Tirana është sot një qytet shumë më i pastër për shkak të politikave të gjelbra të ndërmarra nga bashkia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri, tregoi përmes një shembulli të thjeshtë se cilat janë vendimet që kanë sjellë këtë rezultat.
“Kur filluam punë në Bashkinë e Tiranës, sateliti Kopernik, i cili mat cilësinë e ajrit në të gjitha qytetet e Europës (është një shërbim pa pagesë i BE-së), nga një vlerësim 1-10, Tiranës i jepte vlerësimin 2-3. Sot, tani që po flas po futem live në aplikacion, vlerësimi për cilësinë e ajrit në Tiranë është 8, kurse në ditët pa makina shkon 9-10. Ky vlerësim nuk është 8 sepse flasim bukur, por është i tillë sepse kemi marrë vendimet e duhura. Qendra e Tiranës, nga një rrethrrotullim i madh makinash, sot është sheshi më i madh në Europën Juglindore. Pazari i Ri, nga një vend ngarkim-shkarkimi në mes të Tiranës, sot është një tjetër hapësirë pa makina. Këtu, mbas kurrizit tonë, ishte një landfill i vogël, m’u në qendër të Tiranës, Muret e Kalasë, por sot është një tjetër hapësirë e kthyer jo vetëm në një pol ekonomik me shumë biznese, por edhe më e pastër. Kjo do të thotë se e paskemi vetë në dorë. Mënyra se si sillemi, mënyrë si investojmë, si i marrim vendimet dhe nëse i reflektojmë këto vendime, ashtu siç i themi në këto takime, atëherë marrim rezultatet për të cilat ju fola dhe sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në rajon”, tha Veliaj.
Ai tha gjithashtu, se një tjetër vendim i rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës ka të bëjë me Zonën e Lirë Ekonomike në Kashar.
“Bashkia e Tiranës sapo është licencuar nga qeveria, që të operojë një zonë të lirë ekonomike në Kashar; është një hapësirë prej rreth 60 ha dhe që tani kemi klientët e parë potencialë, një prej tyre është kompania më e madhe data-center e Izraelit. Siç pamë edhe rrezikun që na solli hakerimi nga forcat armiqësore, si rasti i Iranit që dëmtoi shërbimet tona, gjithnjë e më shumë lind nevoja për më shumë ‘cyber security’, por edhe më shumë eficencë në mbajtjen e arkivave. Ndoshta, mënyra më e sigurt dhe më efiçente, edhe nga ana energjetike, është krijimi i një data-center të madh dhe ky është klienti i parë që është ofruar për zonën e lirë ekonomike të Tiranës. Një kompani amerikane, e cila prodhon biçikleta elektrike në Pakistan, është klienti i dytë që është ofruar për zonën tonë të lirë ekonomike. Një kompani italiane, që prodhon makina elektrike, është klienti ynë i tretë dhe së fundmi, një kompani aziatike, që prodhon autobusë elektrikë, është klienti ynë i katërt, në katër ditë pasi kemi marr licencën për të operuar,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Plan masash:
1. Te kalibrohen urgjentisht sensoret e Kopernikut, informohemi se kane lujt nga “fiqiri”;
2. Te rishikohet trajektorja e Kopernikut, ndoshta mbi Shqiperi kalon vetem nga Surreli.
posi posi
si ajo prralla me tiranen kryeqyteti i rinis nderkoh qe shqiptaret bejn namin me gomone tu rreziku jeten per nj jet me te mir
Sipas informacioneve te marra ne rruge operative, konstatohen çrregullime teknike te Kopernikut ose lajthitje te shoqeruara me çrregullime mendore te agjenteve tane terren. Sa me siper, urgjentisht:
1. Te rishikohet trajektorja e levizjes se Kopernik mbi Shqiperi (dyshohet se kalon ne nje orbit te ulet, vetem nga Surreli);
2. Te rikalibrohen te gjithe sensoret e Kopernik (ndoshta kane dale nga “fiqiri”).
Partia Psocioliste Shqiptare pergezohet nga fqinjte dhe nga ata qe do ta popullojne(kolonë antishqiptare) për moton
“pastrim ajri me paksim te popullsie” ! Fale nga Ruçi,Gjinushi,Xhafa, nipat e Ali Pash Gomarit qe derdhi gjak shqiptari per lirine e Grekerve.
Historia perseritet, ky tripod bashke me Mato Gruden(S.Pellumbi) mbajne mbi shpatulla klyshin aventurier te Ed Kris Taqis per zbrazjen epokale te Shqiperise.
TE FALA GRUAS
po ajo ndotja e ajrit nga zhurma e arabeve nga megafonat e xhamive?
Vetem ky dhe Edi Rama dalin ne televizione cdo dite .Te jete koincidence valle ?