Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më arrestoi mua, vendi ynë po shkon në ferr”, Trump mban fjalimin e parë pas marrjes i pandehur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Më arrestoi mua, vendi ynë po shkon në ferr”, Trump mban fjalimin e parë pas marrjes i pandehur
BoteKryesore

“Më arrestoi mua, vendi ynë po shkon në ferr”, Trump mban fjalimin e parë pas marrjes i pandehur

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Donald Trump mbajti mbrëmjen e kaluar fjalimin e tij para disa qindra mbështetësve në pronën e tij në Florida, pasi ai u bë ish-presidenti i parë i SHBA që u përball me akuza penale.

Ish-presidenti 76-vjeçar tha se: “asnjëherë nuk e kishte menduar se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer është të mbroj pa frikë kombin tonë nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”.

Ai tha se SHBA “po shkon në ferr” dhe thotë se edhe njerëzit “që nuk janë fansa të mëdhenj” të tij kanë thënë se kjo “nuk duhet të ndodhë”.

- Publicitet -

Trump pretendon se ajo që po përballet është “ndërhyrje në zgjedhje” dhe pretendon se “një prokuror lokal racist në Atlanta” po përpiqet të “bëjë gjithçka” në fuqinë e tij për ta paditur atë.

Ai tha: “Ky rast i rremë është sjellë vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të hiqet menjëherë”.

Ai pretendon se Biden “kishte dokumente të klasifikuara të cilat i mori kur ishte senator” dhe vazhdoi duke thënë se “ai nuk po ngacmohet dhe përndiqet siç janë njerëzit që punojnë për mua”.

Duke tërhequr vëmendjen te aktakuza e tij, ai thotë se “ky është një persekutim jo një hetim” por “kokat tona janë shumë lart”.

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale. Prokurorët thonë se Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Akuzat penale rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump i cili pretendonte se Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Dje ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet. Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Avokatët e Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë. Gjykatësi ende nuk ka caktuar një datë, sipas njoftimeve deri në momentin e publikimit të artikullit.

Donald Trump addressed his supporters in Mar-a-Lago, Florida, following his court appearance in New York where he pleaded not guilty to 34 counts of falsifying business records

Read more 👉 https://t.co/oY3QEN0oqX pic.twitter.com/KLzr8hP22K

— Sky News (@SkyNews) April 5, 2023

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?