Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Kemi bërë detyrën, normalja e re është që autoritetet të komunikojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Kemi bërë detyrën, normalja e re është që autoritetet të komunikojnë
AktualitetPolitike

Veliaj: Kemi bërë detyrën, normalja e re është që autoritetet të komunikojnë

Published: May 6, 2024
Shpërndaje

Në një intervistë për Top News, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në një qytet ku ndodhin 1 mijë punë apo ku bëhen 10 mijë projekte do të ketë gjithmonë nevojë që autoritetet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të sqaruar çdo procedurë. Ai tha se dikur ky bashkëpunim është parë si tabu, por që tani është një sjellje normale.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritetet, pushtetet e ndryshme, që edhe pse teorikisht kanë qenë të ndara, të bashkëpunonin, duke u parë gjithmonë si armiqësore. Gjithmonë e më shumë do të jetë normale që në një qyet ku ndodhin 1 mijë punë, 10 mijë projekte, do ketë gjithmonë nevojë që autoritetet të komunikojnë dhe të sqarojnë procedurat me njëri-tjetrin. E kam kërkuar prej kohësh, e kam thënë publikisht, për një bashkëpunim zyrtar me SPAK-un, për të dhënë çdo dokument, çdo informacion, të një pale që nuk ka asnjë kompleks, që është krenare për Tiranën e pastër dhe që ka shprehur gatishmëri totale për të bashkëpunuar. Kjo është sjellja normale”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se nuk duhet të bëjë përshtypje një person që respekton ligjet dhe i përgjigjet autoriteteve, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë vazhdimisht organet e drejtësisë. Veliaj ironizoi opozitën kur tha se në rrugën “Murat Toptani” thërrasin “rroftë SPAK-u”, kurse poshtë dritares së Sali Berishës e sulmojnë atë.

- Publicitet -

“Ajo që duhet të na bëjë përshtypje nuk është njeriu që respekton ligjet dhe i përgjigjet autoriteteve apo e kërkon me ngulm bashkëpunimin. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje janë ata që refuzojnë të bashkëpunojnë, që refuzojnë të shkojnë në SPAK, që i sulmojnë organet e drejtësisë. SPAK-u është institucion i Republikës së Shqipërisë… sepse e pashë që u komentua shumë edhe fjala ‘koleg’, por unë ju quaj kolegë edhe juve të medias, pra të gjithë njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, për të ndihmuar që ky shtet të funksionojë, që administratat të funksionojnë sa më mirë. Ndaj, edhe juve ju quaj kolegë sepse keni një mision që Shqipëria të ecë përpara. Kush i sheh si armiq, qartazi nuk do që disa institucione të funksionojnë. Unë nuk mund që them se kur i kam punët pa lidhje me autoritetet e tjera, çdo gjë është perfekt, ama vetëm kur më kërkohet një shpjegim nga autoritetet e tjera, këta të shpallen armiq. Një njeri duhet të jetë konsistent. Unë atë që them te rruga “Murat Toptani” e them edhe te rruga “Mustafa Matohiti”. Ti nuk mundesh që te rruga “Murat Toptani” të thuash ‘rroftë SPAK-u’ dhe nuk mundesh ta degjenerosh këtë institucion tre rrugë më tej, kur shkon te shtëpia e Saliut. Pra, kemi bërë detyrën dhe gjithmonë e më shumë kjo do të jetë normalja e re, e njerëzve që bashkëpunojnë”, deklaroi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?