Arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të industrisë imobiliare u bënë bashkë sot, për të diskutuar mbi të ardhmen e ndërtimit në Tiranë dhe vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm të kryeqytetin shqiptar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në këtë tryezë diskutimi, u shpreh se Tirana rritet çdo vit me gati 25-30 mijë banorë të rinj, kurse çështja e “kullave” në kryeqytet është një mit i krijuar nga ato forca politike, të cilat takimet e tyre i zhvillojnë në këto godina.
“Një nga mitet në Tiranë është kur thonë ‘na mbytën kullat’. Por, nëse sjellim përkufizimin se çfarë është kullë, Tirana ka vetëm 10 të tilla. Pra, nuk po flasim për mijëra kulla, po flasim për 10 kulla. Shumica e atyre që flasin kundër tyre në televizor, të cilët nuk janë as urbanistë, as inxhinierë, as njerëz të fushës, flasin me një ekspertizë të jashtëzakonshme për gjëra që as i kuptojnë fare. Janë po të njëjtët njerëz që thonë se vaksina ka çip, janë të njëjtët njerëz që flasin me shumë ekspertizë se toka është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët, të njëjtët njerëz flasin edhe për kullat. Madje, partitë politike që kryesisht sulmojnë kullat, takohen këtu ku jemi ne sot, që është kulla e parë e Tiranës. Do të thotë se këtu ka një miks hipokrizie, në përmasa eksponenciale, thuajse lapidar, e cila mendoj se duhet adresuar”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se në punën e saj, Bashkia e Tiranës ka kthyer shumë hapësira në funksion të qytetarëve, që më parë ishin në përdorim nga privati. Teksa renditi disa prej transformimeve të rëndësishme që janë kryer në këto shtatë vite, Veliaj shtoi se fokusi duhet të jetë paja që do i lihet qytetit dhe jo prodhimi i histerisë së radhës.
“Kur këta thonë ‘betonizimi, betonizimi, betonizimi’, e para e punës, asnjë nuk ka ndërtuar në hapësirë publike, asnjë. Hapësira te “7 Xhuxhat” ishte private, e mori bashkia dhe bëri parking nëntokësor poshtë dhe kënd lodrash lart. Edhe pishinat te Aquadromi i mori bashkia dhe i modernizoi. Aty i zhvillon garat Federata e Notit, ndërkohë u bënë edhe fushat e futbollit. Sa për Kopshtin Zoologjik, ballkonet e lokaleve vinin deri tek sqepi i mjelmës. Kurse sot, Kopshti Zoologjik i është kthyer bashkisë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me Kopshtin Botanik. Pazari i Ri, miu kalonte serbes, ishte ai bosi i pazarit. Sot është një realitet krejt tjetër. Pra, pyetja është: do bëjmë histeri apo do bëjmë histori? Unë besoj se kush merret me urbanistikë, me real estate, me arkitekturë, duhet të mendojë si do bëjmë historinë dhe do lëmë atë që quhet ‘paja e qytetit tonë’ dhe jo si do prodhojmë histerinë e radhës, me parti që shajnë kullat dhe takohen vetëm nëpër kulla me njëri-tjetrin”, deklaroi Veliaj.
o.j/dita

ky gabeli velia duhet kire po fort fare
Sikur 1/10 e parave qe jane hedhur per llac e beton te shkonte per baze industriale do ishim drejt shembullit te Korese se Jugut. Nuk mbaroi se ndertuari Tirana? Me do ndertoni ne Qender? Sheshi Skenderbej do rikonstruktohet prape, se ne cdo 5-6 vjet hapet ndonje pune e madhe aty.
Po kullen me 7 kate pa leje , po kullat qe po e rrethojne Qendren e Kryeqytetit duke ia deformuar krejt pamjen : perse nuk i permende me gojen tende te pa fre, more Lebel i Edi Rames ?
Perderisa nuk e kupton se sa i peshtire behesh kur i servilosesh, nuk e kupton qe ke fituar bindshem titullin NON_GRATA per te qene ne krye te Bashkise se Kryeqytetit ?
Mos valle ne bashkesine e qytetareve te Kryeqytetit nuk gjendet sikur nje person, qe te mos jete i besuar as i Saliut, as i Rames dhe as i Metes apo ndonje politikani tjeter qe eshte i diskretituar ne keto 32 vitet e fundit ?
Shpresoj se deri ne Maj te Vitit te Ri 2023 do te dali kandidati qe do te gezoje respektin dhe miratimin e shumices se kryeqytetasve !
TE BEFTE MIRE AJO QE HENGRE
TE RA LLOTARIA
PER ME TEPER NUK KE KRYQE
SHKO. SHIT ZERDELIJA
Kucokari Lali fiku po na tregon se ne cilen prone jane ndertuar kullat.
O kari ti na tregon se betoni i hedhur ne token private nuk e shkaterron natyren (gjelberimin), nena natyre o plehre sipas teje shkaterohet vetem kur ndertimet behen ne pronen publike.
Kjo “teori” tregon qarte se ti dhe drogaxhiu Ed hyni ne ata persona qe besoni se toka eshte e sheshte.
Bajge
Lali Tezga, ti dhe babi i Zahos hyni ne ata persona qe besoni se Toka rrotullohet rreth ju te dyve.
Nuk do te jete e larget dita e gjykimit popullor, ne kete Bote lahen te gjitha krimet dhe zullumet.
Si shume po sulmojne keta debilat. Kete argument me formen e tokes te antikonspiracionistet e ka shpikur dhe perhapur illuminati per te bere nje diskutim emocional dhe per te bere antikonspiracionistet qesharak. Dhe ti Erjon Veliaj po e shfrytezon kete gje.
Vetem Bastarduci lali Dhjeri nuk i sheh kullat ne Tirane.nuk ka faj se ja ka zene syte mali me para qe ka bere nga ato dhe jo vetem.Sa me te larta kullat ne kete vend pa shtet (me sakte shtet-kriminel) aq me i madh korrupsioni shteteror ne sherbim te krimit.
Velia ka dy ane te nje medaljeje Edhe te shndritur edhe te erret kam pershtypjen!
Qendra e Tiranes projekti i sheshit te Tiranes, nuk ka asnji Lule, asne trandafil, asnji mimoze, asnji blin,asnji lule vjollce, asnji manushaqe…eshte pyllezuar pa kkriter rreth Muzeut, rreth Pallatit te kultures! Jane mbjell peme shkurre rreth pemes, te rethuata me rrate hekuri qe mbajne pellgje uji te rrezikshme per femijet sepse jane te thella!
Skandal! Tirana sheshi eshte nga me te shemtuarit! Siduket jane bere projekte nga njerez te paafte pa shije estetike ! Eshemtuar! Ne Tirane rruget, trotuaret jane bere pa cilesi, pa cilesi pa cilesi, semaforet dhe kryqzimet pa viza te bardha, dhe me nje polic trafiku i lodhur me nje bilbil ne goje qe i bie si nje i Cmendur bilbilit pa qene nevoja, sepse jane dritat me 3 ngjyra te semaforit qe orientojne trafikun dhe jo bilbili i policit !
Skandal !
Velia ben projekte qe nuk funksionojne por ngelen djerre! Ka bere nja 10-20 parqe tek liqeni trena, hekura beton qe nuk punojne dhe ska asnji femije!
Skandal!
Bejn projekte sa persy e faqe, per tu dukur dhe sa per te grabitur shuma te medha parash!
Skandal!
Veliaj jo 10 por 50 kulla duhen ndertuar ,ne kemi pak toke,duhet pushtuar qielli,injorantet dhe mafiozet nuk duhet tju intimidojne.Tirana moderne do ndertime te larta,kjo eshte e ardhmja.
Po’ ama thenia se Tirana shtohet 20-30mije ne vit..eshte e dhimbeshme per shume arsye..mendoni qe Roma para 2800 vjetesh ishte 1 milioni banore sot eshte 3 milion..politica e shtimit te tiranes e boshatisjen e pjeses tjeter te shqiperise eshte idiote ,megalomane…ne kete drejtim erioni eshte zhytur ne madheshtine e tij donkishoteske