Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Balluku inspektojnë punimet për linjën e re hekurudhore të trenit elektrik Tiranë – Rinas – Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj dhe Balluku inspektojnë punimet për linjën e re hekurudhore të trenit elektrik Tiranë – Rinas – Durrës
Aktualitet

Veliaj dhe Balluku inspektojnë punimet për linjën e re hekurudhore të trenit elektrik Tiranë – Rinas – Durrës

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

: “Kur qeveria dhe Bashkia bëhen bashkë, rezultati janë këto punë të mira për Qytetin”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, inspektuan punimet në kantierin e projektit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Tiranë – Rinas – Durrës, ndërkohë që brenda Tiranës, ku do të ketë tre stacione, do të vijë vetëm një trase e trenit elektrik. Veliaj dhe Balluku ndanë lajmin e mirë se ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2024.

“Jemi në Kthesën e Kamzës, ku bashkia dhe ministria ndajnë një pronë, ndajnë dy projekte, por një histori suksesi. Nuk e kisha menduar se do ia mbërrinim kësaj dite, por fakti që çunat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme nga Durrësi deri në portat e Tiranës, është vërtet mbresëlënëse. Ne në Tiranë nuk do të vazhdojmë me të pesta këto platforma dhe trase, por vetëm më një trase të trenit elektrik. Do të kemi edhe tre stacione të tjera, te ‘Josif Pashko’, te ‘Jordan Misja’ dhe në fund të Bulevardit të Ri, ose siç quhen ndryshe ‘city stations’. Për të gjithë ata që kanë një shqetësim nëse do të ketë mallra, i siguroj se jo, nuk do të ketë mallra”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha: “Ky është një tren elektrik, i cili do të ketë një shpejtësi nga kjo pikë deri në Durrës 120 km/h, ndërkohë që nga kjo pikë deri në Tiranë do të variojë nga 50-80 km/h; pra do të jetë me një shpejtësi të moderuar, duke qenë se do të futet brenda në qytet. Duhet pasur parasysh se nuk është Tirana, brenda qytetit, për shkëmbimin e mallrave. Sigurisht, ka platforma të tjera, siç është platforma e Vorës apo edhe vende të tjera, ku do të ketë edhe interseksione me pjesë të tjera të hekurudhës, siç është hekurudha nga Vora deri në Han të Hotit. Kjo hekurudhë është shumë e rëndësishme sepse lidh Tiranën me Durrësin, por jo vetëm me qytetin e Durrësit aty ku do të ndërtohet ballina ujore më e rëndësishme e Ballkanit dhe Porti i Jahteve, por do të lidhë edhe Tiranën me portin e ri të Durrësit të ndërtuar në Porto Romano, përmes nyjes së Sukthit. Kjo është një vepër inxhinierike për t’u krenuar e gjithë Shqipëria. Por, si gjithçka e mirë, nis nga Tirana.”

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se kur qeveria dhe Bashkia bëhen bashkë, rezultati janë këto punë të mira që bëhen për qytetin. “Kur dëgjoj debatet, jo po çfarë na duhet bashkia, çfarë na duhet qeveria, them se bashkia na duhet që të jetë aleat me qeverinë. Ne bashkë bëjmë gjëra që veç e veç e kemi të pamundur. Thirrja për të gjitha bashkitë është që të gjejmë sa më shumë ndihmë, bashkëpunim dhe mbështetje nga qeveria. Kur mendoj se do bëhet për 22 minuta Durrësi dhe për 12 minuta aeroporti, do përfitojë edhe ai që nuk do udhëtojë sepse nuk do ketë më trafik që vjen te Njësia 11 apo te Njësia 7, prej kësaj ngarkese të madhe dhe përdorimit të makinës”, u shpreh Veliaj.

Projekti synon të zhvillojë transportin hekurudhor ndërmjet Durrësit dhe Tiranës, duke përmirësuar infrastrukturën dhe operacionet hekurudhore, duke garantuar sigurinë e lëvizjes, si dhe duke ndërtuar një lidhje të re hekurudhore me aeroportin e Rinasit që është dhe i vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?