Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj jep lajmin e mirë: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve; si dhe ku do funksionojnë ato
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj jep lajmin e mirë: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve; si dhe ku do funksionojnë ato
Uncategorized

Veliaj jep lajmin e mirë: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve; si dhe ku do funksionojnë ato

Published: February 19, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Europës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës.

Në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”, që ka mbështetjen e KFW-së dhe GIZ-it gjerman, gjithashtu edhe të Qeverisë Shqiptare. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit. Pra këtu do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -

Tre përfitimet kryesore nga ky projekt, sipas Veliajt, do të jenë:
1. Dyfishimi i shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve, nga 9-9.5 në 20 km/h.
2. Do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që shkon Unaza do të shkojë në 24 minuta.
3. Kapaciteti i transportit do të rritet nga 9 mijë pasagjerë në orë në 23 mijë udhëtarë në orë.

Veliaj tha se sot transporti publik në Tiranë është ende larg nga të qenit perfekt, por është shumë më mirë se ai që gjeti kur mori detyrën. “Imagjinoni pak, kemi shtuar 3 linja të reja. Rrjetin e transportit brenda qytetit, e kemi rritur në 375Km nga 169km që ishte dhe është rritur nga 8 në 17 numri i linjave rreth-qytetase. Autobusi vinte në stacion mesatarisht çdo 37 minuta në 2015-ën. Sot kjo kohë është ulur në 7 minuta dhe duhet të ulet akoma. Nuk jemi ende atje ku duhet, por me transportin publik gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha ai.

Kryebashkiaku përmendi faktin se përfundimi i Unazës së Madhe do të ndihmojë shumë në uljen e trafikut në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës. “Unaza e Madhe duhet të kishte mbaruar, keni të drejtë! Por ne humbëm 3 vjet falë politikës së sherrit dhe të zullumit, të atyre që e kanë kthyer në sport bllokimin e punëve të mira të qytetit”, shtoi ai.

Veliaj nënvizoi se sot në Tiranë janë ndërtuar 58 km korsi biçikletash. Sipas tij, janë shumë për një qytet, ku nuk kishte asnjë centimetër korsi të mbrojtura biçikletash, çka ka sjellë trefishimin e numrit të biçikletave në qytet. “Imagjinoni sikur të ishin edhe ata me makina, do të kishte më shumë trafik”, kujtoi ai.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se sot Tirana ka rrugë shumë herë më të sigurta, të pajisura me sinjalistikë, në disa raste trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse, që makinat të mos hipin sipër. Po ashtu, rrugët kryesore kanë edhe gjithë sinjalistikën e nevojshme, që kanë rritur sigurinë e lëvizjes, si dhe janë krijuar kalimet e sigurta dhe të ndriçuara për këmbësorët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?