Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga Njësia 9: “Partia Socialiste është kampion dhe nuk ka ndërmend të ndalë vrapin; S’mund ta drejtojnë Shqipërinë ata që janë reduktuar në një dritare”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj nga Njësia 9: “Partia Socialiste është kampion dhe nuk ka ndërmend të ndalë vrapin; S’mund ta drejtojnë Shqipërinë ata që janë reduktuar në një dritare”
Uncategorized

Veliaj nga Njësia 9: “Partia Socialiste është kampion dhe nuk ka ndërmend të ndalë vrapin; S’mund ta drejtojnë Shqipërinë ata që janë reduktuar në një dritare”

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

“Një kampion që vrapon e thyen rekord, nuk i thuhet ndalë vrapin”, kështu u shpreh drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësian 9, ku nënvizoi faktin se Partia Socialiste do vijojë të jetë e para, për sa kohë që ka vizion dhe projekte për të ardhmen e vendit.

“Nëse jemi më të shumtë në numër, atëherë jemi edhe më fitues, më komunikues, më bashkëpunues dhe unë besoj se do të kemi një fushatë super pozitive me një superfitore për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Për ne, parimi nuk është si të zvogëlohemi, si të heqim këtë, si të përzëmë atë, nuk jemi si në Big Brother, kush do dalë nga shtëpia jonë. Ne themi kush do futet në shtëpi sot, për gjithë çunat e gocat që janë pjesë e kësaj familje, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e fitoreve tona, punës dhe garës sonë të përbashkët”, tha ai.

Veliaj shtoi se Shqipëria sot është një vend krejt tjetër, ku e gjithë bota mblidhet këtu, ndryshe nga koha kur drejtohej nga partia, e cila është reduktuar në një dritare.

- Publicitet -

“Kush e mendonte që thuajse çdo javë, bota do të mblidhej këtu. Më herët erdhi Sekretari Amerikan i Shtetit, pastaj Presidenti i Ukrainës. Imagjinoni, dikur ky ka qenë vendi më i izoluar në botë, jo vendi ku duan të shkojnë të gjithë, ca për pushime, ca për diplomaci dhe ca për investime. Shqipëria ka ndryshuar si nata me ditën. Kush nuk ka sy ta shohë, sigurisht që do përfundojë tek ajo rrugica atje, por kini parasysh se tek ajo rrugica atje, ata deri dje, deri në vitin 2013, menaxhonin gjithë Shqipërinë, pastaj fituam ne, por deri në 2015 menaxhonin vetëm Bashkinë e Tiranës, që prapë shumë është, territor shumë i madh e me shumë njerëz. Pas asaj, në 2017 menaxhonin vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vunë çadrat. Pas bulevardit menaxhonin vetëm oborrin e PD, ku dogjën shtëpinë e tyre. Imagjino, njerëz që djegin shtëpitë e tyre, as nuk u bie ndërmend të rregullojnë shtëpitë e njerëzve! Nga bulevardi përfunduan në një rrugicë, dhe tani nga një rrugicë po reduktohen në një dritare. Shprehja ‘kokoshi një thelë’ është bërë fiks për ata”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. Xha Temja on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  3. Kokpalari 21 janarit on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  4. Xha Teme Analisti on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  5. K R on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?