Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit
AktualitetPolitike

Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Veliaj, i cili i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’, u shpreh se kjo dhuratë, e kthyer tashmë në traditë të Bashkisë së Tiranës, është një simbolikë e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare.

“Kur ishim fëmijë, në komunizëm, prona private ishte e ndaluar. Nuk kishte asgjë të cilën mund ta zotëroje, as makinë, as tokë, madje edhe apartamenti ku banoje ishte në pronësi të shtetit. Por, kishte diçka që na habiste shumë, pasi çdo nënë ose çdo shtëpi kishte një çelës shtesë dhe kur ndonjë kushëri apo miq të prindërve të mi vinin në shtëpi, para se të largoheshin nëna ime u jepte si dhuratë një kopje të çelësit. Unë si 9-10 vjeçar habitesha nga kjo gjë dhe pyesja “pse duhet t’u jepnim atyre një kopje të çelësit të shtëpisë”. Nëna më përgjigjej: “Ne nuk kemi shumë, por atë që kemi duhet ta ndajmë”. Ndaj, dhënia e një kopjeje të çelësit ishte në një farë mënyre shenjë e varfërisë ekstreme, sepse nuk mund t’i përcillje miqtë me dhurata, por gjithashtu edhe një shenjë e madhe bujarie”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se Shqipëria dhe Hungaria kanë një histori marrëdhëniesh mjaft të mira së bashku, por ajo mbetet sërish për t’u shkruar me bashkëpunimin që do të vijojë në të ardhmen mes dy vendeve.

- Publicitet -

“Hungaria ka qenë një mike e Shqipërisë prej shekujsh dhe sado që e dua historinë, të kthesh kokën nga e kaluara të frymëzon, por nuk flet shumë për të ardhmen. Ajo që flet më shumë për të ardhmen është ajo që ne po bëjmë tani, ajo që ju po bëni me kompanitë hungareze, ajo që po bëni me mbështetjen teknike hungareze për ujin dhe me miq të mrekullueshëm si ju. Ndaj, le të jemi miq të mëdhenj të historisë, por le ta farkëtojmë historinë së bashku për 500 vitet e ardhshme. Në emër të qytetit të Tiranës, do doja t’ju dhuroj Çelësin e Qytetit dhe konsiderojeni Tiranën si shtëpinë tuaj të re”, u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj.

Presidentja Novák vlerësoi edhe mikpritjen dhe miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët teksa ftoi kryetarin e Bashkisë për vizitë në vendin e saj. “Ne hungarezët njihemi si njerëz të gjallë dhe miq të mirë sepse jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të tjerët. Jemi gjithashtu të hapur për diskutime, ju e dini këtë. Kjo gjithashtu, nënkupton që nëse mbështetesh një herë tek ne, mund të mbështetesh gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi bërë miq me popullin shqiptar. Unë mund t’ju premtoj se tani që kemi këtë Çelës, nuk do të vijmë kurrë në Tiranë pa lajmëruar më përpara. Gjithashtu, edhe ju jeni të mirëpritur në kryeqytetin tonë, në vendin tonë”, u shpreh ajo.

Presidentja hungareze dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën edhe një kurorë në memorialin kushtuar Mbretëreshës Geraldinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?