin e tij, qeveria Rama dhe pushteti i tij absolut, si nga shumë njerëz ishte parashikuar, u ndodh para dy goditjeve të rënda, ndoshta më të rëndat në pushtetin e tij të gjatë: arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, njeriut që mendohej se ishte më i afërti e ndoshta vazhduesi i tij; dhe, vënia nën hetim dhe akuzë e figurës më të lartë qeveritare në kabinetin e tij, zevëndëskryeministres, Belinda Balluku.
Erion Veliaj është në paraburgim që nga shkurti i këtij viti; Belinda Balluku është në hetim, që nga ditët e fundit.
Për të parin akuzat e ngritura nuk kanë të bëjnë me çështje të mëdha, – me të cilat u ushqye opozita e financuar nga pjesë të pushtetit për ditë me radhë në protestat e saj, – si inceneratorët apo lejet e shumta të ndërtimit. Akuzat ndaj tij, të paktën deri tani, janë më shumë çështje e sponsorizimeve të veprimtarive artistike të bashkëshortes.
Për të dytën, Ballukun, është një çështje e ngritur fillimisht nga ish-shefi i opozitës, Lulzim Basha, e më pas nga krahu i tij i djathtë i dikurshëm, sot kundërshtar, mohues dhe shef i grupit parlamentar të opozitës, Gazmend Bardhi. Akuzat e ngritura deri tani kanë të bëjnë me veprimet apo mos veprimet e zonjës Balluku për investimet e tunelit të Llogarasë, një vepër në shifra shumë të mëdha. Akuza është e drejtëpërdrejtë.
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të jetë në paraburgim, zonja Balluku në zyrën e saj. Askush nuk mund të paragjykojë ende fajësinë apo pafajësinë e tyre. Budha thotë: “Ashtu si deti që është regjur me një shije, me atë të kripës, ashtu edhe shija e ligjit është drejtësia”.
Problemi për momentin është diku tjetër. Prokuroria Speciale, në rastin e parë, krejt befas, me një shpejtësi të pazakontë, thuajse e rrëmbeu nga zyra kryebashkiakun e Tiranës, që kishte mandatin e tij të tretë me qytetarët që e kishin votuar në mënyrë plebishitare.
Më pas ai u vendos në një kontroll jashtëzakonisht të rreptë, u trajtua si një kriminel i rrezikshëm; sistemi e vendosi në një rrethim të plotë, pa asnjë lloj kontakti, të cilin ua lejon edhe të arrestuarve për vepra thellësisht kriminale, vrasës të njëmendtë dhe përsëritës. Zotit Veliaj i krijuan gjendjen e mposhtjes, duke synuar thyerjen e plotë fizike e mendore, madje e dërguan në një vizitë të domosdoshme mjekësore përmes një furie të armatosur gardistësh e policësh. Në fund, morëm përsipër t’i mësojnë edhe pjesë të edukatës qytetare.
Nga forca e tij politike askush nuk protestoi. Që ditën e parë shefi i qeverisë, me furinë e zemërimit të tij, duke u larguar me vrull nga Shkodra, lëshoi gjëmimin ndaj atyre që deshën të protestonin ndaj arrestimit të Veliajt, duke i kërcënuar se, “në rast se dëshirojnë të protestojnë, të kërkojnë një vend pune tjetër”. Kjo duket normale në një shtet demokratik, nëse nuk do të ishte një fjali pasuese e Ramës për SPAK, që… “askush të mos guxojë të kërkojë telefonin e tij”.
Ndoshta jo rastësisht, por shumica qeverisëse, përmes shefit të qeverisë, kërkoi dhe inskenoi më pas me ngulm dhe çmendurisht shpejt – shkarkimin e zotit Veliaj nga funksioni i tij – pikërisht në ato ditë kur po i mbyllej dosja, – si sinjal për drejtësinë, se tani mund të veproni.
Shkarkimi i tij, përmes skenës mizerabël të këshilltarëve mumje, të pasuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave, u thye në Gjykatën Kushtetuese. Bashkë me të, u thye edhe veprimi i ngutshëm, – në mos i këshilluar keq i Presidentit të Republikës, në mos tjetër – që i shtoi dritë hijet e këtyre veprimeve, të cilat, e përsëris: Ishin në të njëjtën kohë me atë çfarë po ndodhte në zyrat e SPAK. Rastësisht?
Me zonjën Balluku ndodh ndryshe. Ajo vazhdon të jetë në detyrën e saj. Vazhdon të jetë funksionare e lartë e shtetit, të jetë pjesë e përfaqësimit të qeverisë në institucione ndërkombëtare. Socialistët, pikërisht këto të sotmit që mbështetin si kukulla çdo veprim të shefit, duhet ta mbajnë mend protestën e tyre në rastin Sefgjini, ish- funksionarit të lartë të SHISH të Gazidedes, i hetuar në çështjen e vrasjes së Remzi Hoxhës, që, edhe pse nën hetim, nuk u shkarkua nga ish -shefi i qeverisë Berisha.
Natyrisht, nuk jam për ndalimin e zonjës Balluku. Vazhdoj të besoj se fjalën e fundit e ka drejtësia, edhe nëse ajo është një drejtësi e tillë, si e jona. Por më trazojnë dy gjëra të tjera: përse në vetë shumicën qeverisëse kishte kaq shumë alergji dhe mëri ndaj kolegut të tyre, Veliaj, e jo në rastin Balluku? Përse i njëjti qëndrim, u sinkronua në kohë edhe nga drejtësia e reformuar? Kaq shumë rastësi nuk janë të zakonshme.
Po tani që dosja Veliaj është mbyllur si hetim dhe është çuar në Gjykatë, pra kanë rënë arsyet që ai të qëndrojë i izoluar, pse nuk ndryshon masa e arrestit? A nuk do ishte më normale të ndodhte kjo, aq më tepër që tani ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetueses, që e kërkon Veliajn në vazhdimin e punëve të tij? Pse nuk u dashka të ndodhë me të, ashtu si me Ballukun apo me Berishën dhe dhëndrrin? Pse këta të dy paskan të drejtën të hetohen të lirë për akuza shumë më të mëdha se ato të Veliajt, e ky i fundit, jo?
Së dyti, në këto ngjarje, që nuk rëndojnë vetëm figurën politike të së majtës qeverisëse, por të gjithë spektrin politik dhe shoqëror të vendit, cili është roli e mbi të gjitha përgjegjësia e shefit të qeverisë, Rama?
Në tri mandatet e deritanishme të tij kanë ndodhur mjaft ngjarje të rënda, që nga arrestimi i zotit Tahiri, ish-ministrit të brendshëm, disa ministra, të gjithë jo vetëm funksionarë, por edhe miq të tij të njohur, kryebashkiakë në disa qytete dhe në Tiranë, funksionarë të lartë, deputetë, dy zëvendës-kryeministra në hetim, disa figura të tjera të politikës në gjykim.
Në të gjitha rastet shefi i qeverisë, ka mbajtur të njëjtin qëndrim: punët e mira janë vlerë e atij vetë, personalisht, ndërsa korrupsioni është çështje vetjake e atyre që vjedhin, përvetësojnë, shantazhojnë, pasurohen. Po ai vetë, që i ka zgjedhur, pa pyetur asnjë forum të forcës së tij politike, i ka promovuar, i ka besuar, i ka joshur me idenë e pushtetit, i ka kontrolluar, i ka besuar? Kaq naiv të jetë? Askush nuk e beson!
E kam dëgjuar gjithnjë me vëmendje fjalën tepër të lakuar dhe mjeshtërisht të goditur të Edi Ramës. Është një ndër gjërat që ai di të bëjë më bukur, më zhdërvjelltë. Është mjeshtër i fjalës, sidomos i asaj të shkruar. Sa herë që ai mbaronte fjalën e tij, i thoja vetes: Edi Rama i lau duart.
Nuk e di nëse ju kujton gjë Pons Pilati, megjithëse Veliaj apo Ahmeti nuk janë kurrfarë profetësh, as Balluku nuk është figurë e shenjtë dhe nuk do të ketë asnjë lloj kryqëzimi. Veliaj, Balluku, Ahmeti, Beqja etj ishin dhe mbeten njerëz të pushtetit, funksionarë të lartë, të cilët, aq sa shijuan majën e pushtetit, aq edhe po jetojnë me ndjenjën e humnerës se ku mund të të hedhë ky pushtet.
Hetimi i një ish-nëpunësi të lartë apo edhe vetë shefit të qeverisë është një praktikë e pranueshme, sidomos kur organet përkatëse kanë indiciet e duhura për të bërë diçka të tillë. Edhe hetimi ndaj Veliajt apo Ballukut nuk është as gjëmë, as hata, as qameti i një drejtësie që ka krijuar republikën e vet të hekurt, të pavarur, e shpesh herë arbitrare.
Por një prokurori speciale që i trembet shefit të opozitës e nuk guxon të hapë çështjet përvëluese ndaj tij, si 21 janari apo Gërdeci, nuk quhet e reformuar. Ajo është e deformuar.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

SPAK i vetmi Institucion i besueshem ne Shqiperi.Me perkrahje Nderkombetare.Vazhdo Detyren ne dobi te popullit te vjedhur dhe te trullosur nga Padrejtesite.
Por një prokurori speciale që i trembet shefit të opozitës e nuk guxon të hapë çështjet përvëluese ndaj tij, si 21 janari apo Gërdeci, nuk quhet e reformuar. Ajo është e deformuar. fjale te vereta urime autorit te keti artikulli
—-
Lelz basha himself. Harroi afferat me kunatin e tij, apo kujtoi se i harruam ne ?
SPAK- !?
Krijese fantazme pa’ koke’ e pa’ kembe shume e dyshimte ne duar te Agjenturave un Dale nga nje Antireforme e dhjere nga nje ‘parlament’ qe 35 Vjet NUK perfaqeson Populli shQIptar po KRIMIN dhe KORRUPSIONIN!
Vetem idjotet Besoj e ne 20 Hajdare shumica Dado me kurse ne Greqi e notere te ASFALI…ne nje vend pa’ shtet e drejtesi!?
Fazlliq nuk kemi tjeter per momentin.
Me mire nje i till me mangesi sesa pa të fare si më parë
Hajdutet e gjejne vete vendin,
shqiperi ec perpara drejt europes,
Spak vlereso gjithcka njesoj.
Plumbin krimineleve.
SPAK vepron sipas sygjerimeve të opozitës.Dumani ,greku dado dhe disa tl tjerë punojnë kundër Sshqipëris.Të burgosish kryebashkiakun më të suksesshëm jo vetëm në Ballkan…të zgjedhur tre herë nga populli është krim që duhet të dënohet,po edhe sikur Veliaj të ketë përvetësuar….që është normale në gjithë botën.Përparimi i Tiranës ka qenë progresiv ,nuk do kallaus dhe ajo ëshë merita e Veliajt,që i shutë të gjithë.
Bedri Kaqoli spiun i sigurimit famkeq bënë Autopsie!
OK,B.ISLAMI,URIME QË U KTHEVE:
-DASH e ndihmoi Shqipërinë me shpalljen Non Grata të S..pasi korrupsionin,etj Ai i kishte bër në Shqipëri & jo në Amerikë.Por,qëkurse SPAK(Shkodrani A.KRAJA) i kërkoi prova Amerikës për të shpëtuar lëkurën e Tropojanit,Tashmë po thot..VRISNI VETEN SI DIKUR ME ENVERIN 45 VITE.!
-Derisa SPAK nuk po zbaton GJL & GJ.ND/KOMBËTARE PËR 21 JANARIN & GËRDECIN ME 31 TË VRARË,DO TË THOT SE JANË NË KOMA TOTALISHT..dhe nuk ka më shpresë për popullin e thjeshtë.Ndaj votohet PS 99 % NGA 1992.
-Arrestimet e mbi 80 personazheve të PS dhe asnjë I PD me mbi 101 krime që nga 1991 Shkodër e deri 2021 Elbasan me mbi 20.000(200 në Tropojë),TREGON SE DREJËSIA ËSHTË KAPUR PREJ SALIUT 100 % NGA 1992,ME MBËSHTETJEN E PPE(Belerve SËRB,GREK)dhe kërkojnë shkrirjen e PS që në fakt duhej shkrirë PD E SALIUT QË NË 1997,98..!
-Qeveria Rama duhej rrëzuar,por vëndi do shkonte përsëri në DORË TË HAJDUTIT & VRASËSIT TË MADH.Dhe këtë e di më mirë SHBA+BE,sesa NE,si militant e pasiononte.!
-Nuk mundet ti dorzohet Shqipëria një AVENTURIERI,SPIUNI TË SHUMFISHT(PENICILINA+BISTURIA)NË NATO I VETMI FAKTOR POZITIV NË BALLKAN.
-NDAJ BE I KA SYT TE EDI RAMA,edhe sikur në PS TË ARRESTOHEN 5 FISH.!
-Teza se KM duhet të iki se janë arrestuar vartësit e tij është KOMUNISTE.Athere internohej BABAI,FAMIJA,KUR GABOBNTE DJALI.!?
-Ndaj,Pa ikur Sb-Rama do jet KM deri në vdekjen e tij,Pasi në Shqipëri nuk ka më AVNI RUSTEM(sipas Namik Hotit të ndjer).
-Dy jan fatkeqsit në këtë vënd për 35 vite:
1.SALIU DHE BERISHIZMI..
2.DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ.
-AMERIKA+BE PO PRESIN..TË ZGJOHET POPULLI SI NË 1990.!
Duhet që të japim përgjigje pyetjes se përse votohet gjithnjë e më shumë Rama dhe PS-ja. Populli është më i zgjuar se sa individët që analizojnë. Kemi një opozitë të inkriminuar dhe të padënuar. Kemi një pozitë me individë të fajshëm por të dënuar. Kemi një Drejtësi selektive. Pra shkurt, sikurse kemi një ekuacion me tre të panjohura. Çelësi I zgjidhjes është Drejtësia që Ligjin t’a lexojë njësoj për të gjithë dhe të vendosë rregull duke eliminuar problemet e mësipërme. Që Drejtësia të bëjë drejtësi duhet që ligjet të përmirsohen dhe çdo jurist i SPAK-ut të ndjejë jo vetëm përgjegjsi, por edhe penalisht për veprimet apo mosveprimet e tij në kryerjen e detyrës së tij, të mirë paguar. Parlamenti duhet që të nxjerrë ligje të tjera dhe të mos ndodhë sikurse ndodhi që juristi I Presidencën thoshte që problemi i Veliajt të dergohej në Gjykatën Administrative ndërsa Gjykata Kushtetuese e spostoi këtë gjykatë! Në se ligjet janë të diskutueshme dhe të lejojnë që të veprosh në mënyra të ndryshme, saktësojini dhe të jenë njësoj për të gjithë, përndryshe rrëmuja nuk do të shqitet. Po kështu duhet që prokurorët duhet të ndjejnë përgjegjjsinë për mos kryerjen e detyrës së tyre duke aplikuar selektivitetin dhe kjo duhet të jetë pjesë e ligjit. Vetëm kështu vihet rregull në këtë “stan”.
PO ATE TELEFONIN E VET,PSE E KA ME FRIKE KM?DIHET GJE APO…..
Epo me ne fund, thashe, ky Bedriu po mundohet te beje kthese e te shkruaje dicka objektive. Pastaj e kuptova qe i gjithe artikulli ishte hyrje per te justifikuar fjaline e fundit:
>
“Por një prokurori speciale që i trembet shefit të opozitës e nuk guxon të hapë çështjet përvëluese ndaj tij, si 21 janari apo Gërdeci, nuk quhet e reformuar. Ajo është e deformuar.”
>
Me nje fjale o Zoti Bedri, e krrujte fytin mire e mire, deri sa qite gelbazen,
SPAK. Ata qe ke kapur mos i lsho,se prishin provat e Gjykates Kushtetuese!
I gjithe shkrimi eshte vetem per te mbrojtur Veliajn dhe ka arsye per kete si Bedriu dhe Meroja. Lejet e ndertimit nga bashkia Tirane dhe Veliaj.
Lereni Spak te bej detyren se eshte i vetmi institucion qe ka guxuar te marre te pandehur hajdut madhor si Berishen, Meten, Veliajn, Balluken, Beqen, Ahmetajn, etc. etc. Kesaj i thon i zoti (Spak) do tellalli (Bedriu) sta jep.
Po te jete grek Dado,qenka Spartan,.E ka mberthyer Hajdutin me te mire ne rrafshin Ballkanik Erion Velia,me rekord ne nivel Europian me shume Lidhje Partneriteti ne nivel Boteror.,,me moterzime,vllazerime me gjithe kryebashkite e BE,,e ka kapur carku SPAK.
Po une kto kam qef,qe punojne shume dhe vjedhin shume,kur i mberthen Ay SPAKU,qe eshte si Skaner,,ndizet sinjali..Piiip.
Ke vjedh.Qofsh kryebashkiak,qofswh Platinija,Moxhi,Borsolino,ke vjedh. Shko kryj denimin,,Cfare merresh me grepca juridike,jo t`ka shkarku pa te drejte,Keshilli bashkiak,jo te ka shkarku Edi Rama,jo dekreti presidentit,.
SPAK te ka rras ne burgut pa te shkarku keshilli bashkiak,se ke vjedh.Pa kalu neper gjykimin e Gjykates Posacme per vjedhje nuk del nga burgu,n`dac te pagush avokatin e Trapit,ndac te pagush Trapin vete.
Ja psh.ate Bashen nuk e kam inat fare.Se punonte pak dhe vidhte pak.La shume Parqe,lulishte,ndertesa Shteterore pa vjedhur.i tiqte gjume. Lemi plot,Basha i tiqte gjume.Po te kishte vjedhur tamam,sot do ishte ne krye te Partise,,edhe parti e dyte me diference minimale me partine e pare.por jo nuk punoi shume si Erion Velia.Po aty e kishte goxha grope te Ajdin Sejdise,.Nuk dinte ta bente Malin e Tiranes sa Xhongmo Lungma? Ishte dembel.Ja moren simiten nga dora,.Nuk u lye me supe kazanash,se nuk ishte rritur duke shitur fiq te pazari ri. Nuk dinte ta prishte Teatrin,Stadiumin,.?Ti bente me kulla.
Aaaa shkerdhate proletare ti!!!!!!fshatar klase punetore,masovik me prespektiveee! Atje te paraqitesh!Tek Gjykata Speciale kunder Korrupsionit!Mos ju shmang Gjykates Speciale Kunder Korrupsionit.jo jam marre peng,jo jam keq6trajtuar,jo mungon avokati.Kapeni per veshesh SPAK zagarin qytetstalins,plaseni ne gjykate,se kerkon te perdore vendimin e gjykates kushtetuese si Vendim te GJjykates kunder korrupsionit.I di bytha kazanxhiut!
Interesant me keta njeres ! Flasin per Olsi Dadon qe ka kryer kursin 3 mujor te spiunazhit ne Krete, , gjasme kurs filozofik , bile falas dhe nuk permendin fare gjyqtarin cam Erjon Bami , familja e te cilit eshte trajtuar shume e favorizuar nga Greqia , ne njne kohe qe camet nuk lejoheshin as te shkelnin ne Greqi se cenohej ” Siguria Kombetare ” , ku kane ngritur biznes ne Camerine greke fill pas rrezimit te sistemit diktatorial ne Shqiperi , dhe jane pajisur si familje e madhe me pasaporta greke qe nga `92 – shi , pastaj u kthyen ne Shqiperi , bene hotele e pallate , na u bene jurist e mbrriti deri si gjyqtar special prane SPAK – ut . Per ceshtjen e E.Veliajt kane punuar te dy ne koordinim , sepse Erjon Bami eshte kryetar i GJKK ne SPAK ! Te gjitha keto i shpjegonmme detgaje Portali Prapaskena !
Ja dhe shkrimi i Bedriut,
ja siper tij dhe fotografia,
qe meriton te quhet,
buzqeshje-Hipokrizia.
Bela edhe Lali pra ,
ashtu buzeqeshur,
me barqet me plot mllefe,
njeri-tjetrit per tia ngjeshur.
keta dy Eunuket e Rames,
me thikat pas shpine gadi,
per tia ngul shoqi-shoqit,
per ate nr-2 pas Shalgjatit.