Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i Kurtit për targat, SHBA sërish e zhgënjyer. Serbia: Është një mashtrim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendimi i Kurtit për targat, SHBA sërish e zhgënjyer. Serbia: Është një mashtrim
AktualitetKosovë

Vendimi i Kurtit për targat, SHBA sërish e zhgënjyer. Serbia: Është një mashtrim

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka cilësuar një mashtrim vendimin e Prishtinës për targat. “Çdo lloj krize dhe tensioni në Kosovë dhe Metohi u shmang vetëm falë sjelljes së përgjegjshme të popullit tonë atje dhe presidentit Vuçiç. Prandaj nuk ka asnjë nënshtrim ndaj mashtrimit që Kurti po përpiqet të bëjë përmes këtij vendimi, duke pretenduar se është i gatshëm për kompromis. Gjithçka po bëhet në kuadër të qëllimit afatgjatë të dëbimit të popullit serb nga Kosova, dhe Beogradi nuk do ta lejojë këtë”, ishin fjalët e Petkoviç.

Kryeministri Albin Kurti tha se për planin e ri për targat ka informuar edhe përfaqësuesit e QUINT-it, me të cilët ka biseduar para mbledhjes së Qeverisë. Por, pas bërjes publike të vendimit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera me mosshtyrjen me 10 muaj të afatit për riregjistrim. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se zbatimi i saj do të bëhet në tre faza, duke e shtrirë efektin final deri në muajin prill të vitit 2023. “Deri më 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Më 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

- Publicitet -

Kreu i qeverisë kosovare njoftoi se ky vendim erdhi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, të cilët kishin qenë të një qëndrimi më të butë: “Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë që gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë që kjo është zgjidhja më e mirë. Me ç’rast ata natyrisht që nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë që u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”.

31 tetori ishte afati që ishte përcaktuar për të futur në fuqi këtë marrëveshje, ku deri më tani ishin regjistruar vetëm 20 automjete me targën RKS.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 3:27 am

    Vetem Albin Kurti i ben serbet te kruajne koken dhe te fillojne e ta shikojne Kosoven ndryshe.Bravo Albin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  2. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  3. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?