Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i gjykatës për azilkërkuesit, Sunak dhe Braverman: Do e apelojmë! E vendosim ne se kush do vijë, jo bandat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vendimi i gjykatës për azilkërkuesit, Sunak dhe Braverman: Do e apelojmë! E vendosim ne se kush do vijë, jo bandat
BoteKryesore

Vendimi i gjykatës për azilkërkuesit, Sunak dhe Braverman: Do e apelojmë! E vendosim ne se kush do vijë, jo bandat

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Gjykata britanike mori vendimin se plani i qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë, është i paligjshëm, megjithatë kryeministri Rishi Sunak nuk është dakord. Teksa theksoi se e respekton vendimin e gjykatës, ai shtoi se do ta apelojë vendim.

“Ndërsa e respektoj gjykatën, në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta. Ruanda është një vend i sigurt. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend dhe qeveria që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, tha Sunak.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se populli britanik dëshiron të ndalojë varkat po aq sa edhe kjo qeveri.

- Publicitet -

“Kjo është ajo që unë jam e vendosur të bëj dhe nuk do të bëj një hap pas nga kjo. Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandimit të njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet me Ruandën,” tha Suella Braverman Sekretarja e Brendshme.

Braverman tha se Gjykata e Apelit ka qenë e qartë se politika e zhvendosjes së azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt është në përputhje me Konventën e Refugjatëve”.

“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin e tyre në lidhje me sistemin e azilit të Ruandës, unë do ta apeloj vendimin,”-theksoi Braverman.

Ajo përfundoi deklaratën duke thënë theksuar se qeveria britanike është plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj politike ashtu si Ruanda.

Ky reagim vjen pasi, Gjykata e Apelit në Londër rrëzon planin e qeverisë britanike për dërgimin e mijëra azilkërkuesve në Ruanda, me argumentin se nuk është një vend i sigurt. Vendimi konsiderohet një disfatë për kryeministrin Sunak, që është zotuar të ndalojë me çdo kusht emigracionin e paligjshëm, me fokus të veçantë tek të ardhurit nga Shqipëria.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?