Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj zbulon projektet për Tiranën në 2024: Tre linja ekspres autobusi, stacionet me bileta elektronike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj zbulon projektet për Tiranën në 2024: Tre linja ekspres autobusi, stacionet me bileta elektronike
Lajmi i funditPolitike

Veliaj zbulon projektet për Tiranën në 2024: Tre linja ekspres autobusi, stacionet me bileta elektronike

Published: December 31, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga projektet që ka ambicie t’i përmbyllë në 2024-ën.

Në një intervistë për FitStation në News 24, pak orë para përfundimit të vitit 2023, Veliaj tregoi se nga projektet që pritet të jetë gati së shpejti është përfundimi i Unazës së Madhe.

Një projekt tjetër është zbatimi i një sistemi tranziti të shpejtë me autobus, duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tri linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

- Publicitet -

“Me këtë ritëm, brenda vitit tjetër, duhet të kemi mbaruar shumicën e punimeve në rrugët kryesore. Le të themi, do ketë nevojë ende për punë në rrugët dytësore dhe lidhjet e lagjeve. Edhe aty do të ndërhyjmë me shumë sistemime, në rreth 50 lagje, me rikualifikime totale.

Sigurisht, është rregulluar një pjesë shumë e madhe e Tiranës, por ende ka cepa, duke qenë se Tirana vijon e rritet. Ne na duhet të mbajmë ritmin e rritjes së Tiranës dhe të shkojmë deri tek rrugica e fundit. Në këtë fundviti sapo nënshkruam një kontratë, pjesa më e madhe kredi e butë, pjesa tjetër grant – granti më i madh në historinë e qytetit nga BE dhe KFW – për të modernizuar totalisht transportin publik.

Vendimmarrja jonë është se ne do bëjmë atë që bëmë me mbetjet në Tiranë. Më mirë ta pastrojmë vetë, ta ofrojmë vetë shërbimin. Ndoshta, si fillim jo në 100% të territorit, por të paktën për disa linja kryesore, për të dhënë mesazhin se publiku mund të menaxhojë po aq mirë sa privati, në mos më mirë. Kjo kredi na mundëson që të shkojmë në tre linja ekspres të autobusëve, duke filluar fillimisht me Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re.

Me këto 3 linja fusim për herë të parë konceptin e menaxhimit publik të transportit. Do ketë po ashtu modernizim të stacioneve, biletën elektronike, minutazhin kur vjen autobusi, sa afër është, dhe besoj se ky do jetë një projekt që dua ta përfundoj brenda këtij mandati”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës përmendi gjithashtu se brenda mandatit do të përfundojë edhe projekte të mëdha si Teatri i Ri Kombëtar, Kopshti Botanik dhe Bulevardin e Ri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?