Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Valonisë dhe ish kryeministrin belg, Elio di Rupo
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Valonisë dhe ish kryeministrin belg, Elio di Rupo
Aktualitet

Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Valonisë dhe ish kryeministrin belg, Elio di Rupo

Published: August 10, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi sot Çelësin e Qytetit ish-Kryeministrit të Belgjikës, aktualisht President i Rajonit të Valonisë, Elio di Rupo. Duke marrë shkas nga fakti se më parë ka drejtuar Bashkinë e Monsit, një prej qyteteve që, ashtu si Tirana për Rininë, ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, Veliaj tha se ky takim, por edhe bashkëpunimi i mëtejshëm i rajoneve, është mjaft i frytshëm për dy vendet tona.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që presim në Bashkinë e Tiranës një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një mik të kryeministrit tonë, por edhe një mik të qytetit tonë, Elio Di Rupo. Sigurisht, ajo që na bashkon është eksperienca si kryetar bashkie dhe unë besoj se kush ka qenë njëherë kryebashkiak ‘ia qan hallin’ kolegut, sepse e kupton sa e madhe është moria e problematikave, si diga e parë e përballjes me qytetarët, aty ku duhet të zgjidhesh pjesën më të madhe të punëve të ditës. Duke qenë se Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Mons në drejtimin e mikut tonë ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, patëm mundësinë të shkëmbenim përvojat se si qytetet ndonjëherë mund të ‘grushtojnë’ edhe përtej peshës së tyre, për të përfaqësuar një komb të tërë, ndaj edhe ne në Tiranë e kemi ndjerë këtë përgjegjësi,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi faktin se Belgjika e ka mbështetur vazhdimisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Ne kemi një raport shumë special me Belgjikën – një nga vendet më promovuese të integrimit europian të Shqipërisë – dhe shpresoj shumë që me këtë vizitë ta forcojmë këtë raport. Kemi qenë vendi më i izoluar në botë, në Europë sot jemi një nga vendet më të hapura dhe duam ta shijojmë këtë raport special që kemi me Belgjikën dhe Rajonin e Valonisë,” deklaroi Veliaj.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Valonisë Elio di Rupo, vuri në dukje transformimin e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, si një meritë edhe për çeljen së fundmi të negociatave të anëtarësimit në BE. “Ajo që shoh është një transformim rrënjësor, që vihet re edhe nga vullneti i kryebashkiakut për të ecur përpara, ndihma që u jep njerëzve për gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për gra dhe burra që ecin përpara, që duan të rrisin cilësinë e jetës në komunitet. Sa i përket çështjes së BE-së, mendoj se me punën e Komisionit, me punën që është bërë këtu, Shqipëria ka mundësinë të ecë përpara. Ky çelës është një simbol shumë i rëndësishëm sepse kemi nevojë për një çelës, për të kuptuar se çfarë është jeta. Nevojitet një çelës për të ecur përpara,” tha ndër të tjera Elio di Rupo.

- Publicitet -

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fat man says:
    August 10, 2022 at 5:29 pm

    O Lali fiku mos ja qaj hallin Elio-s se 4/5 e puneve kur ka qene kryetar bashkie nuk i ka pasur per te vjedhur si puna jote, ore kokrra e hajdutit.
    Mos harro jepi “kullen e Sahatit” se bashku me kopleksin e superpallateve qe i ke ngjitur prane, legen dhe mashtrues ordiner.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Ethem Lalaj on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. vlonjati on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?