Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
Politike

Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri Brendshëm, Besfort Lamallari kanë zbuluar këtë të mërkurë vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nufi gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria do të dërgojë në Gaza oficerë ushtarakë.

“Javën që vjen, do të marrim vendimin, Shqipëria ka marrë një angazhim dhe lidhet me faktin që do të dërgojmë oficerë të shtabit në Gaza. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një shqyrtim të rrethanave në Gaza dhe do të dërgojmë oficerët e shtabit. Samiti i NATO-s është vendosur që do të zhvillohet në Shqipëri. Në lidhje me zhvillimin e samiteve vendosen nga krerët e shteteve. Samiti do të zhvillohet në 2027, ose jo, kjo gjë do të merret nga krerët e shteteve anëtare”, tha ministri Nufi.

Nga ana tjetër Lamallari pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se janë miratuar dy vendime të rëndësishme. Njëri vendim përcakton masën dhe procedurat për punonjësit e policisë të cilët do të marrin shpërblim dhe mbështetje kur plagosen gjatë ushtrimit të detyrës.

- Publicitet -

“Kabineti qeveritar gjykoi me rëndësi të miratohej vendimi që përcakton masën, procedurat dhe rregullat për trajtimin ekonomik financiar për punonjësit e policisë së shtetit që kanë humbur jetën në detyrë dhe shpërblimin që duhet të marrin punonjësit që janë plagosur në detyrë.

Ky vendim trajton në mënyrë shteruese si nga ndihma e menjëhershme që shkon deri në 10 paga mujore bruto të punonjësit të ndjerë te pensioni familjar suplementar, bursa të plota arsimore për sistemin parauniversitar dhe të lartë për fëmijët e punonjësve, punësim me prioritet për familjarët e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës.

Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët, përfshirë bashkëshortët dhe të miturit që përfitojnë banesa të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave apo që vijnë nga zbatimi i projekteve të monitoruara nga Korporata e Investimeve dhe banesa që janë konfiskuar nga krimi i organizuar”, tha ai.

Një tjetër vendim lidhet me pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut që do të lehtësojnë lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve midis dy vendeve.

“Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen në mënyrë të përbashkët të veprimtarive mes autoriteteve përkatëse të kontrollit kufitar për udhëtarët, automjetet dhe kamionët. Kjo është për turizëm më cilësor dhe ekonomi më të fortë. Do të shfrytëzojmë periudhën deri në ratifikimin në parlamente përkatëse, po ndjekim procedurat, do të shfrytëzojmë periudhën e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e qytetarëve dhe mallrave”, tha Lamallari.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
  • “Askush nuk na përmend”
  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Dajti on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  3. o frate on Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
  4. Kadiu on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  5. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?