Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Ibrahimaj konsultime për buxhetin me banorët e Njësisë 5
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj dhe Ibrahimaj konsultime për buxhetin me banorët e Njësisë 5
PolitikeUncategorized

Veliaj dhe Ibrahimaj konsultime për buxhetin me banorët e Njësisë 5

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Përpara miratimit të buxhetit të vitit të ardhshëm lokal, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, vijuan konsultimet me qytetarët në çdo njësi me Njësinë 5. Duke folur për investimet e mëdha që prekin këtë njësi, por dhe ato që janë planifikuar për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se fokusi te puna dhe bashkëpunimi me njerëzit janë çelësi i suksesit.

“Ne nuk jemi ndarë në të një majtë dhe të djathtë. Ne jemi ndarë në një grup që do të punojë dhe beson që përmes punës, bashkëpunimit, bashkimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin vendi ecën përpara dhe një filozofi tjetër që, përmes dhunës, sharjes, përçarjes, djegies së gomave, bllokimit vendi ecën përpara. Nuk më rezulton kështu. Le të protestojnë pa fund, le të djegin të bëjnë çfarë të duan, le të vijnë me pistoletë, ne do t’i bëjmë lodrat. Le të protestojnë, të bëjnë çfarë të duan, le të përçahen dhe të bllokojnë, ne do e bëjmë Parkun Olimpik dhe e bëmë. Le të bllokojnë dhe të djegin goma për Astirin ne do e bëjmë Astirin sepse sot te Njësia 5 hyhet më kollaj, sepse ka një nga akset kryesore të rrugës që e lidh edhe me juglindjen, e lidh edhe me Farkën e lidh edhe me zonën nga del nga Tirana në drejtim të lindjes, e lidh me autostradën e madhe, me Durrësin që pastaj vazhdon nga veriu në jug” u shpreh Veliaj.

“Jemi në një situatë dita me natën kur vjen puna te arsimi,” vuri në dukje kreu i Bashkisë.

- Publicitet -

“Vetëm këtë vit kemi hapur 40 shkolla. Një histeri: “jo po shkolla Kosova, – ja ku është shkolla Kosova, – jo po Sami Frashëri do shkojë në Paskuqan, jo po do bëhet pallat…. Çfarë s’mund të bëjmë nëse bashkëpunojmë, nëse fokusohemi te puna dhe nuk dorëzohemi para atyre që nuk ndërtuan një shkollë. Unë i them të gjithë kundërshtarëve të mi, ju uroj sukses, jetë të gjatë, dalshi faqebardhë në të gjitha ambiciet tuaja, por kam vetëm një pyetje, më thoni një shkollë që keni bërë. Kush ndërton shkolla po themelon të ardhmen e vendit. Po themelon pajën që ia lëmë një gjenerate tjetër. Shqipërinë si do duket nesër. Shqipëria do të duket nesër si shkollat duken sot,” tha Veliaj.

Ai shtoi se Kopshti Sunny Hill në Bllok është po ashtu kopshti më i kërkuar në Shqipëri.

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj tha se Tirana është sot një qytet i transformuar falë vizionit dhe punës së kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

“Në kohën që unë kam qenë e re Tirana nuk ishte aspak kështu. Tirana nuk kishte kaq shumë drita. Tirana nuk kishte kaq shumë jetë. Sigurisht, nuk na shkonte mendja që Tirana mund të bëhej ndonjëherë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe të kishte koncerte, festivale, evente, ekspozita. Të kishte përditë diçka ku ti jo vetëm të kaloje kohën por dhe të mbusheshe me pozitivitet. Kjo është Tirana e Erionit dhe ekipit të Erionit që unë uroj që të vazhdojë të jetë e tillë. Ka ende shumë gjëra për të bërë dhe do të ketë akoma dhe në 14 maj dhe pas 14 majit, po jam e bindur që Erioni me ekipin e tij dhe me mbështetjen e të gjithë qeverisë do ta bëjë Tiranën në një nivel që ne nuk mund ta imagjinojmë dot sot,” nënvizoi Ibrahimaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    December 13, 2022 at 5:55 pm

    po pse z.Ibrahimaj nuk ka tjeter qe mund te beje me mire per banoret e periferise me mire se Veliaj?nejse fushate eshte dhe populli nuk can bythe se kush eshte ne krye.Ai Thote:Te gjithe nje mut jane,jane vetem per bythen e tyre,ashtu si je shprehur edhe ti njehere e nje kohe.Apo ke haruar?.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?