Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “Këto janë ditët më të mira për industrinë e turizmit dhe kulinarisë të restoranteve në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj: “Këto janë ditët më të mira për industrinë e turizmit dhe kulinarisë të restoranteve në Tiranë
Uncategorized

Veliaj: “Këto janë ditët më të mira për industrinë e turizmit dhe kulinarisë të restoranteve në Tiranë

Published: February 22, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Konferencën Kombëtare Zgjedhore të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, në të cilën u shpreh se rritja e turizmit vitet e fundit në kryeqytet ka sjellë shumë të mira për këtë industri dhe bizneset që operojnë në këtë fushë.

“Virtyti ynë i mikpritjes si shqiptarë, i pranimit të tjetrit si bujtës në shtëpinë tonë, është kthyer në një biznes të jashtëzakonshëm vitet e fundit. Tetë vjet më parë nuk e mendoja se turizmi do ishte një pjesë kaq e fuqishme e ekonomisë së vendit. Numrat ishin modestë, kurrë nuk e kishim kaluar numrin e turistëve krahasuar me numrin e popullsisë. Atë vit ne kishim a s’kishim 100 mijë turistë në vit në Tiranë. Vjet ne kaluam shifrën e 4.5 milionë turistëve, duke u kthyer në një nga industritë kryesore të qytetit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se duke qenë se është një nga industritë më të lakmuara, sigurisht që ka debate të mëdha, por rezultatet tregojnë se nuk ka vend për pengesa dhe se duhet të jemi krenarë e t’u japim kurajë sipërmarrësve.

- Publicitet -

“Edhe kjo industri nuk kalon pa debate. Mjafton të shikoni gjithologët që flasin për kullat, por “InterContinentali” ku vijmë për evente, ku vijnë turistët, nuk është bërë në pronë të bashkisë, por në pronën e 15-Katëshit. Histeria se këto ndërtime po bëhen në prona publike, janë të rreme. Mund të kemi opinione të ndryshme, por s’mund të kemi fakte të ndryshme. Për këta njerëz që kanë rrezikuar gjithçka, na duhet të kemi një konsensus kombëtar, që të mos politizojmë dhe të mos i bëjmë një reklamë negative. Nëse nuk jemi agjentët kryesorë të marketingut, ose nëse nuk flasim mirë për qytetin tonë, kush do flasë? Ne duhet të jemi të gjithë krenarë, duhet të themi bravo të qoftë, duhet të duartrokasim e duhet të japim kurajë”, nënvizoi Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se këto janë ditët më të mira të Tiranës turistike dhe për të kanë shkruar edhe media botërore.

“Këto janë ditët më të mira për industrinë e turizmit dhe kulinarisë. E mira s’ka fund, por ta pranojmë se e kemi ngritur nivelin si kurrë më parë. Sot kur shkruan në një javë, edhe “Neë York Times”, edhe “Corriere della Sera”, do të thotë se po vihemi re dhe duhet të përgatitemi prej kësaj reklame, edhe për një fluks të shtuar me turistë”, e mbylli Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Marshi për Liri”, mbahet tubimi në Prishtinë, mijëra qytetarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Po punonte në terren pas stuhisë: Ky është elektricisti i OSHEE-së që humbi jetën në Belsh
  • Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës
  • DETAJET: Mjekët e klinikës kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis
  • Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Insistimi tek krimi
  2. demo on Insistimi tek krimi
  3. Aldrin on Insistimi tek krimi
  4. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?