Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret Kampionin e Botës, Lilian Thuram: Libri i tij, mesazh për të rinjtë se sporti i bashkon njerëzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret Kampionin e Botës, Lilian Thuram: Libri i tij, mesazh për të rinjtë se sporti i bashkon njerëzit
AktualitetKultureSport

Veliaj pret Kampionin e Botës, Lilian Thuram: Libri i tij, mesazh për të rinjtë se sporti i bashkon njerëzit

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim legjendën e kombëtares franceze, kampionin e Botës dhe të Europës, Lilian Thuram, i cili ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”.

Ata diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit.

“Jam në Tiranë për të prezantuar librin tim, i cili është pëkthyer në shqip, dhe shpresoj se do të ndryshojë mendësinë e njerëzve. Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. Por, unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara. Është një kënaqësi t’ju takoja, jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm, shumë i aftë, dhe personi që e ka thënë këtë nuk është shqiptar. Pra, e thotë dikush që ka këndvështrimin e tij nga jashtë”, tha Lilian Thuram.

- Publicitet -

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një kampion, një legjendë të vërtetë, si Lilian Thuram. Libri i tij, “Mendimi i bardhë”, është vërtet një nga dhuratat më të bukura që na vjen, në kontribut me Ambasadën Franceze. Shpresoj shumë që takimet që ai do të bëjë me grupet e të rinjve do të frymëzojë shumë të rinj, jo vetëm se Tirana është Qyteti Europian i Sportit, por edhe për të mbjellë idenë e bashkimit dhe të sportit, si një kontribues në bashkimin, në lidhjen mes racave dhe kombeve. Jam vërtet shumë krenar për punën tënde, të falenderoj me gjithë zemër që ke vënë në dispozicion një javë të tërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi nismat e kampionit të botës kundër racizmit, veçanërisht në një moment kur në Europë po diskutohet gjithnjë e më shumë për rritjen e frymës së ksenofobisë. “Mezi pres që të inkurajosh djemtë dhe vajzat tona, për të kuptuar që sporti është patjetër i dobishëm për një shëndet dhe për një fizik të shëndoshë, po është mbi të gjitha për mentalitetin fitues dhe për një lojë në skuadër, për të cilën kemi shumë nevojë sot. Të falenderoj shumë, sidomos në kontekstin ku në Europë po diskutohet shumë dhe ka një frymë të ksenofobisë dhe të racizmit. Madje, edhe në Shqipëri ka pasur një debat për pritjen e emigrantëve, kur ne vetë kemi qenë një komb emigrant. Nuk mund të kishte një moment më të mirë për këto mesazhe fantastike”, theksoi Veliaj.

Lilian Thuram është një legjendë e futbollit me karrierë të pasur dhe me ndikim edhe jashtë fushe. Ai ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze në vitin 1998 dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e tyre. Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Thuram është angazhuar në aktivitete bamirësie dhe ka ngritur zërin e tij për drejtësi dhe barazi shoqërore.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?