Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira!
Aktualitet

Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira!

Published: December 15, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi dje në një darkë krerët e besimeve fetare, diplomatë dhe njerëz të shquar të fushave të artit, kulturës e politikës, për t’i uruar gëzuar festat.

Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që tregohen solidarë në Tiranë, sidomos ndaj përfaqësuesve të besimeve, të cilët me harmoninë fetare e bëjnë Shqipërinë një vend unik në botë.

“Dua të falenderoj të gjithë krerët e komuniteteve të besimit, jo vetëm komunitetet e krishtera, por edhe ata të besimeve të tjera që janë këtu me ne sot, si dhe anëtarët e trupit diplomatic, të cilët janë rezidentë të përkohshëm të qytetit tonë, por që shpesh lënë gjurmë të përhershme. Secili prej nesh këtu është thirrur të shërbejë e nuk i ka zgjedhur vetë të ngjashmit e tij sepse është caktuar nga kombi i tij dhe nga anëtarët e besimit. Në këtë histori ne jemi vëllezër dhe motra që ndajmë një qytet, një mision, për ta çuar këtë vend dhe marrëdhëniet mes vendeve tona përpara, e sidomos për ata që na drejtojnë në besim, për të inkurajuar e mëtuar çdo ditë një vëllazëri më të madhe mes nesh. Një vëllazëri më të madhe në një botë që nuk është bota që kishim ëndërruar, në një botë që ka luftë, siç është lufta në Ukrainë, në një botë që ka akte të paimagjinueshme, të dhimbshme siç ishin aktet e terrorizmit në Izrael dhe lufta e përgjakshme që po zhvillohet sot në Gaza. Unë besoj fort se më shumë se çdo herë duhet ta kultivojmë vëllazërinë që ne kemi këtu, ta forcojmë çdo ditë në çdo cep të qytetit tonë”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku solli shembullin e suksesit të Tiranës së transformuar, për të cilën çelësi, sipas tij, është të punuarit bashkë për të njëjtin mision, për të çuar gjërat përpara.

“Sot jam vërtet krenar për atë që kemi arritur në Tiranë. Kemi festuar 111 vitet e Pavarësisë dhe duhet ta se po jetojmë ditët tona më të mira. Jo ditët perfekte, të cilat ndoshta do i kemi përpara, por janë sot ditët tona më të mira. Ky vend nuk ka pasur kurrë kaq shumë begati, kaq shumë progres, kaq shumë hapje, kaq shumë zhvillim ekonomik. Unë besoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë sa gjëra bëjmë bashkë në vëllazëri, sa gjëra me mirëkuptim e sa gjëra bëjmë bashkë me këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm që kemi me njëri-tjetrin. Ne kemi pasur vitin tonë historik të turizmit dhe besoj se ky vend është një vend i bekuar, që ecën përpara vetëm kur ne bashkëpunojmë dhe me energjinë tonë pozitive shtyjmë secilin në misionin dhe shërbesën ku është thirrur”, u shpreh mes të tjerash Veliaj.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?